OBAMA MERR ZYRTARISHT DETYRËN E PRESIDENTIT TË SHBA-VE

 

 

CEREMONI MADHËSHTORE, BETOHET PRESIDENTI I 44-T I SHBA, BARAK OBAMA

 

 

SHBA: Fjalimi i inaugurimit të Presidentit BARAK OBAMA

 

Bashkëatdhetarët e mi!

Qendroj sot para jush me respektin për detyrën që kemi përpara, mirënjohës për besimin që më keni dhënë, i vetëdijshëm për sakrificat që kanë bërë paraardhësit tanë. Falenderoj Presidentin Bush për shërbimin e tij ndaj vendit, si dhe për bujarinë dhe bashkëpunimin e tij gjatë gjithë këtij tanzicioni.

 

44 amerikanë e kanë bërë këtë betim presidencial. Fjalimet janë mbajtur gjatë periudhave të intensifikimit të begatisë dhe kohëve të paqes së qendrueshme.Megjithatë, hera herës, betimi është bërë edhe në kohë stuhish të ashpëra.Në këto momente, Amerika ka çarë përpara, jo vetëm si rezultat i aftësive të atyre që kanë mbajtur këtë post të lartë, por sepse Ne Populli kemi patur besim në idealet e paraardhësve tanë dhe dokumentet e themelimit tonë.

 

Kështu ka qënë. Kështu duhet të jetë për të gjitha brezat e amerikanëve.

 

Që ne jemi tani në mes të krizës, kjo është mjaft e qartë. Vendi ynë është në luftë kundër një rrjeti të gjerë dhune dhe urrejtjeje. Ekonomia jonë është dobësuar së tepërmi, pasojë e etjes së pakontrolluar për fitime dhe papërgjegjësisë që kanë treguar disa, por gjithashtu edhe për shakak të dështimit tonë kolektiv për të bërë zgjedhje të vështira dhe për ta përgatitur vendin për një epokë të re. Shumë njerëz kanë humbur shtëpitë dhe vendet e punës, shumë biznese janë mbyllur. Shërbimi ynë shëndetësor është shumë i kushtueshëm, shkollat tona kanë lënë shumë të zhgjënjyer, dhe çdo ditë sjell të dhëna të mëtejshme se mënyrat si ne e përdorim energjinë, i shërbejnë forcimit të kundërshtarëve tanë dhe kërcënojnë planetin tonë.

 

Këto janë tregues të krizës, sipas zërave dhe statistikave. Më pak e matshme, por jo më pak e rëndësishme është humbja e besimit në mbarë vendin, një frikë ngacmuese se rënia e Amerikës është e pashmangshme dhe se brezi ynë i ardhshëm duhet të ulë standardin.

 

Ju them sot se sfidat që kemi përballë janë reale.  Ato janë serioze dhe të shumta.  Ato nuk do të kapërcehen lehtë ose gjatë një harku të shkurtër kohor. Por, Amerikë duhet ta dish se ato do të kapërcehen.

 

Ne jemi mbledhur sepse kemi zgjedhur shpresën ndaj frikës, bashkimin për një qëllim ndaj konfliktit dhe grindjeve.

 

Në këtë ditë ne proklamojmë fundin e etjes së papërmbajtur për fitim dhe premtimeve falso, justifikimeve dhe demagogjisë së demoduar, që për një kohë shumë të gjatë i kanë mbytur politikat tona.   

 

Ne mbetemi një vend i ri, por sipas fjalëve të Biblës, ka ardhur koha për të lënë mënjanë sjelljet fëminore. Ka ardhur koha të riafirmojmë shpirtin tonë të fuqishëm, të zgjedhim atë çka është e mirë nga historia, të çojmë përpara atë dhuratë të çmuar, atë ide fisnike, të trashëguar nga brezi në brezi: Premtimin e Zotit se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, të gjithë janë të lirë dhe të gjithë meritojnë shansin të jenë plotësisht të lumtur. 

