FUQIA E KOMBIT TONË ËSHTË FUQIA E IDEALEVE TONA

Barack OBAMA

Në qoftë se ka ndonjë që ende dyshon se jo gjithçka është e mundur në Amerikë, që ende habitet në është apo jo ende gjallë ëndrra e themeluesve tanë, që ende vë në dyshim fuqinë e demokracisë, nata e sotme është përgjigjja.

Kjo është përgjigjja që u dha nga rreshtat e gjatë të shtrirë rreth shkollave dhe kishave në shifra që ky vend nuk i ka njohur më parë; nga njerëz që pritën tri-katër orë, shumë prej tyre për herë të parë në jetën e tyre, sepse besuan se kësaj here duhet të ishte ndryshe; që zëri i tyre të ishte ky ndryshim.

Kjo është përgjigjja që u dha nga të rinj e të moshuar, të varfër e të pasur, demokratë e republikanë, të zinj, të bardhë, hispanikë, aziatikë, indigjenë, homoseksualë, heteroseksualë, me të meta fizike ose jo-amerikanë që i dërguan një mesazh botës se ne nuk kemi qenë kurrë një koleksion shtetesh të këqija dhe shtetesh blu: ne jemi dhe do të jemi gjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo ka qenë në ardhje prej kohësh, por sonte, për shkak të asaj që bëmë në këtë ditë, në këto zgjedhje, në këtë moment kyç, në Amerikë erdhi ndryshimi.

Unë sapo mora një telefonatë të çmuar nga senatori McCain. Ai luftoi gjatë dhe fort këtë fushatë, e ai ka luftuar shumë më gjatë e më fort për vendin që ai e do. Ai ka bërë sakrifica për Amerikën, që shumica prej nesh as nuk mund t’i imagjinojnë, dhe ne jemi shumë më mirë nga shërbimi i që ka dhënë ky udhëheqës i guximshëm dhe i përulur. E përshëndes atë dhe guvernatoren Palin për gjithë çfarë kanë arritur dhe pres me padurim të punoj për të ripërtërirë premtimin e këtij kombi në muajt e ardhshëm.

Unë nuk kam qenë kurrë kandidati më i mundshëm për këtë detyrë. Ne nuk e nisëm me shumë pará, apo shumë mbështetje. Fushata jonë nuk u ngjiz në sallonet e Uashingtonit – ajo nisi në rrugicat e Des Moines dhe në dhomat e pritjes të Concord dhe në paradhomat e Charleston.

Fushata jonë u ndërtua nga punëtorë dhe punëtore që rrëmuan në kursimet e pakta që kishin për të dhënë pesë, dhjetë, njëzet dollarë për këtë kauzë. Ajo mori fuqi nga të rinjtë që e flakën mitin e apatisë së brezit të tyre; të cilët largoheshin nga shtëpitë dhe fjalimet e tyre për punë që ofronin pak të ardhura dhe më pak gjumë; nga ata që nuk janë dhe aq të rinj që sfiduan të ftohtin e hidhur, vapën djegëse për të trokitur në dyert e të panjohurve; nga miliona amerikanë që erdhën vullnetarë dhe organizuan e provuan që më shumë se dy shekuj më vonë, një qeveri e popullit, e dalë nga populli, për popullin (shënim – perifrazim nga Abraham Lincoln) nuk është zhdukur nga faqja e dheut. Kjo është fitorja juaj.

E di që ju nuk e bëtë këtë vetëm për të fituar këto zgjedhje dhe e di që nuk e bëtë për mua. Ju e bëtë këtë, sepse ju i njihni përmasat e detyrës që kemi përpara. Edhe ndërsa jemi duke festuar sonte, ne e dimë se sfidat që do të sjellë e nesërmja janë më të mëdhatë e kohës sonë – dy luftëra, një planet në rrezik, kriza më e thellë financiare në një shekull. Edhe ndërsa jemi këtu sonte, ne e dimë që ka amerikanë të guximshëm që zgjohen në shkretëtirat e Irakut dhe në malet e Afganistanit të rrezikojnë jetën e tyre për ne. Ka prindër që do të rrinë zgjuar, pasi fëmijët bien për gjumë, dhe të vrasin mendjen si do të paguajnë kredinë, apo të paguajnë doktorin, apo të kursejnë për shkollimin. Ka energji të reja që duhen kontrolluar dhe vende pune që duhen hapur; shkolla të reja për t’u ndërtuar dhe kërcënime për t’u përballuar e aleanca për t’u riparuar.

