F I L O Z O F I A   E   J E T Ë S

 

Shkruan: Adem Demaçi

 

 

FILOZOFIA


    Të shohim, kalimthi, Çfarë kuptimi ka vetë fjala filozofi? “Filo“ në greqishte ka kuptimin anues, dashamirë. Te ne edhe sot dëgjohen shprehjet grekofil, rusofil, anglofil. Kjo shprehje u mëveshet atyre që i duan grekët, rusët, anglezët, etj. Fjala prapë greke “solos“, ose Sofia, si i themi ne, ka kuptimin e dijes. Në kombinim, del dashamirës i dijes. Pra, fjala filozofi, si e përdorim ne e shumë popuj të tjerë të botës, ka kuptimin e dashamirit të dijes. Fjalë shumë e bukur dhe për t’u admiruar. Pra, ne jemi dashamirës të dijes për jetën. Disa mund të pyesin: ç’i duhet filozofia gazetarit? Ky qëndrim e ky dyshim është kryekëput i pavend. Gazetaria është zanat intelektual dhe ka të bëjë me jetën, me botën dhe me njerëzit si faktorët më të rëndësishëm të planetit tonë. Pikërisht për këtë, për gazetarët, njohja e filozofisë, njohja e njohjes, njohja e jetës, njohja e botës, njohja e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, kanë rëndësi thelbësore. Nuk mjafton vetëm të dish të shkruash sipas rregullave të thata të gazetarisë. Shumë më e rëndësishme është se çfarë veprimi ka shkrimi ynë, çfarë porosie ka shkrimi ynë dhe si e sa mund t’u ndihmojë njerëzve shkrimi ynë. Është me rëndësi thelbësore që shkrimet tona ta përparojnë, ta përsosin, ta hijeshojnë dhe ta bëjnë të gëzueshme jetën e njerëzimit.


Ç’ËSHTË JETA?


    Për jetën ka shumë e shumë definicione. Por, për këtë moment dhe në bazë të dijes që kam tash, më duket me vend ta them se, jeta është gjithçka që shfaqet duke lindur, lulëzuar, zhvilluar, zgjeruar dhe zhdukur në gjithësinë tonë. Kjo që thashë “gjithçka“ përbëhet prej faktorëve që janë të pandryshueshëm dhe prej faktorëve të ndryshueshëm. Faktorë të pandryshueshëm të jetës në gjithësi janë KUNATET. Faktorë të ndryshueshëm të jetës në gjithësi janë të gjitha gjësendet, gjallesat e krijesat e panumërta, me cilësi e forma të panumërta, që përbëhen nga atomet dhe molekulat. Pjesë përcjellëse e jetës janë edhe të gjithë PROCESET e panumërt që përcjellin lëvizjen, zhvillimin, tej trajtimin e përsosjen e FAKTORËVE të ndryshueshëm të jetës në gjithësi.


Ç’JANË KUANTET?


    Kuantet janë grimca-valët më të holla, më të vogla, më të imta dhe të pandashme të energji-informatave. Kur gjeniu njeri arriti të zbërthente atomin dhe të lirohej nga robëria e materies që mund të konstatohet vetëm me anën e pesë shqisave të veta, atëherë ky njeri gjeni u gjet në pjesën e antimateries të gjithësisë. Kjo antimaterie përbëhet nga kuantet. Ekzistenca e kuanteve nuk mund të provohet me anën e pesë shqisave të njeriut dhe as nuk mund të maten e ndalohen me kurrfarë mjetesh a instrumentesh. Kuanti është FAKTOR i pandryshueshëm i gjithësisë dhe i jetës.


Ç’ËSHTË FAKTORI?


    Çfarëdo që ekziston në botën materiale dhe jo materiale, në botën përmbajtësore dhe jo përmbajtësore e që është në gjendje të luaj çfarëdo roli, është faktor. Ka faktorë thelbësorë dhe jothelbësorë. Ka faktorë pozitivë e faktorë negativë. Ka faktorë të përhershëm dhe faktorë të përkohshëm, të rëndësishëm dhe më pak të rëndësishëm. Për shembull kuantet janë faktorë të përhershëm, të pandryshueshëm dhe thelbësorë. Gjithashtu lëvizja ose qarkullimi i kuanteve dhe i atomeve është e përhershme dhe me rëndësi thelbësore për jetën dhe ekzistencën në gjithësi. Zeroja, bie fjala është faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm në matematikë. Zeroja që simbolizon asgjë kur vihet pas numrit një, këtë njësh e zmadhon për dhjetë herë. Kur e njëjta zero vihet përpara numrit një, ajo e zvogëlon njëshin për dhjetë herë.


Ç’ËSHTË PROCESI?


    Proces është ndërveprimi midis dy ose më shumë faktorëve. Për shembull, kur nxehtësia dhe ftohtësia veprojnë mbi gurin ai çahet. Si rrjedhim i këtij procesi të gjatë sot kemi shkretëtirat e mëdha në Afrikë, në Azi, në Australi e gjetkë. Ftohtësia e netëve ka bërë që shkrepat e shkëmbinjtë e maleve të zhveshura, gjatë natës të tkurren, kurse nxehtësia përvëluese e ditës ka bërë që shkrepat e shkëmbinjtë të bymehen. Nën këtë proces, dalëngadalë ka ardhur, në fillim, deri te plasaritja, pastaj deri te çarja, copëtimi e në fund deri te grimcimi i plotë i shkëmbinjve dhe shndërrimi i tyre në zallë. Ose nxehja e hekurit nga thëngjilli i ndezur i cytur nga rrësheku bën që ai të skuqet dhe të zbutet, ndërsa goditjet e çekanit të farkëtarit përfundojnë procesin duke i dhënë formën e dëshiruar copës së caktuar të hekurit.

    Në procesin e shndërrimi të hekurit të butë në çelikun e fortë merr pjesë farkëtari ose metalurgu me dijen e vet, flaka, ose temperatura e larët dhe karboni, ose siliciumi që i shtohen hekurit të butë. Procesi i shkrimit të një artikulli ose të një lajmi është shumë më i ndërlikuar dhe më i rëndë. Këtu janë në ndërveprim të përbashkët dija për të shkruar lajme, si faktor i rëndësishëm, lapsi dhe letra; ose dija për të shkruar lajmë, makina e shkrimit dhe dija për ta përdorur makinën e shkrimit dhe letra; ose dija për të shkruar lajmë dhe kompjuteri e dija për të punuar me kompjuter e etj. Kur përzihen kripa, ose sheqeri me ujin kemi të bëjmë me procesin e shkrirjes. Kur akullin e fusim në një vend me temperaturë më të lartë se zeroja, ai fillon të shkrihet dhe, atëherë kemi të bëjmë me procesin shkrirjes. Kur ujin e vëmë në një temperaturë nën zero, atëherë uji fillon e ngrihet dhe kësaj here kemi të bëjmë me procesin e ngrirjes. Vetë trupi i njeriut është një tërësi procesesh. Për të pasur një proces duhen, më së paku, dy faktorë që janë në ndërveprim me njëri-tjetrin.

    Pra, për të pasur ne sot mësim këtu duhen minimum, dy faktorë: ju që dëgjoni për të mësuar se si të bëheni gazetarë sa më të mirë dhe unë që po e luaj rolin e mësuesit, me qëllim që ju të bëheni gazetarë sa më të mirë. Mirëpo, a mjafton që ju vetëm të dëgjoni dhe unë të flas që ju të bëheni gazetarë të dorës së parë? Jo, nuk mjafton. Për të arritur qëllimin tonë, ne, edhe mua edhe juve, na duhet edhe një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm. Na duhet, që me tërë forcën, të përqëndrojmë vëmendjen tonë në procesin tonë të mësimit. Unë, nga ana ime, duhet t’i kushtoj vëmendje ligjëratës sime që ajo të jetë sa më e kuptueshme, sa më e thjeshtë, sa më e drejtpërdrejtë, por edhe sa më përmbajtësore. Kurse ju, nga ana juaj, duhet sa më shumë të përqëndroni vëmendjen dhe në procesin e mësimit të jeni sa më aktivë, në mënyrë që sa më shpejt ta përvetësoni dijen time të vogël dhe përvojën time të vogël. Nga të gjitha mjetet me të cilat ne shërbehemi në jetën tonë më e rëndësishmja është MENDJA, ose si i thonë shpesh edhe intelekti.

 

Ç’ËSHTË MENDJA?


    Prapë me anën e mendjes dinamike kemi zbuluar se mendja, ose intelekti, është një rrjet i posaçëm energjetik e informatik ose kuantik me të cilin është i pajisur vetëm njeriu. Me anën e mendjes njeriu përjeton, në mënyrë subjektive, gjithësinë e cila, gjithashtu, është një tërësi e pafund energjetike e informatike ose kuantike. Njeriu, falë mendjes ose intelektit të vet, përjeton gjithësinë duke shfaqur mendimet, ndjenjat, dëshirat e synimet e veta.
    Mendimet, ndjenjat, dëshirat e synimet tona, pra, përjetimet tona subjektive të gjithësisë, as nuk shihen, as nuk preken, as nuk dëgjohen, as nuk shijohen, as nuk nuhaten. Pra, pesë shqisat tona janë të pafuqishme që të depërtojnë në sferën e mendimeve, ndjenjave, të dëshirave tona, synimeve tona. Mendimet, ndjenjat e dëshirat tona as nuk mund të kapen, as nuk mund të maten, as nuk mund të përcaktohen me kurrfarë mjetesh a instrumentesh as sot, as kurrë. Nga kjo del fare e qartë se mendimet, ndjenjat, dëshirat e synimet tona, janë jomateriale sepse edhe mendja jonë është jomateriale. Mirëpo, është shumë e qartë, gjithashtu, se edhe mendja jonë edhe mendimet, ndjenjat, dëshirat e synimet tona - ekzistojnë. Ekzistojnë, sepse veprimi i tyre përjetohet prore në jetën tonë të përditshme. Mirëpo, zbulimet e reja shkencore provojnë se nuk mendon vetëm mendja, por mendon edhe çdo qelizë e trupit tonë.