 

Duke riafirmuar madhështinë e vendit tonë, ne e kuptojmë se madhështia nuk është kurrë dhuratë. Ajo duhet fituar. Rrugëtimi ynë nuk ka qënë kurrë i lehtë dhe me kërkesa minimale. Nuk ka qënë rrugëtimi i të dobëtit, i atyre që zgjedhin argëtimin ndaj punës, ose që përpiqen vetëm për kënaqësinë që jep pasuria dhe fama. Por kanë qënë ata që kanë marrë parasysh rreziqet, ata që kanë sakrifikuar, ata që kanë krijuar – shpesh nga ata burra dhe gra që kanë punuar shumë dhe pa u dukur, që na kanë çuar përpara në rrugën e vështirë drejt begatisë dhe lirisë.

 

Për ne, ata n morën me vete sendet e tyre dhe udhëtuan përmes oqeanesh në kërkim të një jete të re.

 

Për ne, ata iu drejtuan Perëndimit, kapërcyen vështirësi dhe punuan tokën e fortë.

Për ne, ata luftuan dhe dhanë jetën, në vende si Konkordi, Getisburgu, Normandia dhe Khe Sahni.

 

Këta burra dhe gra u përpoqën, sakrifikuan dhe punuan pa pushim derisa duart u zunë kallo, që ne të mund të gëzonim një jetë më të mirë. Për ta, Amerika qëndronte mbi ambicjet tona personale, mbi origjinën tonë të ndryshme, mbi pasurinë apo grupimet.

 

Në këto gjurmë ne vazhdojmë sot. Ne vazhdojmë te jemi vendi më i begatë dhe më i fuqishëm në botë. Punonjësit tanë nuk janë më pak produktivë tani sesa para se të fillonte kriza. Mendjet tonë nuk janë më pak krijuese, mallrat dhe shërbimet tona janë po aq të nevojshme sa ç’ishin para një jave, një muaji, një viti. Aftësitë tona nuk janë pakësuar. Por koha për të ndenjur pa vepruar, e mbrojtjes së interesave të ndryshme, e shtyrjes së vendimeve të pakëndshme ka kaluar. Duke filluar që sot, duhet të ngrihemi, të lëmë mënjanë plogështinë dhe të fillojmë përsëri punën e rindërtimit të Amerikës.

 

Sepse ngado t’i hedhim sytë ka punë për të bërë. Gjendja e ekonomisë kërkon ndërhyrje të guximshme dhe energjike dhe ne do të veprojmë jo vetëm për të hapur vende pune, por për të vënë themele të reja për zhvillim. Do të ndërtojmë rrugët dhe urat, rrjetet elektrike dhe linjat dixhitale që mbështesin tregëtinë dhe na lidhin me njëri-tjetrin. Do ta rikthejmë shkencën në vendin e merituar dhe do t’i hapim rrugën mrekullive të teknologjisë për të rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe për t’ia ulur atij koston. Ne do të përdorim energjinë diellore, erën dhe tokën për makinat dhe fabrikat tona. Si edhe do t’i transformojmë shkollat dhe universitetet tona për të plotësuar kërkesat e epokës sonë të re. Ne mund t’i bëjmë të gjitha këto. Dhe do t’i bëjmë të gjitha.

 

Ka nga ata që i vënë në pikëpyetje ambicjet tona, që thonë se sistemi ynë nuk i përballon dot kaq shumë plane të mëdha. Kujtesa e tyre është e shkurtër. Sepse e kanë harruar atë që ka bërë ky vend; se çfarë mund të realizojnë burrat dhe gratë kur imagjinata përdoret për një qëllim të përbashkët dhe kur nevoja kthehet në kurajo.