Rruga përpara do të jetë e gjatë. Tatëpjeta do të jetë e rreptë. Mund të mos mbërrijmë aty në një vit apo për një mandat, por Amerikë – unë kam qenë kurrë më shpresëplotë se sonte se ne do të mbërrijmë aty. Ju premtoj – ne si popull do të mbërrijmë.

Do të ketë pengesa dhe fillime të dështuara. Ka shumë që nuk do të jenë dakord me çdo vendim apo politikë timen si president dhe ne e dimë që qeveria nuk i zgjidh të gjitha problemet. Por unë do të jem gjithmonë i sinqertë me ju në lidhje me sfidat që do të ndeshim. Unë ende ju dëgjoj, sidomos kur kundërshtohemi. Dhe mbi të gjitha, do t’ju kërkoj të bëheni pjesë e punës për ta ribërë këtë komb, e vetmja rrugë që është vepruar në Amerikë për dyqind e njëzetë e një vjet në Amerikë – bllok pas blloku, tullë pas tulle, duar me kallo pas duarsh me kallo.

Ajo që filloi njëzet e një muaj më parë, në mes të dimrit, nuk duhet të marrë fund në këtë natë vjeshte. Vetëm kjo fi tore nuk është ndryshimi që ne kërkojmë – është vetëm mundësia që të bëjmë ndryshimin. Dhe ajo nuk mund të ndodhë, nëse kthehemi në gjendjen që gjërat ishin. Nuk mund të ndodhë pa ju.

Kështu pra, le të grumbullojmë një shpirt të ri patriotizmi, shërbimi dhe përgjegjësie, ku çdonjëri nga ne të vërsulet e të punojë më shumë dhe të kujdeset jo vetëm për veten, por për të gjithë. Le të mos harrojmë se kjo krizë financiare na mësoi, të paktën një gjë, që nuk mund të kemi një Wall Street të lulëzuar, ndërsa Main Street vuan – në këtë vend, ne ngrihemi ose rrëzohemi si një komb; si një popull.

Le t’i rezistojmë tundimit të rikthehemi te i njëjti militantizëm, të njëjtat vogëlsira dhe papjekuri që ka helmuar politikat tona për kaq gjatë. Le të mos harrojmë që i pari që mbajti një flamur të Partisë Republikane drejt Shtëpisë së Bardhë – një parti e themeluar mbi vlerat e punës vetjake, lirinë e individit dhe bashkimin kombëtar. Këto janë vlera që i kemi të gjithë të përbashkëta dhe ndërsa Partia Demokratike siguroi një fitore të madhe, dhe e bëjmë këtë me një masë përuljeje dhe vendosmërie për të zbutur ndasitë që e kanë frenuar progresin tonë. Si Lincoln i tha një kombi shumë më të përçarë se yni: “Nuk jemi armiq, por miq... megjithëse pasioni mund ta ketë frenuar, ne nuk duhet të presim fijet e dashurisë.” Dhe, për ata amerikanë që do të më duhet t’u fitoj mbështetjen: unë mund të mos kem votën tuaj, por unë dëgjoj zërat tuaj, unë kam nevojë për ndihmën tuaj, unë do të jem presidenti juaj gjithashtu.

Ndërsa për ata që na shikojnë sonte nga përtej detit, nga parlamente dhe pallate, tek ata që janë mbledhur pranë radios në cepat e harruar të botës: historitë tona janë vetmitare, por fati ynë është i përbashkët, në udhëheqjen amerikane ka mbërritur një agim i ri. Për ata që duan ta shkatërrojnë këtë botë: ne do t’iu mundim. Për ata që kërkojnë paqe dhe siguri: ne ju mbështesim. Dhe për të gjithë ata që kanë dështuar në dritën e pishtarit amerikan: sonte ne vërtetuam edhe njëherë se fuqia e kombit tonë nuk vjen nga fuqia e armëve apo shkalla e pasurisë sonë, por nga fuqia rezistuese e idealeve tona: demokraci, liri, mundësi, dhe shpresë të pathyeshme.