VËMENDJA


    Fjala “Vëmendje“ është një fjalë e mrekullueshme e gjuhës sonë. Kjo, nëse e analizojmë më hollësisht, do të thotë ta vëmë mendjen, ta vendosim mendjen, ta përqendrojmë mendjen tonë mbi një gjë apo send, mbi një problem, ose mbi një çështje. Kjo do të thotë ta vëmë ose ta përqendrojmë mendjen tonë mbi çfarëdo fenomeni, qoftë real, material përmbajtjesor, ose qoftë ai joreal, jo material dhe jo përmbajtjesor. Më pak fjalë, vëmendje do të thotë përqendrim i mendjes sonë në çfarëdo procesi në të cilin marrim pjesë, qoftë si pjesë aktive ose pasive e atij procesi. Nga të gjitha që njohim deri tash, vetëm mëndja e njeriut mund të vihet ose të përqendrohet mbi të gjitha. Vetëm për një moment, mendja e njeriut mund të përshkojë gjithësinë anë e përtej. Vetëm mendja e njeriut mund të përshkojë edhe asgjësinë anë e tej dhe, përsëri pa vështirësi e pa u vonuar, t’i kthehet vetvetes. Ja tash, ne pasi menduam për të gjitha, kthehemi dhe, me anë të mendjes sonë, mendojmë për mendjen tonë. Vetëm mendja e njeriut mund të mendojë për vetveten. Vetëm njeriu, nga të gjitha krijesat e gjithësisë e ka këtë privilegj.

    Prandaj, le të vëmë mendjen, le të përqendrojmë mendjen fort nëse duam që të zbulojmë kush jemi, çka jemi dhe përse jemi në këtë gjithësi. Duke pasur këtë parasysh, rëndësia e vëmendjes, në jetën tonë, në veprimet tona, në mësimet tona, është e jashtëzakonshme. Në jetën tonë të përditshme, sa e sa herë na ka ndodhur që edhe shqisat tona nuk na kanë ndihmuar nëse nuk e kemi pasur të përqendruar mendjen tonë. Sa e sa herë na ka ndodhur që nuk kemi vërejtur njerëzit që kanë kaluar krejt afër nesh dhe mbi të cilët e kemi pasur të drejtuar madje edhe shikimin. Kjo na ka ndodhur sepse mendjen e kemi pasur diku tjetër. Po kështu na ka ndodhur edhe na ndodhë që nuk kemi dëgjuar dhe nuk i dëgjojmë, as fjalët që na i kanë thënë dhe që na i thonë të tjerët, sepse mendjen e kemi pasur diku tjetër. Kjo na ka ndodhur dhe na ndodhë edhe me fjalët që kemi lexuar e lexojmë në jetën tonë të përditshme. Përse ? Për të vetmen arsye se mendjen tonë e kemi pasur, ose e kemi diku tjetër. Kjo, provon thënien se njeriu, në të vërtetë, është atje ku e ka mendjen.

-             Njeriu me vëmendje të shpërqëndruar edhe vetë është njeri i shpërqëndruar.

-             Njeriu me vëmendje të copëtuar edhe vetë është njeri i copëtuar.

-             Njeriu me vëmendje të përciptë është edhe njeri i përciptë.

-             Njeriu me vëmendje të plotë është edhe njeri i plotë.

-             Njeriu me vëmendje të fortë është edhe njeri i fortë.

    Në fund të fundit, çdo përjetim i njeriut është rezultat i cilësisë së vëmendjes së vet. Nëse njeriu me tërë vëmendjen e vet përjeton një muzikë, ai edhe vetë shndërrohet në muzikë. Nëse njeriu me krejt vëmendjen e vet përjeton një pamje të bukur bregdetare ose malore, ai edhe vetë shndërrohet në bregdetin ose malin e bukur. Prandaj, le ta përqendrojmë mendjen tonë këtu që të mund të mësojmë. Për rëndësinë e jashtëzakonshme të vëmendjes do të bindeni gjatë mësimeve tona, por edhe më shumë do të bindeni gjatë jetës e punës suaj gazetareske.


    Aq vëmendje sa do t’i kushtonin partnerit tuaj aq vëmendje do t’ju kushtojë ai juve. Sa më shumë vëmendje që do t’i kushtoni një objekti, një dukurie, ose çfarëdo problemi qoftë, ai objekt, ajo dukuri, ose ai problem do të vijë gjithnjë e më tepër duke u rritur, duke u zgjeruar dhe duke u thelluar para jush; ai do të vijë duke shpalosur para jush pjesët e veta përbërëse deri te detalet e veta.Vëmendja e juaj e përqendruar rreth pikës së interesimit tuaj do ta bëjë që, rreth asaj pike, të përqendrohet sasi gjithnjë e më e madhe e energjisë suaj. Kjo do të jetë energjia që do të ushqejë me forcë vullnetin tuaj dhe do të shndërrohet në energji shtytëse, kurse kjo energji me anën e synimit do të transferohet në forma të shumta aksionesh të cilat do të ndihmojnë realizimin e dëshirave e qëllimeve tona. Nga përvoja juaj e deritashme, keni pasur mundësi që të bindeni se kurdoherë që keni pasur vëmendjen tuaj të përqendruar në punën tuaj keni pasur dy përfitime të mëdha. Nëse, me vëmendje keni lexuar një libër të mirë, përmbajtja e tij ju është thadruar në kujtesë dhe në fund e keni ndier veten të lumtur. Nëse, me vëmendje, keni dëgjuar ndonjë këngë ose melodi të bukur, ju e keni kapur menjëherë melodinë dhe e keni ndier veten të gëzuar. Nëse, me vëmendje, keni dëgjuar ndonjë bisedë, fjalim ose intervistë interesante ju e keni ndier veten të pasuruar, të lehtësuar dhe të lumtur.

    Por, kur e kemi fjalën për vëmendjen, rëndësia e saj më e madhe dhe përfitimi më i madh prej saj është se me anën e vëmendjes, jo vetëm që thellohemi dhe njihemi më së miri me objektin mbi të cilin jemi përqendruar, por me anën e vëmendjes mbledhim edh energjinë e duhur për të zgjidhur problemin. Sa më e madhe që të jetë vëmendja e përqendruar aq me e madhe ka për të qenë energjia e mbledhur. Sa më e fortë që të jetë përqendruar vëmendja jonë, aq më e fortë do të jetë energjia e mbledhur. Sa më e madhe dhe sa më e fortë të jetë vëmendja aq më e madhe dhe aq më e fortë do të jetë energjia që përmes synimit do të transformohet në aksione e procese që do të ndihmojnë sendërtimin e dëshirave e të qëllimeve tona. Të marrim ndonjë shembull konkret. Nëse populli ynë do t’ia kushtonte vëmendjen e duhur diturisë do ta kishte diturinë; nëse do t’ia kushtonte vëmendjen e duhur lirisë, ai, qysh moti, do ta fitonte lirinë. Me këtë shembull nuk më shkon as mendja që, për gjendjen që jemi, ta fajësoj popullin tonë. Jo, sepse ky, për këtë nuk e ka as më të voglin faj. Dua vetëm të them disa fjalë, pikërisht, për të sqaruar më mirë arsyet përse populli ynë nuk i kushtoi vëmendjen e duhur diturisë e lirisë. Sepse i mungoi faktori i parë: d i j a .


Ç’ËSHTË DIJA?


    Edhe për dijen ka definicione të panumërt. Një definicion, fort i pranuar, thotë se dija është aftësia për të parashikuar të ardhmen. Por, në bazë të dijes që disponoj në këtë moment mendoj se dija është njohja e thelbit ose esencës së të gjitha forcave, objekteve e fenomeneve që na imponohen e që na rrethojnë. Zgjerimi i njohurive varet nga prirjet e trashëguara përmes gjeneve dhe nga rrethi ku lindet, rritet e edukohet individi i caktuar. S’ka nevojë të jemi shumë të zgjuar për ta marrë me mend se me çfarë njohurish e aftësish mund të pajiset një fëmi i lindur me të meta piko-fizike edhe nëse lindet në një rreth fort të përparuar. Po ashtu, mund të marrim me mend se, me çfarë njohurish e aftësish dhe me çfarë dije mund të pajiset edhe fëmiu më i talentuar nëse lindet e rritet në një rreth të prapambetur.
    Shumica dërmuese e të parëve tanë të lashtë e më pak të lashtë, u lindën dhe u rritën në rrethe tejet të varfra e të prapambetura. U lindën e u rritën në rrethe tejet të izoluara bjeshkatare, malore e fshatare. Izolimi i brendshëm ndër ilirë e ndër shqiptarë, ishte shumë i theksuar. Nga Historia dimë për fiset e shumta e për shtete e shumta ilire, të shkapërderdhura hapësinore të siujdhesës ilirike. Këto ishin shtete të vogla, të prapambetura, të varfra dhe, të shumtën e herës, pa marrëdhënie të ngushta me njëra-tjetrën. Mund të merret me mend se me çfarë dije të mangët mund të pajiseshin ilirët që lindeshin e rriteshin në ato ambiente të egra malore. Ne, nuk patëm asnjë qytet të madh ilir, qoftë në kontinent, qoftë në Adriatik, ku do të mblidheshin dijetarët ilirë dhe ku do të kultivonin dituritë ilire. Disa historianë kanë dëshirë që të mburren me disa qytete të mëdha bregdetare të dikurshme, në trojet ilire. Mirëpo, e vërteta është se ato qytete, në kohën e vet ishin nën pushtetin grek, ose romak, kurse ilirët ishin gjithsesi jashtë tyre. Në ato qytete lulëzonin dituritë greke e romake, të shumtën, ilirët mund të ishin argatë, ose konsumatorë të këtyre diturive.