Ajo që cinikët nuk e kuptojnë është se toka nën këmbët e tyre ka lëvizur, se argumentat e vjetra politike që na kanë konsumuar për një kohë kaq të gjatë nuk vlejnë më. Pyetja që shtrojmë sot është jo nëse qeveria jonë është shumë e madhe, apo shumë e vogël, por a funksionon, nëse ndihmon familjet të gjejnë punë të mira, nëse siguron kujdes shëndetësor të përshtatshëm, nëse mundëson një pension me dinjitet. Nëse përgjigjia është po, duhet të bëjmë përpara, nëse përgjigja është jo, ato programe duhet të eliminohen. Dhe ata që menaxhojnë paratë e publikut do të mbahen përgjegjës, të shpenzojnë me kujdes, t’i ndryshojnë prirjet e gabuara dhe t’i bëjmë bizneset tona hapur, sepse vetëm ashtu mund të  rikthejmë besimin e vital mes njerëzve dhe qeverisë së tyre.

 

Përsa i përket mbrojtjes tonë të përbashkët, ne hedhim poshtë si të gabuar zgjedhjen mes sigurisë dhe idealeve tona.Themeluesit e Kombit tonë, përballuan vështirësi që ne as mund t’i imagjinojmë, ata hartuan një kartë për të garantuar sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, një kartë që i ka rrënjët në gjakut e brezave.  Ato ideale ende hedhin dritë mbi botën dhe ne nuk do të heqim dorë prej tyre, për përfitime të çastit.Prandaj për gjithë njerëzit e dhe qeverisë që po na ndjekin sot, nga kryeqytetet më të mëdha e deri tek fshati i vogël ku lindi babai im, ta dinë se Amerika është mikja e çdo vendi dhe çdo burri, gruaje dhe fëmije, që përpiqen për një ardhme në paqe dhe me dinjitet, dhe ne jemi gati për të udhëhequr edhe një herë.

 

Mos harroni se brezat e mëparshëm u përballën me fashizmin dhe komunizmin, jo vetëm me raketa dhe tanke, por me aleanca dhe bindje të qëndrueshme. Ata e kuptuan se vetëm pushteti nuk mund të na mbrojë dhe as na jep të drejta të bëjmë si të duam. Ata e dinin se fuqia jonë shtohet përmes përdorimit të kujdesshëm, siguria jonë buron nga drejtësia e kauzës sonë, forca e shembullit tonë, modestia dhe përmbajtja.

 

Ne jemi ata që mbajë mbi shpatulla këtë trashëgimi.Të udhëhequr edhe një herë nga këto parime, ne do t’i përballojmë kërcënimet e reja që kërkojnë përpjekje më të mëdha, madje edhe bashkëpunim dhe mirëkuptim më të madh mes vendeve. Ne do të fillojmë me përgjegjshmëri t’ia lëmë Irakun popullit të tij dhe të forcojmë paqen e arritur me sakrica të mëdha në Afganistan.Me miq të vjetër dhe ish armiq, ne do të punojmë pa u lodhur për të pakësuar rrezikun bërthamor dhe do të përpiqemi për të ngushtuar spektrin e ngrohjes globale.Ne nuk do të kërkojmë falje për mënyrën tonë të jetesës,  as nuk do të heqim dorë nga mbrojtja jonë, dhe për ata që kërkojnë të çojnë përpara qëllimet e tyre duke mbjellë terror dhe duke vrarë njerëz të pafajshëm, ne u themi se shpirti ynë është i fortë dhe nuk mund të thyhet, ju nuk mund të fitoni ndaj nesh, ne do t’ju mundim.

 

Ne e dimë se mozaiku i trashëgimisë tonë është forcë dhe jo dobësi.  Ne jemi një vend të krishterësh dhe myslimanësh, hebrejsh dhe hindush, si dhe vend jo besimtarësh. Ne jemi formuar nga çdo gjuhë dhe kulturë që vjen nga çdo skaj i botës dhe sepse ne kemi ndjerë shijen e hidhur të luftës civile dhe ndarjes racore, dhe kemi dalë nga ai kapitull i errë më të fortë dhe më të bashkuar, ne besojmë se urrjetjet e vjetra një ditë do të shuhen, se ndarjet fisnore shpejt do të zhduken, dhe ndërkoqë që bota po zvogëlohet, njerëzimi ynë i përbashkët do të rishfaqet dhe Amerika duhet të luajë rolin e saj për nxitjen e një epoke të re paqeje.  