Ky është gjenialiteti i Amerikës – që Amerika është në gjendje të ndryshojë. Bashkimi ynë mund të përsoset. Dhe ajo që kemi arritur na jep shpresë për atë që mundemi dhe duhet të arrijmë nesër. Këto zgjedhje kishin shumë precedentë që do të rrëfehen në breza. Por ajo që kam në mendje sot është një grua që votoi në Atlanta. Ajo ngjan shumë me milionat që qëndruan në radhë për të thënë fjalën e tyre në këto zgjedhje, me një përjashtim - Ann Nixon Cooper është 106 vjeçe.

Ajo ka lindur një gjeneratë pas skllavërisë, në një kohë kur nuk kishte makina në rrugë apo aeroplanë në qiell, kur dikush si ajo nuk mund të votonte për dy arsye: ngaqë ishte grua dhe për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Sonte sjell ndërmend gjithçka që ajo ka vuajtur gjatë shekullit të saj në Amerikë – dhimbjet dhe shpresën, betejat dhe progresin, kohët kur na ndalonin dhe njerëzit që vazhdonin përpara me besimin amerikan: po, ne mundemi.

Në një kohë që zërat e grave mbyteshin dhe shpresat e tyre shuheshin, ajo jetoi t’i shikonte të ngriheshin dhe të kërkonin të drejtën e votës. Po, ne mundemi. Kur vendin e kishte mbuluar dëshpërimi dhe depresioni në çdo cep, ajo pa një komb që e mposhti frikën me një marrëveshje të re, vende të reja pune dhe me një sens të ri për qëllimin e përbashkët. Po, ne mundemi.

Kur bombat ranë në portin tonë dhe tirania kërcënonte botën, ajo ishte aty të shikonte një gjeneratë të mbërrinte madhështinë për të shpëtuar një demokraci. Po, ne mundemi.

Ajo ishte aty për autobusët në Montgomery, për stoqet në Birmingham, një urë në Selma dhe një prift në At-lanta që iu tha njerëzve: “Do t’ia dalim”. Po, ne mundemi.

Njeriu zbriti në Hënë, një mur u shemb në Berlin, një botë u lidh prej shkencës dhe imagjinatës sonë. Dhe këtë vit, në këto zgjedhje, ajo vendosi gishtin mbi një ekran dhe votoi, sepse pas 106 vjetësh në Amerikë, mes kohëve më të mira dhe orëve më të këqija, ajo e di se si mund të ndryshojë Amerika. Po, ne mundemi.

Amerikë, kemi mbërritur deri këtu. Kemi parë kaq shumë. Por kemi kaq shumë për të bërë. Kështu që sonte le të pyesim veten: nëse fëmijët tanë jetojnë deri në shekullin tjetër, nëse vajzat e mia do të jenë me fat të jetojnë sa Ann Nixon Cooper, çfarë ndryshimesh do të shikojnë? Çfarë progresi do të kemi patur ne?

Kjo është mundësia jonë t’i përgjigjemi asaj thirrjeje. Kjo është koha jonë – t’i kthejmë njerëzit në punë dhe të hapim dyert e mundësive për fëmijët tanë, të rikthejmë prosperitetin dhe promovojmë çështjen e paqes, të rifitojmë Ëndrrën Amerikane dhe të riafirmojmë të vërtetën themelore: se të gjithë së bashku ne jemi një; se ndërsa marrim frymë ne shpresojmë dhe aty ku ndeshim cinizëm e dyshim dhe ata që na thonë se nuk mundemi, ne do t’u përgjigjemi me thirrjen amerikane që përmbledh shpirtin e një populli:

Po, ne mundemi.

   Fjala pëshëndetjes në përfundim të zgjedhjeve presidenciale në SHBA  

  Kthehu në faqen e parë

 

 

 

 

 

 

 

Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!