    Përndryshe, si të shpjegohet e vërteta se ne, nuk trashëguam kurrfarë shkrimesh, kurrfarë mbishkrimesh, kurrfarë shënimesh për dituritë e lëvruara nga ana e të pareve tanë të lashtë? Ne dimë për të parët tanë nga shënimet dhe shkrimet e të tjerëve për ta. Pas pushtimit të plotë të Ilirisë e të Arbërisë, ne ruajtëm ekzistencën tonë fizike, ne ruajtëm gjuhën e mëvetësinë tonë etnike e kombëtare, duke ikur e duke u vendosur bjeshkëve e maleve e duke zbritur, kur mundeshim, në rrafshina. Gjatë krejt kohës së robërive tona, pushtuesit tanë, na rrëmbyen mbipunën tonë, na e muarën me dhunë mbiprodhimin tonë, na e përvetësuan, me hile, mbivlerën tonë. Por, mbi të gjitha, na privuan nga dija. Sepse, dija ishte dhe është më e rëndësishmja nga të gjitha.

    Mund të merret me mend se me çfarë dije e aftësish mund të pajiseshim ne, në rrethanat e dominimit, diskriminimit e destruksionit të huaj. Me këtë dije shumë të vogël e me këto aftësi shumë të kufizuara, ne, nuk qemë në gjendje që të zbulonim esencën e forcave, objekteve e dukurive që na rrethonin e që na imponoheshin. Prandaj edhe u pushtua Iliria, prandaj u pushtua Arbëria, prandaj edhe u copëtuan, në gjashtë pjesë, tokat e mbetura shqiptare, sepse, pa dije s’ka vetëdije, pa vetëdije s’ka organizim, pa, organizim s’ka forcë as për t’u mbrojtur, as për t’u liruar as për të ecur përpara. Dija ishte faktori i parë që na mungonte që të mund të mbroheshim nga pushtimet greke, romake, sllave, otomane e prapë sllave. Dija është faktori i parë që po na mungon edhe sot, që të mund të shndërrohemi në faktor të respektueshëm në hapësirat e Evropës juglindore.

    Le të sqarojmë edhe më për së afërmi rolin e dijes. Dija e njeriut lind, rritet e zgjerohet duke mbledhur njohuri e informata gjithnjë e më shumë për esencën e të gjitha forcave, objektive e dukurive që na rrethojnë. Dija rritet e thellohet duke zbuluar sa më shumë nga ato që tashmë ekzistojnë në rrethin tonë të afërt dhe të largët. Sa më i varfër dhe sa më i prapambetur që të jetë rrethi ku lindet, rritet e edukohet njeriu, aq më të pakta janë forcat, objektet e dukuritë që e rrethojnë. Dhe, sa më të pakta të jenë forcat, objektet e dukuritë që e rrethojnë, aq më të mangëta do të jenë njohuritë e njeriut përkatës për jetën. Dhe, sa më të pakta të jenë njohuritë, aq më e vogël do të jetë dija. Dhe sa më e vogël që është dija, aq më e vogël është aftësia ose zotësia për të zbuluar ose konsultuar esencën e forcave, objekteve e të dukurive që na imponohen ose që na rrethojnë. Dija e vogël nuk mund të thithë ose të grumbullojë shumë informata e njohuri sepse nuk ka kapacitet për një gjë të tillë. Sikurse, bie fjala, njeriu që di vetëm pesë germa të alfabetit, çfarë mund të lexojë ai? Kur njeriu di vetëm një gjuhë, gjuhën e vet, çfarë mund të dijë ai për dijen që akumulohet në hapësirat e gjuhëve të tjera? Kur dija e vogël vendnumëron, ajo, më në fund, stërkeqet dhe prirjet për talentet e individëve shuhen. Dija e vogël mjaftohet me sa më pak informata e njohuri. I keni parë, injorantët më të mëdhenj, mendojnë se janë më të mençurit e botës.

    Njeriu me dije të vogël, shqyrton objektet në mënyrë të njëanshme sepse ai, nuk ka kapacitet për të bërë shqyrtimin e objekteve në mënyrë të gjithanshme. Njeriu me dije të vogël, shqyrton dukuritë në mënyrë të përciptë sepse ai, nuk ka kapacitet për t’i shqyrtuar ato në mënyrë të thelluar. Njeriu me dije të vogël, shqyrton objektet e dukuritë në mënyrë formale sepse ai, nuk ka aftësi për t’i shqyrtuar ato në mënyrë përmbajtësore.
    Njeriu me dije të vogël, nuk ka zotësi që të kridhet në brendinë e forcave, objekteve e dukurive që e rrethojnë dhe atje të zbulojë kundërthëniet e brendshme që i vënë në lëvizje ato forca, objektet e dukuri. Në këtë mënyrë njeriu me dije të vogël, vazhdimisht mashtrohet dhe humbet rrugën në kërkim të lirisë. Prandaj, njeriu me dije të vogël, prore mbetet objekt inferior i forcave që e rrethojnë.

    Njeriu me dije të vogël, është porsi përçuesi i hollë i rrymës. Ai nuk e duron dot rrymën e tensionit të lartë. Nëse, megjithatë, do ta ngarkojmë me rrymë të tensionit të lartë, atëherë teli do të digjet dhe procesi do të dështojë. Prandaj, me punë të përditshme, ngadalë, por në mënyrë këmbëngulëse, le ta rrisim, le ta zgjerojmë dhe le ta thellojmë dijen tonë. Sot, populli ynë, me gjithë vështirësitë e mëdha që e rrethojnë, merr frymë lirisht dhe nuk është i vetmuar në botë. Sot, falë dijes së madhe, edhe bota është bërë e vogël. Sot, dija na afrohet në çdo hap. Duhet vetëm ta dimë rëndësinë e dijes dhe duhet ta kemi plotësisht të qartë se dija e kufizuar ka si rrjedhim edhe vetëdijen e kufizuar.


Ç’ËSHTË VETËDIJA?


    Vetëdija, ç’fjalë e mrekullueshme shqipe. Por këtë fjalë nuk duhet ngatërruar me atë fjalën e thjeshtë të përditshme kur kemi të bëjmë me situatat kur njerëzit, për shkak se u bie të fikët, humbin vetëdijen. Ose, pasi që këndellen kthehet vetëdija. Në përdorimin tonë kjo fjalë ka kuptimin e fjalës së huaj koshiencë, ose edhe të fjalës tjetër shqipe ndërgjegje. Vetëdija, pra është dija e përvetësuar, dija e asimiluar, dija e metabolizuar. Nuk mjafton, për shembull, njeriu të thotë se di që shëndeti është themeli i lumturisë. Nëse njeriu, me mendjen e vet, me mënyrën e ushqimit të vet dhe me sjelljet e vet e dëmton shëndetin e vet, ai, në të vërtetë nuk e di se shëndeti është themeli i lumturisë. Nëse atë që e thotë, nuk e zbaton në jetë, atëherë kjo do të thotë se ajo dije nuk është dije e përvetësuar nga ai, por është dije jashtë vetes së tij.

    Populli ynë e thotë bukur se po s’e pate shëndetin, ta kesh edhe krejt botën nuk të vlen asgjë. Mirëpo, po qe se kjo dije nuk përvetësohet, por vetëm përfolët e shkruhet, atëherë mbetet vetëm dijne e fjetur, për më tepër, mbetet dije e vdekur, e mbështjellur në fjalë e në letër. Vetëm dija, të cilën njeriu e përdorë, vetëm dija të cilën njeriu e vë në jetë,vetëm dija, të cilën njeriu e zbaton në jetë, bëhet dije e tij, bëhet dije e gjallë. Në shembullin tonë, vetëm ai që në tersi, i përmbahet dijes për ruajtjen, mbrojtjen e forcimin e shëndetit është shëndetësisht i vetëdijshëm. Të tjerët që pjesërisht ose përgjysmë zbatojnë dijen për ruajtjen, mbrojtjen e forcimin e shëndetit, ata janë shëndetësisht pjesërisht ose përgjysmë të vetëdijshëm.


VETËDIJA KOMBËTARE


    Dija që përvetësohet e zbatohet në frymën e vënies së interesave kombëtare përpara e mbi interesat individuale, familjare, grupore, fisnore, krahinore, fetare, ideologjike a partiake, është vetëdija kombëtare.Kjo nënkupton marrjen për sipër dhe kryerjes sipas aftësisë, të çdo detyre që është bë funksion të ruajtjes, mbrojtjes e forcimit kombit.Kombi ruhet më së miri duke frenuar dhe pamundësuar lakmitë e ambiciet e padrejta të kombeve të kombeve tjera ndaj nesh, por njëkohësisht edhe duke frenuar e pamundësuar ambiciet e lakmitë tona të padrejta ndaj kombeve tjera.