 

Botës myslimane i themi se ne kërkojmë një rrugë të re përpara, bazuar në interesat e përbashkëta dhe respektin reciprok.Atyre udhëheqësve të botës që kërkojnë konflikt apo fajësojnë perëndimin për mangësitë e shoqërive të tyre, u themi se populli juaj do t’ju gjykojë për çfarë do të ndërtoni dhe jo për çfarë do të shkatërroni.Atyre që mbahen në pushtet përmes korrupsionit dhe mashtrimit, nëpërmjet shtypjes së disidencës, u themi se tani që ju jeni në anën e gabuar të historisë, ne do t’jua zgjasim dorën, në qoftë se ju jeni të gatshëm të zgjasni dorën të parët.

 

Ndaj vendeve të varfëra të botës, ne angazhohemi të punojmë sëbashku për lulëzimin e fermave tuaja, për ujë të pijshëm, për të ushqyer njerëzit dhe mendjet e uritura. Dhe atyre vendeve si i yni që gëzojnë relativisht shumë, ne u themi se nuk mund të jemi indiferentë ndaj vuajtjeve përtej kufijve tanë dhe as do të vazhdojmë të konsumojmë burimet e botës pa marrë parasysh efektet. Bota ka ndryshuar dhe ne duhet të ndryshojmë bashkë me të.

 

Ndërkohë që po nisim rrugën që kemi përpara, ne kujtojmë me mirënjohje ata amerikanë të guximshëm që pikërisht në këto momente patrullojnë në shkretëtirat dhe malet e largëta.Ata kanë diçka për të na thënë sot, po ashtu si heronjtë që prehen për jetë në kodrën e Arlingtonit. Ne i nderojmë ata jo vetëm si ruajtës së lirisë sonë, por sepse ata mishërojnë shpirtin e shërbimit, vullnetin për të gjetur diçka më të madhe se vetja. Madje, në këtë moment, një moment që do të përcaktojë një brez, është pikërisht ky shpirt që duhet të jetojë tek të gjithë ne.

 

Sepse sado që mund dhe duhet të bëjë qeveria, në fund të fundit vendi mbështetet tek besimi dhe vendosmëria e popullit amerikan. Ajo që na bën t’i kapërcejmë orët tona më të vështira, është mirësia për të marrë në shtëpi një njeri të panjohur pas shkatërrimit të digave, altruizmi i punëtorëve që pranojnë të pakësojnë orët e tyre të punës, për të mos lejuar shokët e tyre të humbin punën. Është guximi i zjarrfikësve për të hyrë në një korridor të mbushur me tym, por edhe dëshira e një prindi për të rritur me dashuri një fëmijë, që në fund të fundit përcaktojnë fatin tonë.

 

Sfidat tona mund të jenë të reja. Mjetet që ne përdorim për t’i përballuar ato mund të jenë të reja. Por vlerat nga të cilat varet suksesi ynë, puna dhe ndershmëria, kurajoja dhe drejtësia, toleranca dhe kureshtja, besnikëria dhe patriotizmi, të gjitha këto kanë qenë me ne gjithmonë. Këto janë të vërteta. Kanë qenë forca që ka nxitur përparimin tone gjatë gjithë histories. Ajo që duhet, është kthimi tek këto të vërteta.Ajo që kërkohet prej nesh, është një epokë e re përgjegjësish, që çdo amerikan të kuptojë se kemi detyrime ndaj vetvetes, ndaj vendit dhe ndaj botës, që ne nuk i pranojmë me ngurrim por i marrim përsipër me kënaqësi, të bindur se nuk asgjë nuk e kënaq më shumë shpirtin, asgjë nuk i jep më shumë formë karakterit, sesa përmbushja pa rezerva e një misioni të vështirë.

 

Ky është çmimi dhe premtimi i të qenit qytetar.

 

Ky është burimi i besimit tonë – vetëdija se Zoti na bën thirrje t’i japim formë një fati të pasigurt.