    Kombi mbrohet duke mbrojtur të gjitha të drejtat e çdo bashkëkombësi, por, pa dëmtuar të drejtat e pjesëtarëve të kombeve tjera. Kombi mbrohet duke qenë të hapur për bashkëpunim me të gjitha kombet liridashëse në botë. Kombi mbrohet duke mbrojtur lirinë e kombeve të kërcënuara e duke ndihmuar aktivisht lirimin e kombeve të robëruara. Kombi forcohet duke rritur e zgjeruar dijen e duke ngritur vetëdijen shkencore, artistike e politike si forca të domosdoshme organizuese. Kombi forcohet duke garantuar me këmbëngulje lirinë e mendimit dinamik, lirinë e krijimit përparimtar dhe të veprimit produktiv. Kombi forcohet duke identifikuar dhe neutralizuar mashtruesit, hilexhinjtë, manipulatorët dhe kriminelët e të gjitha llojeve. Kombi forcohet duke e përsosur identitetin e veçoritë e vetë pozitive që, duke ngritur cilësinë e vet, të pasurojë larushinë e të forcojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin ndërkombëtar.


VETËDIJA DEMOKRATIKE


    Vetëdija demokratike është dija e përvetësuar e cila përkrah ose i nënshtrohet vullnetit të shumicës së qytetarëve për të ushtruar pushtetin politik, ose për të marrë vendime lidhur me interesin kolektiv. Përndryshe fjala DEMOKRACI vjen nga fjalët greke “ demos “ që do me thënë popull dhe “ kation “ ose “kraci“ që do të thotë pushtet. Mënyra më efikase dhe më e përhapur për shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve janë zgjedhjet e lira. Si shembull për vetëdijen e lartë demokratike, ka mbetur e shkruar dhe përmendet shpesh sjellja me vetëdije të plotë demokratike të një burrështeti të shtetit të lashtë të Athinës. Ky burrë ishte duke shkuar rrugës së qytetit, papritmas i afrohet një qytetar me rrasën e votimit në dorë dhe e lutë që t’ia plotësojë rrasën e votimit sepse ai kishte pas qenë analfabet. Kur e pyet bujari se për kë përcaktohet qytetari i lirë, pa ditur se me kë kishte punë, qytetari i lirë i thotë që të shënojë emrin e atij i cili pikërisht, ishte kundërshtari i bujarit që plotësonte rrasën. Ai, buzëqeshi dhe ia plotësoi rrasën sipas dëshirës së qytetarit analfabet. Është e ditur nga të gjithë se historia e njerëzimit është plot periudha gjatë të cilave, me anë e dhunës, pushtetin e tyre, shumicës së popullit , ua kanë imponuar klasa, shtresa, grupe dhe individë të ndryshëm. Kjo ka qenë dhe është e mundur për shkak të kapacitetit të vogël të dijes dhe për shkak të shkallës së ulët të vetëdijes së qytetarëve. Mungesa e dijes dhe vetëdijes së duhur ka si rrjedhim paaftësinë organizuese të qytetarëve për të mbrojtur, ose për të imponuar vullnetin e tyre politik.

 

VETËDIJA QYTETARE


    Për shkak se ishim për një kohët tepër të gjatë të privuar nga dija e plotë dhe e vërtetë edhe vetëdija jonë përparoi me ritme shumë të ngadalësuara. Prandaj, në shumë drejtime, a i takon vetëdijes,jemi të vonuar. Ende nuk e kemi arriture shkallën e duhur të vetëdijes kombëtare e ne na imponohet nevoja e krijimit të vetëdijes qytetare. Populli ynë duke qenë kohë të gjatë i shtypur, i ndjekur e nën dyshim nga pushtues të ndryshëm, e ka të vështirë që, sa çel e mbyll sytë të harrojë të kaluarën e vet të hidhur dhe të jetë i afërt me pjesëtarë të kombeve pushtuese që na shtypën me dhunë ose ndaj pjesëtarëve të grupeve etnike që në disa raste të vështira me veprimet e tyre muarën anën e pushtuesit.

    Në Kosovë, bashkë me shumicën dërmuese shqiptare gjithmonë jetuan edhe pjesëtarë të popujve pushtues si edhe pjesëtarë të bashkësive tjera etnike. Por, ajo bashkëjetesë, sidomos me popujt pushtues e shtypës, prore ishte e imponuar. Ende, aty këtu, ka shqiptarë të gjallë që mbajnë mend zullumet otomane ndaj shqiptarëve. Edhe sot ka mbetur një ftohtësi ndaj pjesëtarëve të bashkësisë së vigël turke për shkak të përvojës së hidhur, me sjelljet e një pjese të vogël të tyre që , në të kaluarën e afërt, për disa privilegje të vogla, patën marrë anën e pushtuesve tanë.

    Sa i takon ftohtësisë e dyshimit ndaj pakicës serbe është e tepërt të flitet. Regjimi serb me politikën e vet kolonizuese një numër të madh të popullatës serbe e shndërroi në administratë të drejtpërdrejtë të politikës së vet. Shumë prej tyre ishin qytetarë të privilegjuar dhe madje muarën pjesë edhe në krimet shfarosëse ndaj shqiptarëve ndaj shqiptarëve. Kjo ka bërë sot bukur të vështirë dallimin midis regjimit dhe popullatës së thjeshtë serbe. Edhe disa grupe etnike më të vogla, për shkak të dijes së vogël e të vetëdijes së ulët, si një numër iu romëve për shembull, u njollosën keq me qëndrimin e tyre të turpshëm ndaj shqiptarëve në situata të vështira.

    Të gjitha këto janë pengesa serioze në rrugën e krijimit të shpejtë të vetëdijes qytetare. Mirëpo, edhe pse ngadalë, shqiptarët po e kuptojnë se nga e kaluara mund të jetohet dhe se nuk duhet të lejojmë që e kaluar të na zërë peng dhe të na verbojë deri në atë shkallë s atë mos shohim se e sotmja dhe e ardhmja, megjithatë janë fort më të rëndësishme se e djeshmja e hidhur. Duhet ta përvetësojmë dijen e vërtetë se shpenzimi i energjisë duke u marrë me të kaluarën do të thotë të bjerrim energjinë tonë kot. Sepse, sado që të përpiqemi, ne nuk do të mund ta ndryshojmë të kaluarën. Sepse energjia jonë është në të tashmen. Prandaj, duhet të përqendrohemi në të tashmen dhe ta ndryshojmë në kahe pozitive të tashmen. Sepse, vetëm duke ndryshuar e ndërtojmë të tashmen, ne përgatisim të ardhmen tonë më të mirë.

    Prandaj, porsa t’i hedhim themelet e shtetit të Kosovës dhe porsa të “ ngopemi “ me shqiptarizmin tonë , do ta kuptojmë se bashkëjetesa me të gjithë pjesëtarët e pakicave kombëtare dhe të grupeve tjera etnike që duan të jetojnë me ne, në barazi të plotë qytetare, nuk është pengesë, por është përparësi. Gjithnjë e më tepër, kriter për t;i vlerësuar qytetarët, nuk duhet të jetë dhe nuk do të jetë kush cilit komb, ose cilës bashkësi etnike i takon, por kush, si e sa bën për përparimin e gjithanshëm të Kosovës.

Vetëdija qytetarë është proces i gjatë, por i domosdoshëm nëse duam që tyë lirohemi nga filozofia provincialiste e mbylljes ën vetvete. Sepse, mbyllja në vetvete është e keqja më e madhe dhe gabimi më i madh, si për individin si për kolektivet më të mëdha. Ajo është në kundërshtim të plotë me të vërtetën jetësore. Shembulli i Serbisë, është shembulli m,ë i qartë dhe shembulli më i madh për këtë që thamë.

    Baza më e mirë për kulturën e vetëdijes qytetare, është krijimi i rrethanave të atilla të bashkëjetesës ku të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina e përkatësia e tyre, do të kenë mundësi të barabarta të punës, të mësimit, të përparimit dhe të gëzimit të jetës dhe të fryteve të punës së tyre. Vetëdija qytetarë është dija e përvetësuar dhe e zbatuar për atë se interesi i çdo qytetari, se interesat e pjesërishme të qetarëve janë të pandashme dhe të pamundshme pa kultivimin , ruajtjen dhe forcimin e të gjitha interesave të të gjithë qytetareve, pa përjashtim.Vetëdija qytetare është hyrje në një vetëdije edhe më të lartë, në vetëdijen njerëzore.


VETËDIJA NJERËZORE


    Vetëdija njerëzore është dija e përvetësuat për atë se si lumturia si fatkeqësia e individit janë pjesë të pandashme nga lumturia ose fatkeqësia e gjithë njerëzimit. Në fillim ishin njerëzit të cilët kishin vetëm një qëllim: si të mbijetonin në natyrën e egër, të ashpër dhe të pamëshirshme. Ata në ato kohë, jo fort moti, nuk ishin të ndarë, as në kombe e kombësi, as në fe e besime, as në klasa e kasta, as në shtete e perandori. Në rrugën e vet të gjatë e të stërmundimshme, njeriu kaloi nëpër tëhuajsime të shumta e të llojllojshme derisa erdhi, më në fund koha që ,, përsëri, t’i kthehet esencës së vet njerëzore e shpirtërore. Vetëdija njerëzore është hyrje në shkallën më të lartë të vetëdijes, në vetëdijen shpirtërore, ose në vetëdijen kuantike, në vetëdijen që na bashkon me Zotin.


VETËDIJA KUANTIKE


    Njeriu dijen nuk e krijon. Njeriu dijen vetëm e njeh. Njeriu dijen vetëm e zbulon duke u përleshur me problemet e jetës, ose duke bërë hulumtime e gjurmime. Sepse dija vetvetiu është. Dija vetvetiu ekziston. Dija është e pranueshme për gjithmonë në gjithësinë tonë. Bie fjala, njeriu nuk e shpiku, por vetëm e zbuloi elektricitetin që tashmë ishte që është dhe do të jetë përgjithmonë në gjithësinë tonë. Njeriu nuk e shpiku , por vetëm e zbuloi magnetizmin që ishte, është dhe do të jetë prore në gjithësinë tonë. Këngët, meloditë, ose kompozimet magjepsëse që ne dëgjojmë me kënaqësi përditë, nuk janë trilluar e as nuk janë shpikur nga askush. Ato këngë, melodi e kompozime vetëm janë zbuluar, ose vetëm zbulohen nga muziktarët dhe kompozitorët e talentuar. Ata me talentin e tyre të falur nga natyra kanë qenë ose janë njerëz të privilegjuar. Ata duke përqendruar vëmendjen e tyre dëgjojnë e përjetojnë ato këngë, melodi e kompozime. Ato me anën e zërit ose të instrumentit përkatës e përcjellin ato këngë, melodi e kompozime deri te veshi ynë. Edhe ne, nga ana jonë marrim nga ato këngë, melodi a kompozime aq sa kemi kapacitet për të marrë. E njëjta gjë vlen edhe për poetët, për poezinë e tyre dhe për ne si lexues e përjetues. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë shkencëtarët, për shkencat dhe për ne si konsumatorë të shkencave përkatëse. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë artistët, për të gjithë artet dhe për ne si përjetues të tyre.

    Pra, ne vetëm zbulojmë, njohim e përjetojmë urtinë, dijen, inteligjencën ose mençurinë e pafund të gjithësisë sonë. Mirëpo, sado që të përpiqemi dhe sado që të përparojmë, ne kurrë nuk do të mund të zbulojë e njohim krejt urtinë, dijen, inteligjencën ose mençurinë e gjithësisë sonë. Ne do ta zbulojmë e do ta njohim vetëm një pjesë të saj. Sepse ne jemi vetëm një pjesë e parëndësishme e gjithësisë sonë të pafund, sepse në jemi vetëm një embrion i Zotit. Vetëm Zoti ose absoluti i di të gjitha.b Dhe t’i dish të gjitha do të thotë të dish çfarë ka ndodhur, çfarë po ndodhë dhe çfarë do të ndodhë? Në rrugën e përparimit të vet të gjatë e të mundimshme drejt vetëdijes shpirtërore ose kuantike, njeriu ka ngjitur shumë shkallë të vetëdijes. Varësisht nga ajo se çfarë sasie të dijes ka akumuluar dhe ka përvetësuar, atë shkallë të vetëdijes edhe ka arritur.

    Nga të gjitha qeniet e njohura të gjithësisë sonë, vetëm njeriu është i dashuri i Zotit, vetëm njeriu është më i privilegjuari i absolutit. Njeriu është mrekullia e gjithësisë, sepse vetëm ky është i vetëdijshëm për kualitetet, ose cilësitë e veta gjeniale. Njeriu është i pajisur me një sistem të përsosur nervor që ia bën të mundur të funksionojë si njësi e organizuar në vete dhe njëkohësisht si pjesë e pandashme e universit të organizuar. Ky privilegj ia bëri të mundur njeriut që të merret me njohjen, hulumtimin, gjurmimin dhe zbulimin e vetvetes dhe të gjithësisë njëkohësisht. Historia e filozofisë njerëzore është përplot me filozofë e me vepra që janë marrë e që merren më njohjen, hulumtimin, gjurmimin e zbulimin e njeriut e të universit. Ne do të ndalemi vetëm në tri shkallë thelbësore dhe themelore të mendjes dinamike njerëzore e cila na solli deri te vetëdija kuantike.



ÇFARË JANË KUANTET?


    Kuantet janë aq të vogla e të imta saqë ato as nuk mund të shihen, as nuk mund të preken, as nuk mund të dëgjohen, as nuk mund të shijohen, as nuk mund të nuhaten. Ato as nuk mund të kapen, as nuk mund të maten, as nuk und të përcaktohen, as nuk mund të parashikohen, me asfare instrumentesh as sot as kurrë në të ardhmen. As në aparatet e posaçëm që i quajnë akceleratorë e ku zhvillohen shpejtësi fantastike e me anën e të cilëve eksperimentohet me atomet, nuk kapen as kuantet. Aty mbeten vetëm gjurmët e tyre të cilat edhe mund të fotografohen. Por veprat e kuanteve mund të mund të shihen në çdo hap. Pa vënien në jetë të veprimit të kuanteve nuk do të kishim as transistorë, as televizorë, as fakse, as kompjuterë, as makinën për larjen e rrobave, as makinën për larjen e enëve, as aparatin me mikro-valët dhe asnjë instrument elektronik. Pa vënien në jetë të veprimit të kuanteve nuk do ta kishim as luftën e amerikaneve dhe të NATO-s mbi qiellin e Kosovës e të Serbisë.

    Kjo është vetëm përfitimi teknik nga zbulimi i kuanteve , por përfundimisht më i madh është se me zbulimin e kuanteve përfundoi epoka e besëtytnisë materialiste të njerëzimit dhe filloi epoka e vetëdijes kuantike të njerëzimit, të gjithë fizikantët e botës pajtohen se realiteti fizik, materialist , përmbajtjesor, në esencën e vet, në thelbin e vet është joreal, jofizik, jomaterial dhe jopërmbajtjesor. Shqisat tona për shkak se ato përbëhen nga atomet , molekulat, qelizat dhe indet nuk janë të zojat ose të afta që të shpërthejnë realitetin materialist, prandaj dhe ne realitetin fizik e shohim dhe e përjetojmë kështu si e shohim. Vetëm mendimi ynë që është vetëm një impuls kuantik, është i zoti ose i aftë që të tejkalojë nivelin e rremë fizik ose atomik dhe të depërtojë në esencën kuantike ose në realitetin e vërtetë të ekzistencës kozmike. Bie fjala derisa drita udhëton me shpejtësi fantastike përtej treqind mijë kilometrash në sekondë, mendimi ynë, për më pak se një sekondë arrin përtej teheve të gjithësisë – në asgjësi! Derisa për dritën ka barriera që nuk mund të kalohen ose të tejkalohen, për mendimin tonë nuk ka barriera as materiale, as kohore e as hapësinore.

    Vetëdija kuantike nënkupton unitetin e shpirtit, të mendjes dhe të trupit si pjesë ose si vazhdim të botës fizike. Kjo rrjedh nga fakti se në fund të fundit esenca e shpirtit, mendjes dhe e trupit të njeriut janë një, janë kuantet, janë energji e informatat. Shpirti i njeriut është pjesë e pandashme e shpirtit kozmik, ose embrion i shpirtit të Zotit. Ndërkaq, trupi i njeriut sipas asaj që dihet deri më sot, përbëhet nga njëzet e dy elemente të ndryshëm që ekzistojnë në pjesën fizike të gjithësisë. Për shembull, trupi i njeriut është i përbërë 75 % nga uji dhe 25 % nga elementë të tjerë si karboni, azoti, hekuri, bakri, plumbi, zinku, mangani, magneziumi, ari, argjendi, etj. Uji, e dini të gjithë se përbëhet nga pikat, kurse pikat përbëhen nga molekulat, ndërsa molekulat e ujit përbëhen nga dy atome hidrogjen dhe një atom oksigjen. Ja ku arritëm te esenca e çështjes. Nga zbulimet e deritanishme e pamë se atomet përbëhen nga protonet, neutronet ( përveç atomit të hidrogjenit i cili nuk e ka neutronin ) e elektronet. Deri tash brenda atomit janë zbuluar edhe njëzet e dy grimca - valë. Nga të gjitha këto del e qartë se esenca e materies fizike është jomateria, se esenca e përmbajtjes së botës fizike është jopërmbajtja. Dhe këto grimca-valë jomateriale e jopërmbajtë- sore, por që, megjithatë ekzistojnë dhe janë të ngarkuara me energji e informata janë kuantet. Edhe mendimi i njeriut është njësi kuantike.

    Fakti se ne me shqisat tona nuk mund të konstatojmë ekzistimin e kuanteve nuk e mohon të vërtetën për ekzistimin e kuanteve. Njeriu bie fjala, me veshët e vet byk mund t’i dëgjojë disa zëra të cilët qeni me veshët e vet i dëgjon. Njeriu me hundën e vet nuk mund të nuhasë ato çka mundet qeni. Lakuriqi i natës orientohet në hapësirë falë sistemit të ultrazërit me të cilin është i pajisur, kurse njeriu nuk e ka këtë mundësi. Ato që sheh macja në errësirë njehur nuk i sheh dot, sepse syri i maces është i pajisur me fosfor, kurse syri i njeriut është pa të. Gjarpërinjtë që sytë i kanë të pajisur me rrezet ultra të kuqe, shohin edhe natën. Njeriu nuk i ka rrezet ultra të kuqe dhe prandaj nuk mund të shohë natën. Askush nuk e ka pa gravitetin, mirëpo të gjithë besojnë se grabiteti ekziston sepse ne të gjithë e përjetojmë veprimin e grabiteti. Edhe veprimi i kuanteve shihet, dëgjohet e përjetohen në çdo moment në jetën tonë. Telefoni celular, transistori, faksi, kompjuteri, televizori e shumë e shumë pajime tjera elektronike punojnë vetëm falë kuanteve. Nëse këtë dije dhe këtë të vërtetë e kemi përvetësuar, e kemi asimiluar dhe e kemi metabolizuar, atëherë jemi të përshkuar nga vetëdija kuantike. Njeriu me vetëdije kuantike e shikon dhe e përjeton, në rend të para, vetveten, trupin e vet, jo nga niveli materialist i shqisave të veta, por me mendjen e vet dinamike, e përjeton veten e vet nga niveli kuantik.