 

Ky është kuptimi i lirisë dhe i kredos sonë – që i bën burrat dhe gratë dhe fëmijët e të gjitha racave dhe të gjitha besimeve të mblidhen në këtë festë të mrekullueshme dhe pse një burrë, babait të të cilit më pak se 60 vjet më parë mund t’i ishte mohuar shërbimi në restorant, qëndron sot para jush për të bërë betimin më të shenjtë.

Pra le ta shënojmë këtë ditë duke kujtuar se cilët jemi dhe sa përpara kemi ecur. Në vitin e ditëlindjes së Amerikës, në muajin më të ftohtë, një grup i vogël patriotësh u mblodh rreth zjarrit që përpëlitej në brigjet e një lumi të akullt. Kryeqyteti ishte i braktisur. Armiku po përparonte. Bora ishte mbushur me njolla gjaku. Në momentin kur rezultati i revolucionit tone ishte më shumë se kurrë në dyshim, babai i kombit tone porositi që këto fjalë të lexoheshin para njerëzve.

 

 “Ta marrë vesh bota e ardhshme … që në zemër të dimrit, kur të vetmet që mund të mbijetonin ishin shpresa dhe virtyti, qyteti dhe vendi të alarmuar nga një rrezik i përbashkët, u mblodhën së bashku për t’i bërë ballë”.

 

Amerikë! Përballë rreziqeve tona të përbashkëta, në këtë dimër të vështirë, le t’i kujtojmë këto fjalë që nuk njohin kohë. Me shpresë dhe virtyt, le t’u bëjmë ballë edhe një herë me guxim rrymave të acarta dhe t’i kapërcejmë çfarëdo stuhish që do na rrahin. Le të rrëfejnë fëmijët e fëmijëve tanë se kur ne u vumë në provë, ne nuk pranuam që ky udhëtim të ndërpritej, se ne nuk kthyem kurrizin dhe as nuk u zmbrapsëm; dhe me sytë nga horizonti dhe me mirësinë e zotit mbi ne, ne e çuam përpara këtë dhuratë të madhe të lirisë dhe ia pasuam të paprekur brezave të ardhshëm. //iç//zëri i amerikës

 

UASHINGTON- 20 janar 2009

 

"Betohem të ruaj, mbroj, zbatoj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës". Me këto fjalë i është drejtuar popullit amerikan Presidenti i 44-të i tij, Barak Obama. Në një ceremoni madhështore është zhvilluar në sheshin Capitoll Hill përballë Shtëpisë së Bardhë, inaugurimi i Presidentit të ri, të parit President afro-amerikan, Barak Obama. Ka qenë një ditë historike sot për amerikanët, një ditë me emocione për të gjithë ata që shohin tek Obama ndryshimin. Ai ka mbajtur një fjalim pas betimit, të karakterizuar nga prezantimi i vështirësive me të cilat përballet populli i tij dhe shpalosja e sfidave që e presin. Një fjalim plot shpresë dhe nxitës. Ai iu ka kërkuar amerikanëve të jenë më human.


 


CEREMONIA MADHËSHTORE ME MILIONA SHIKUES DHE TELESHIKUES

 

Ceremonia e inaugurimit të Obamës u ndoq nga miliona njerëz. Mbi 2 milion amerikanë që e ndiqnin live në orën që në orën 11.00 kur nisi ceremonia e deri në orën 12.00 kur u betua Presidenti. (Në shqipëri ora 18.00). Po kështu 200 milion persona e kanë ndjekur përmes radios dhe TV, mbi 2500 roje sigurimi e mijëra të tjera kanë punuar për mbarëvajtjen e ceremonisë më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Obama ka dalë në panel në orën 17.45 me orën tonë dhe në orën 11.45 me orën amerikane. Ai është përshëndetur me personat e rreshtuar në panel dhe më pas ka ndjekur fjalën përshëndetëse, lutjen e betimit, betimin e zv/presidentit Xho Bajen dhe më pas ka dalë në foltore, i buzëqeshur dhe i emocionuar ka shprehur gjithë vendosmërinë e tij, për ta mbajtur SHBA, si shtetin më të fuqishëm të botës.


* * *

 

Gratë dhe burrat e zgjedhur nga Obama,

që do të bëjnë realitet premtimin e bërë për ndryshim

 

TË GJITHË NJERËZIT E PRESIDENTIT

 

Anëtarët e kabinetit, këshilltarët

dhe stafi i Shtëpisë së Bardhë

 

XHO BIDEN

 

66 vjeç

Zëvendëspresident

 

Senator që prej 29 vitesh, me

një fatkeqësi të madhe

personale: gjatë një aksidenti

i vdesin gruaja dhe e bija. Ka

synuar disa herë Shtëpinë e

Bardhë, por do t'i duhet të

kënaqet me pozicionin e

numrit 2. Është i famshëm

për përvojën e tij në politikën

e jashtme dhe në bërjen e

gafave. Dikur e cilësoi

Obamën "një afroamerikan të

pastër dhe brilant".

 

 

HILARI KLINTON

 

61 vjeçe

Sekretare e Shtetit

 

Armikja e mundur, e transformuar

tashmë në një aleate e

Obamës. Aktualisht ka një

ndër rolet më delikate të

administratës. Do të drejtojë

politikën e jashtme të Obamës.

Ka një përvojë si ish-zonjë

e Parë, duke qenë se si

bashkëshortja e Klintonit ka

shëtitur në mbi 80 vende të

botës dhe ka marrëdhënie

personale me liderë të

ndryshëm. Puna e saj do të

nisë nga Lindja e Mesme.

 

LEON PANETA, 70 VJEÇ

 

Drejtori i CIA-s

 

Bir i një restauruesi kalabrez. Për tre vjet ka

qenë shef stafi në Presidencën e Klintonit, por
nuk ka pasur ndonjë lloj përvoje me Shërbimet
Sekrete. Premtimi: heqja e torturës.

RAHM EMANUEL

 

49 VJEÇ
Shef i stafit
Një nga këshilltarët kryesorë të
Klintonit dhe ka raporte shumë të
veçanta me Izraelin. Me Obamën dhe
Axelrod formon "treshen e Çikagos" që
do të qeverisë Amerikën.

XHEJMS L. XHONS


65 vjeç
Këshilltar për Sigurinë
Kombëtare
Hero i Vietnamit, ishkomandant
i NATO-s. Është
ndër të parët që ishte për
strategjinë: më pak Irak, më
shumë Afganistan.

FIL SHILIRO


52 vjeç
Obamës i duhej
dikush që ta njihte
mirë Kapitol Hillin. Ai
është një nga mendjet
më të ndritura të
ligjeve në Shtetet e
Bashkuara.

LAURENC SUMERS


Drejtor i Këshillit
Kombëtar për
Ekonominë
Ka qenë në krye të
Thesarit në epokën
e Klintonit dhe në
krye të Harvardit,
por u largua nga ky i
fundit, pasi deklaroi
se "femrave u
mungon aftësia për
t‘u marrë me
matematikë".

DENNIS C. BLAIR


61 vjeç
Drejtor i Informacionit
Admiral në pension,
ka studiuar në
Oksford me Bill
Klintonin. Ekspert i
Azisë dhe antiterrorizmit.

LIZA P. XHEKSON


46 vjeçe
Administratore e Agjencisë
për Mbrojtjen e Ambientit
Inxhiniere kimie dhe ministre
e Ambientit në Nju Xhersi, e
mbi të gjitha një ambientaliste
e bindur. Ka objektiv
pavarësinë energjetike.

PETER R. ORSZAG


40 vjeç
Drejtor i zyrës së bilanceve
Është një nga klintonianët më të
zellshëm në administratën e re dhe
përgjegjës për çështjet e taksave.
Është në një linjë me pragmatizmin e
Presidentit kundër krizës ekonomike.

SUZAN E. RICE


44 vjeçe
Ambasadore në Kombet e Bashkuara
Afro-amerikane dhe një nga personat e mbështetur
shumë nga ish-Sekretarja amerikane e Shtetit,
Allbrajt. Aktualisht është një nga personat më të
besuar të Obamës. Ka mendimin se OKB është
një organizatë e domosdoshme, por jo e përsosur.