    Nga ky nivel, njeriu me vetëdije kuantike sheh vetveten dhe të tjerët, botën bimore, shtazore e botën fizike si një tub tërë, si një fushë të pafund, të përbashkuar kuantesh. Njeriu me vetëdije stabile kuantike, që një herë e përgjithmonë të lirohet nga burgu i vetmisë. Ai e kupton se vetëm në dukje është i vetmuar dhe i ndryshëm nga të tjerët, por në thelb ai është krejtësisht si të tjerët. Ai e ka të qartë se vetëm për shkak të pamundësisë së shqisave të veta e sheh veten si të ndarë nga të tjerët, kurse në thelb ai është krejtësisht i bashkuar me të tjerët. Ai e ka plotësisht të artë se ekzistenca e tij, në nivel atomik, molekular, qelizor, indor e organik është e përkohshme, kurse në nivel kuantik, ekzistenca e tij është e amshueshme.

    Njeriu me vetëdije të kristalizuar kuantike dallimet racore, kombëtare, fetare, kulturore midis njerëzve i përjeton si forma të panumërta zhvillimore e qarkulluese që zbukurojnë dhe pasurojnë jetën e çdo individi. Këto dallime midis njerëzve, njeriu me vetëdije kuantike nuk i përjeton si shkaqe për konflikte, por si arsye dhe mundësi të pakufishme për shkëmbim dhe bashkëpunim. Njeriu me vetëdije kuantike, duke pasur para sysh këto që thamë, lirohet një herë e përgjithmonë nga barra e frikës prej vdekjes. Frika nga vdekja është barra më e rëndë që bartin njerëzit që nuk arrijnë të shpërthejnë realitetin fizik, por mbeten robër të pesë shqisave të veta.


SI TË LIROHEMI NGA FRIKA E VDEKJES?


    Ata që udhëhiqen nga mendja e kufizuar materialiste nuk mendojnë për veten e tyre se çka janë, por se çka kanë. Me mendjen e tyre të kufizuar ata nuk mund të depërtojnë deri te qendra e tyre e brendshme referuese-shpirti, por mashtrohen pas objekteve, gjësendeve dhe dukurive të ndryshme jashtë tyre dhe rreth e rrotull vetes së tyre. Ata nuk mund të identifikohen me esencën e tyre të amshueshme – shpirtin, por identifikohen me dukjen e tyre të jashtme dhe me rolet e tyre të përkohshme që luajnë midis objekteve e njerëzve në natyrë e në shoqëri. Mbisundimi në mendjen e individëve, të këtyre roleve, maskave, perdeve, parzmoreve, lustrave ose në përgjithësi insistimi në dukjen e vet të jashtme, ua bën të pamundur që të arrijnë në esencën e unit të tyre të vërtetë – shpirtin. Në këtë mënyrë ata shkarin unin e tyre të rremë, në egon e pafat. Egot, duke qenë në rolet e tyre me maskat e tyre dhe me perdet e lustrat e tyre të ndarë nga të tjerët, bien në mosbesim e në frikë ndaj gjithë të tjerëve. Ata veten e tyre e përjetojnë si pjesë e shfaqje të pandashme fizike të Zotit. Ata dashammirin e vet më të madh, por si një forcë të cilës duhet t’i ruhen, t’i bëjnë lajka dhe nëse munden edhe ta mashtrojnë.

    Ata frikohen se do të mplaken edhe plaken. Ata frikohen se do të sëmuren edhe sëmuren. Ata frikohen nga varfëria dhe mbeten të varfër me gjithë pasurinë e tyre eventuale. Ata, frike e vdekjes i përcjell kudo, prandaj ata dyshojnë në të gjithë. Prandaj, ata kërkojnë prova lojaliteti dhe besnikërie nga të gjithë. Prandaj, ata përpiqen për të imponuar, për të forcuar e për të zgjeruar pushtetin e vet mbi të tjerët. Prandaj, për ata jeta është barrë, jeta është dënim, jeta është mërzi, shqetësim, dëshpërim e zhgënjim. Prandaj, ata jepen pas të gjitha gjërave të frenuara që praktikohen në shoqëri, vetëm e vetëm për të harrura brengën përcjellëse të frikës nga vdekja.

    Frika nga vdekja dhe të gjitha ato mendime e ndjenja të këqija që e përcjellin trupin e ngarkuar të njeriut , shkaktojnë procese të panumërta, negative bio-kimike, të cilat përfundojnë me sëmundje të ndryshme. Frika nga vdekja dhe frika nga humbja e objekteve që posedojmë, e posteve që mbajnë, bëhet shkaktare për konflikte të panevojshme dhe për luftëra të përgjakshme. Shkurt frika nga vdekja është shkaktari më i madh i të gjitha fatkeqësive të njeriut.

    Frika ta shtang trupin, ta ngrinë gjakun, t’i ngatërron mendimet dhe ta nxinë jetën. Për njeriu n me vetëdije kuantike të gjitha këto frika e ankthe janë të pakuptim, të tepërta dhe qesharake. Për njeriun me mendje dinamike ose me vetëdije kuantike vdekje nuk ka, Ka vetëm lëvizje, qarkullim, udhëtim, Ka vetëm ndërrim dhe lartësim të formave të zhvillimit, ka vetëm përsosje të jetës. Mirëpo, përse gjithë kjo frikë te njerëzit e thjeshtë, nga diçka që nuk ekziston ? Sepse te ata nuk ekziston dija e vërtetë e duhur që ta kuptojnë e të jenë të bindur se ata janë duke vdekur e duke lindur në çdo moment. Sepse, ata nuk e kanë dijen e vërtetë e duhur që ta flakin tej rolet e tyre të përkohshme të cilat i kanë vënë në konflikt me të gjithë. Ata nuk kanë dije e vetëdije të mjaftueshme që të lirohen nga maskat, nga parzmoret, nga perdet dhe lustrat e tyre, brenda të cilave janë vetë burgosur. Ata nuk kanë dije e vetëdije yë mjaftueshme që të kridhen në esencën e tyre shpirtërore e ta përjetojnë vetveten si pjesë të amshueshme të gjithësisë së amshueshme.

    Për të kuptuar më qartë se si mund të duket gjendja e njeriut në tejkohësi, në natyrshmëri të plotë, pa rolet, maskat e parzmoret e egos, shkencëtarët dhe filozofët ofrojnë një përjetim nga jeta jonë e përditshme. Megjithëse shumë e shkurtër, gjithsej disa sekonda, në gjendjen orgastike harron kohën, flakë tek egon e vet dhe sillet në mënyre krejtësisht të natyrshme. Nga dija e vetëdija e njeriut varte që jetën e vet ta përjetojë në këtë mënyrë jo vetëm për disa sekonda dhe jo vetëm gjatë aktit seksual. Francezët thonë për orgazmën se ai është një vdekje e vogël. Pra, një vdekje e vogël kur njeriu jeton jetën e vërtetë. Nëse, pra, njeriu përqafon vdekjen si domosdoshmëri e lindjes ose si një kalim në pavdekësi, atëherë ai nuk ka arsye që të frikohet nga vdekja.  Për njeriun me vetëdije kaustike, të gjitha këto frika e ankthe janë të pakuptim dhe qesharake, sepse ai jeton në bindje të plotë se ka vetëm lëvizje, qarkullim, përsosje dhe ndërrim formash të ekzistencës. Njeriu me këtë vetëdije të shumtën e herës, edhe kur është shlirë edhe kur është në shtrëngesë, është i hareshëm.


KËNAQËSIA


    Njeriu kënaqet kur dëgjon një muzikë tërheqëse, kur shikon një pamje të bukur, kur gjendet në një shoqëri të këndshme, kur nuhat një lule erë dehëse ose kur han një ushqim të shijshëm etj.


GËZIMI


    Njeriu gëzohet kur shënon një sukses në jetë, kur arrin një përparim në profesion, kur nderohet me ndonjë mirënjohje të dëshiruar, kur takon ndonjë mik ose mikeshë të dashur, kur fiton ndonjë pasuri të madhe, kur dëgjon për ndonjë fitore të dëshiruar e për shumë e shumë raste të këtilla.


LUMTURIA


    Por, të gjitha këto që thamë nuk mjaftojnë që njeriu të jetë i lumtur, sepse të gjitha këto janë përjetime të kalueshme dhe të shumtën e herës mund të jenë të pamjaftueshme për të.

Lumturia është një përjetim shumë më i qëndrueshëm, më i thellë dhe më i gjerë. Lumturia është pajtimi dhe pranimi, në mënyrë të qetë, pa detyrim, por vetëm më mendjen tonë dinamike, i të gjitha paradokseve të jetës që na rrethojnë.

 

Ç’JANË PARADOKSET?


    Paradokset janë të gjithë ata faktorë e ato dukuri që rrinë dhe mund të ekzistojnë vetëm bashkë, ndonëse mendja e kufizuar e njeriut as nuk e kupton , as nuk e pranon një fakt të tillë. Për shembull kënaqësia e pakënaqësia, gëzimi e dëshpërimi, lumturia e fatkeqësia, dija e padija, errësira e drita, e mira dhe e keqja, kujtesa e harresa, frika e guximi, lindja e vdekja, etj. Të gjitha këto ekzistojnë e rrinë bashkë. Ose, shpesh herë edhe i ndërrojnë vendet e tyre, por asnjëra syresh nuk mund të eliminohet. Sepse, nëse eliminojmë njërën prej tyre kemi eliminuar edhe tjetrën. Sepse, pa pakënaqësi s’ka kënaqësi, pa dëshpërim s’ka gëzim, pa fatkeqësi s’ka as fat, pa mërzi s’ka as lumturi, pa padije s’ka as dije, pa errësirë s’ka as dritë, pa të keqen s’mund të jetë as e mira, pa harresë s’ka as kutesh, pa frikë s’ka as guxim, pa shëmti s’ka as bukuri, pa qyqani s’ka as burrëri, pa vdekje s’ka as s’mund të ketë lindje. Ai që paradokset që e rrethojnë i kupton, i pranon dhe pajtohet me ta, pa kundërshtim dhe në mënyrë të qetë, ai është njeri i lumtur.

    Kurse ai që bën të kundërtën, ai tërë jetën e kalon në mërzi. Mirëpo, hareja është edhe më shumë se kënaqësia, gëzimi e lumturia bashkë. Kur njeriu është edhe i kënaqur edhe i gëzuar edhe i lumtur për të vetmin fakt se është, se ekziston dhe se e kupton jetën , me të gjitha anët e saj pozitive e negative, si një dhuratë me vlerë të paçmueshme, atëherë njeriu është i hareshëm. Njeriu i hareshëm, për egoistët ose për njerëzit me mendje të kufizuar nuk është aspak serioz dhe madje nuk është as “tamam“! Të gjitha kanë dëgjuar për Nastradinin e anektodave. Kur bënte mot i bukur ai gëzohej. Por, edhe kur bënte mot i lig ai, prapë gëzohej. “Po tash, kur bën mot i lig, përse gëzohesh, Nastradin?“ e pyetnin. “Tash gëzohem sepse pas motit të lig prapë do të vijë mot i bukur”.  Njeriu i hareshëm i do të gjitha. Njeriu i hareshëm u gëzohet të gjithëve dhe të gjithave që ka jeta. Njeriu i hareshëm dashurinë dhe gëzimin e vet as nuk ua imponon as nuk ua mohon të tjerëve. Njeriu i hareshëm vetëm rrezaton gëzim e dashuri, sikurse dielli që rrezaton dritë e nxehtësi. Ato i merr kush do, ato i refuzon kush nuk i do.


KULMI I VETËDIJES KUANTIKE


    Kur shikuesi me anën e vetëdijes së vet kaustike bashkëdyzohet me një pamje të bukur ai atëherë shndërrohet në pamjen e bukur. Kur dëgjuesi me vetëdijen e vet bashkëdyzohet me ndonjë muzike frymëzuese, ai atëherë shndërrohet në atë muzike. Kulmi ui vetëdijes kauntike arrihet kur njeriu bashkëdyzohet me gjithësinë ose me Zotin.


KUSH ËSHTË ZOTI ?

 

    Zoti është i vetëkrijuari dhe krijuesi i gjithësisë e i asgjësisë. Zoti nuk ka formë as fillim, as mbarim. Zoti nuk ka pamje, as formë, as ngjyrë, as shije, as erë të caktuar. Zoti ngërthen në vetvete të gjitha pamjet, të gjitha ngjyrat, të gjitha shijet e të gjitha erërat e mundshme.

    Zoti është edhe përtej teheve të gjithësisë e cila edhe më tutje zgjerohet. Zoti i tejkalon të gjitha dimensionet hapësinore e kohore në kuptimin e mendjes së kufizuar njerëzore e cila njeh vetëm kohë njëvijore që mbështetet në kujtesën e vet të vazhduar që përdorë si pikë të brendshme referuese egon e vet. Prandaj, mendja e kufizuar në kohë e në hapësirë, duke u mbështetur në përvojën e vet, mendon se edhe Zoti edhe shpirti edhe energjia duhet ta kenë një fillim të vetin, duhet ta kenë të kaluarën edhe të tashmen e vet.

    Në të vërtetë, vetëm mendja dinamike e ka të qartë se Zoti është i amshueshëm, sepse ai është vetëm në të tashmen, vetëm në prezent. Sepse vetëm e tashmja ka të kundërtën e vet. Nuk duhet ngatërruar të kaluarën me të tashmen, sepse e kundërta e së kaluarës është e ardhmja.

Vetëm e tashmja është e amshueshme, e pazëvendësueshme dhe e pakundërshtueshme. Sepse, Vetëm Zoti, shpirti e energji - informatat janë të pazëvendësueshëm, të pakundërshtueshëm. Të tjerat shkojnë e vijnë e ndryshojnë vazhdimisht.

    Zoti është i gjithëdijshëm dhe i plotfuqishëm, sepse Zoti është absolut me dije e me forcë. Zoti është gjithkund, sepse Zoti është i gjithëpranishëm. Të gjitha shfaqjet ose manifestimet fizike, bimore e biologjike janë shfaqje, ose manifestime të Zotit. Edhe ne njerëzit jemi pjesë e shpirtit të pakufishëm të Zotit, jemi pjesa e fundit dhe përfundimtare e mençurisë së Zotit.Gjuha e Zotit është heshtja, por zëdhënësja e tij kryesore është Muzika.

    Forca e Zotit është dashuria, sepse burimi përfundimtar dhe zemra e të gjitha krijimeve është dashuria. Sepse dashuria është ajo që i mban bashkë protonet dhe elektronet, si edhe sa e sa grimca-valë brenda atomit. Dashuria është ajo që mban atomet e bashkuar brenda molekulës. Dashuria është ajo që mban në harmoni sistemin tonë diellor, dashuria është ajo që mban në harmoni tërë gjithësinë. Dashuria është forca mbi të gjitha forcat, dashuria është Zoti vetë.


Ç’ËSHTË FORCA?


    Forca është organizimi në aksion, organizimi në veprim, organizimi në krijim ose në shkatërrim.


Ç’ËSHTË ORGANIZIMI?


    Ne, këtu, nuk do të merremi me organizimin ën përgjithësi, sepse kjo do të ishte një temë shumë e gjerë, por do të merremi vetëm me organizimin që ka të bëjë me njeriun si krijesë të vetëdijshme. Organizimi është një rregullim i atillë në të cilin është i përcaktuar në mënyrë të përpiktë roli i njeriut dhe rendi i saktë i veprimeve të tij gjatë këtij roli. Nëse në organizim përfshihen dy a më shumë njerëz, atëherë ky bashkim shndërrohet në organizatë.


Ç’ËSHTË ORGANIZATA?


    Organizata është një bashkim brenda të cilit është e përcaktuar qartë se kush është udhëheqës e kush i udhëhequr, kush jep urdhëra e kush i zbaton urdhrat, kush cakton detyra e kush i zbaton detyrat. Organizimi është forca e domosdoshme lëvizëse që ndërron realitetin shoqëror e fizik. Cilësia e shkaka e organizimit varet drejtpërdrejt nga cilësia e shkalla e dijes dhe e vetëdijes së atyre që organizohen. Zakonisht, popujt ose bashkësitë në nivel të ulët të organizimit, herët ose vonë janë bërë ose bëhen viktimë të popujve me nivel më të lartë të organizimit. Organizimi është i domosdoshëm në të gjitha fushat e jetës së njeriut. Në duhet t’ia fillojmë që nga organizimi personal, pastaj t’ia fillojmë organizimit brenda familjes, ta vazhdojmë me organizimin e lagjes, të fshatit, të rajoneve e qyteteve, të vetë qytetarëve e ta përfundojmë me organizimin e përgjithshëm të gjithë qytetarëve. Organizimi që të frymëzohet nga vetë të organizuarit është më i suksesshme dhe ka cilësinë më të lartë.


ORGANIZIMI INDIVIDUAL


    Individi i caktuar në rastin më të thjeshtë, ka qëllim për të mbijetuar. Ai për të kryer rolin e vet të mbijetesës duhet të merret me renditjen e veprimeve ose aksioneve të veta për të arritur qëllimin e vet. Nga sasia e dijes dhe nga shkalla e cilësia e vetëdijes së tij varet edhe renditja frytdhënëse e veprimeve të tij. Veprimet duhet të jenë sa më adekuate. Sa më adekuatë të jenë ato që kërkojnë sa më pak mundim, sa më pak kohë dhe që japin rezultate më cilësore dhe më ta larta. Veprimet e mundimshme shpenzojnë energjinë kot dhe shkaktojnë lodhje. Prandaj, renditja e veprimeve ka rol vendim,tar ën kursimin e energjisë, evitimin e lodhjes, kursimin e kohës dhe arritje e rezultateve cilësore e të shumta. Individi i cili përveç mbijetimit ka edhe ndonjë qëllim tjetër më të qartë në jetën e vet, ka nevojë edhe për evitimin e bjerrjes së energjisë e kohës së vet në konfliktet midis mendjes, shpirtit e trupit të vet si dhe në konfliktet me individët tjerë.


ORGANIZIMI KOLEKTIV


    Sa i takon organizatës ku janë të bashkuar dy a më shumë individë gjërat komplikohen shumë. Sa i takon kësaj shkalle më të lartë të organizimit deri ë sot shqiptarët janë treguar fort të dobët. Për një organizim në shkallë organizate nevojitet një sasi edhe më e madhe e dijes, një shkallë edhe më e lartë e vetëdijes. Sepse, për t’u organizuar në shkallë organizate duhet të përcaktohen kriteret e organizimit. Varësisht nga qëllimi që duhet të arrihet duhet të përcaktohet edhe kriteri i organizimit. Meqë ne, shqiptarët, në këto momente historike, kemi probleme ende të pazgjidhura politike, ne na intereson, para se gjithash organizimi politik. Gjatë historisë sonë të gjatë në robëri e nënshtrim kemi përjetuar të gjitha organizimet politike, përveç organizimit demokratik.


DIKTATURA


    Diktatura është një rregullim i atillë i një shoqërie ose kolektivi ku imponimi me dhunë i pushtetit të një individi ose të një grupi njerëzish mbi kolektivin e caktuar, është karakteristikë kryesore. Diktatori vetëm dikton ose urdhëron. Ai ka vetëm të drejta pa kurrfarë obligimesh. Ai nuk i përgjigjet askujt dhe vepron vetëm sipas interesit të tij dhe të grupit të tij. Interesi i diktatorit është që të përfshijë nën pushtetin e vet edhe anëtarin e fundit të kolektivit të caktuar. Mjeti kryesor i pushteti të diktatorit është dhuna e pakufishme. Forma më e keqe e diktaturës është totalitarizmi.


TOTALITARIZMI


    Totalitarizmi është ai lloj i diktaturës kur pushtetin total d.m.th. pushtetin e plotë mbi një shoqëri ose kolektivitet e mban diktatori. Diktatori në këtë organizim kontrollon jo v etëm mjetet e dhunës, ushtrinë e policinë, por ai e kontrollon e dikton edhe ekonominë, bankat, mjetet e informimit, arsimin, kulturën, artet, shkencat, sportet. Diktatori madje mundohet të ndërhyjë dhe të vendosë edhe se kush me kënd duhet të martohet. Diktatura komuniste e diktatura fashiste janë dy format më ekstreme të totalitarizmit. Një formë pak më e butë e diktaturës është autoritarizmi.


AUTORITARIZMI


    Në këtë organizim diktatori paraqitet në një formë më të maskuar. Ai nuk e imponon pushtetin e vet mbi të tjerët vetëm me forcën e dhunës, por edhe me forcën e autoritetit të vet. Ai arrin që pushtetin e vet ta maskojë me do farë votimesh të goditura. Ai me disa lëshime të vogla e të parëndësishme që ua bën qytetarëve arrin që ata t’i zbusë e t’i bëjë për vete. Pastaj, me disa privilegje e ryshfete të ndryshme , diktatori arrin që të bëjë për vete një pjesë të inteligjencës e cila me shkrimet e me veprat e veta “artistike“ e “shkencore“ mundohet ta pajisë atë me veti të atilla që ky të bëhet i dashur dhe i çmuar nga qytetarët e thjeshtë dhe të fitojë autoritetin moral. Ky autoritet ia bën të mundur diktatorit që ky em pak të shërbehet me mjetet e dhunës dhe me shumë me mjetet e demagogjisë. Prandaj, njerëzit e paditur e të thjeshtë, shpesh herë, nga dashuria e marrë, diktatorit i thonë “plaku”, “shpëtimtari“, “daja“, “baba“, “pejgamberi“!


DREJT DEMOKRACISË


    Tash jemi duke përjetuar një lloj të posaçëm të demokracisë. Si ka treguar përvoja e gjithë botës dhe sipas përvojës sonë të hidhur, organizim më të mirë dhe më të drejt politik se sa demokracia ende nuk është zbuluar. Për këtë shumica dërmuese e shqiptarëve nuk ka dilema. Mirëpo ne ende nuk po mund të pajtohemi se bë bazë të cilit kriter duhet të rreshtohemi dhe bë bazë të cilit kriter duhet ta formojmë konusin e udhëheqjes sonë politike. Në bazë të përvojës, dijes, guximit, vetëmohimit, aftësisë profesioniste, forcës, pasurisë, ndershmërisë ose bukurisë?! Në bazë të kritereve të akraballëkut, të krahinorizmit, në bazë të interesave tona afatshkurtra apo atyre afatgjata?

    A duhet të përcaktohemi që të rreshtohemi pas udhëheqësve që kërkojnë përgjegjësi, disiplinë, angazhim, vetëmohim, punë këmbëngulëse, korrektësi e vizion gjithë njerëzor, apo do të rreshtohemi pas atyre që nuk e kërkojnë as njërën as tjetrën, por parapëlqejnë rehatinë, komoditetin, msheftësinë, mospërgje gjësinë, provincializmin, improvizimet dhe murdarllëkun?

    Kriteret e vlerësimit e të përcaktimit lidhur me rreshtimin tonë politik janë fort të rëndësishme, sepse është tejet e rëndësishme se kë do ta kemi për udhëheqës, se kë do ta kemi për dirigjent. Deri ëm tash, ne, kemi mbledhur një përvojë të hidhur, jo të vogël, për t’u bindur se sa i rëndësishëm është roli i udhëheqësit në organizatat tona politike. Është bërë modë që të thuhet se institucionet dhe ligjet i zgjidhin të gjitha problemet. Mirëpo, harrohet se institucionet nuk funksionojnë pa njerëz kompetentë. Institucionet nuk funksionojnë si duhet me njerëz të paaftë. Argumentet për këtë në hapësirën tonë shqiptarë, në hapësirën ballkanike e botërore kemi s atë duam. Prandaj, çështja se kush do të jetë ose do të zgjidhet për udhëheqës të cilitdo institucioni përkatës gjithkund në botë, ka rëndësi fort të madhe. Kurse, për ne sot kush do të na udhëheqë në çdo sektor ka rëndësi thelbësore dhe jetësore. Mirëpo, kjo vetëdije kolektive politike ndër shqiptarët, edhe pse po ecën me hapa të shpejtë, ende nuk ka arritur masën e vet kritike sa të ketë forcë që të na nxjerrë nga amullia e çorganizimit.

    Porsa të arrihet shkalla e duhur e vetëdijes kolektive politike për të zbatuar kriteret objektive e cilësore në organizimin dhe rreshtimin tonë politik, populli ynë do të pushojë të jetë objekt i politikës botërore, sepse ai menjëherë do të shndërrohet në subjekt aktiv në arenën politike ndërkombëtare. Prandaj, për të arritur këtë duhet të mësojmë fort dhe me zell të madh nga përvoja jonë e hidhur dhe nga përvoja pozitive e botës.


DIJA,VETËDIJA E ORGANIZIMI


    Dija e gjithanshme, esenciale deh dinamike; vetëdija e lartë kombëtare, qytetare dhe njerëzore; e vetorganizimi i përsosur-ja tri shkallët e domosdoshme, ja tri mjetet e domosdoshme, ja tri kushtet e domosdoshmërisë, ja tri forcat e domosdoshme drejt lirisë politike shumë partiake e parlamentare, drejt demokracisë së vërtetë e humane, drejt ekonomisë së lirë të tregut dhe drejt lumturisë njerëzore.


TRI KUSHTET KRYESORE TË LUMTURISË


    Për lumturinë kemi thënë më lart se është vetëdija, urtia e aftësia për t’u pajtuar ën mënyrë të qetë dhe pa detyrim me të gjitha paradokset e jetës që na rrethojnë. Mirëpo, për të arritur vetëdijen, urtinë e aftësinë që hapin rrugën drejt lumturisë njerëzit duhet t’i gëzojnë tri kushtet më të mëdha jetësore.



LIRIA


    Kushti i parë më i madh për të arritur lumturinë e vërtetë është liria. Pa liri jeta s’ka kuptim, sepse robëria është frenuese e ecjes përpara, frenuese e lëvizjes, qarkullimit, zhvillimit, përsosjes e pajisjes më dije të vërtetë e të gjithanshme.


PASURIA OSE KAMJA


    Kushti i dytë më i madh për të arritur lumturinë është pasuria ose kamja. Jeta në pasuri e kamje krijon e ofron mundësi të domosdoshme e të mjaftueshme që të gjithë pa përjashtim, të zbulojnë, të zhvillojnë, të lulëzojnë e të realizojnë prirjet e talentet e tyre për të mirën e vetvetes, për të mirën e të dashurve të tyre e për të mirën e gjithë njerëzimit.


VETËDIJA KUANTIKE-BESIMI NË ZOTIN


    Kushti i tret më i madh për të arritur lumturinë është vetëdija kaustike ose besimi bë Zotin. Edhe për vetëdijen kuantike kemi folur më lart. Kjo vetëdije na e bën të mundur që të udhëhiqemi nga mendja dinamike me anë e së cilës i tejkalojmë të gjitha pengesat, ndasitë, dallimet dhe barrierat midis njerëzve dhe midis botës shpirtërore e fizike. Vetëdija kuantike na liron përfun- dimisht nga burgu e ferri i besëtytnisë materialiste. Vetëdija kuantike na liron një herë e përgjithmonë nga barra e frikës nga vdekja, na bashkon me energjinë kozmike, na bashkon me mendjen kozmike dhe na kthen në esencën tonë shpirtërore. Jo vetëdije na bën që të kuptojmë se jemi pjesë e pandashme e shpirtit të Zotit dhe se jemi shfaqje fizike e dashurisë së Zotit. Për këto tri kushte kryesore për të arritur lumturinë e vërtetë vlen të flijohemi pa hezitim.



 

Kthehu në faqen e parë 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!