 

RON KIRK


54 vjeç
Përfaqësues për tregtinë
Ish-kryebashkiak i Dallasit dhe mbështetës i NAFTA-s
(Marrëveshja amerikano-veriore për këmbimin e lirë të
mallrave). Emërimi i tij ishte një surprizë.

ROBERT GEJTS

 

65 vjeç

Mbrojtja
Është shefi i parë i Pentagonit, i emëruar
nga një administratë me "shenjë të
kundërt" dhe simbolizon vazhdimësinë
bipartizane: ndër detyrat kryesore do të
ketë tërheqjen e trupave nga Iraku, si
dhe do të përqendrohet në Afganistan. U
bë i famshëm për përgjigjen që dha në
seancën e pyetjeve në Senat në vitin
2006: "Jemi duke fituar në Irak? Jo zotëri".

TIMOTHI F. GEITHNER


47 vjeç
Thesari
Do të përballet me krizën më të rëndë
financiare në vend, që nga periudha e
Depresionit të Madh. Më parë, në
pozicionin e shefit të FED për Nju
Jorkun, ai asistoi në fazat e para të
shpërthimit të saj. Ishte ndër ideatorët
dhe mbështetësit e planit financiar të
shpëtimit prej 700 miliardë dollarësh.

ERIC H. HOLDEN JR.


Ka qenë zëvendësprokuror i
Përgjithshëm në administratën
e Klintonit. Ka deklaruar se
vetëm një personalitet i
jashtëzakonshëm si ai i
Obamës mund ta kapërcente
marrëdhënien fillestare me
Hilarinë. Ka shumë anë të
përbashkëta me Presidentin.
Është bir emigrantësh, vjen
nga bota e ligjeve dhe ka
studiuar në "Columbia".

ARNE DUNCAN


44 vjeç
Arsimi
Shok basketbolli me Obamën,
ka një të kaluar prej
futbollisti profesionist në
Australi dhe menaxher i
shkollave publike në Çikago.
Pas emërimit do të ketë të
bëjë me shkollat e 50 shteteve.

STEVEN CHU


60 vjeç
Energjia
Ka CV shumë të fortë:
çmim "Nobel" për fizikën
në vitin 1997. Sipas tij,
mjaftojnë 1000 dollarë për
të ndryshuar tek amerikanët
mënyrën e përftimit
të energjisë. Këtë ka
ndërmend ta vërë në
zbatim.

TIOM DASCHLE


61 vjeç
Shëndetësi dhe shërbime njerëzore
Përfaqësues i Dakotës së Jugut në
Kongres, në vitin 1987, deri në 2004.
Obama do t‘i besojë reformën e
paralajmëruar në shëndetësi. Pika e
dobët, Linda Hall, një nga lobistet
më të rëndësishme në Uashington
për industrinë e avionëve.

SHAUN DONOVAN


42 vjeç
Zhvillim urban
Komisar për zhvillimin
urban të Nju Jorkut. Ka
një të shkuar prej
arkitekti në Itali dhe
Amerikë.

ZHANET NAPOLITANO


51 vjeçe
Siguria e brendshme
E pamartuar dhe guvernatore e
Arizonës. Ka qenë prokurore
federale në epokën e Klintonit
dhe do të drejtojë luftën kundër
terrorizmit. Ishte ndër demokratet
e para që u renditën përkrah
Obamës, pavarësisht lidhjeve
me Hilarinë.

KEN SALAZAR


53 vjeç
Çështjet e Brendshme
Senator i Kolorados. Është rritur me
shtatë vëllezërit e tij në një fermë pa
ujë e pa dritë. Ndoshta kjo është
arsyeja që është bërë ekspert i
çështjeve të energjetikës dhe
ambientaliste. Një nga objektivat e tij
është ulja e varësisë së SHBA-së
ndaj naftës. Është shumë i lidhur me
Obamën dhe kanë qenë fqinj për një
kohë të gjatë.

TOM VILSACK


58 vjeç
Bujqësia
Ish-guvernator i Ajovës, ka
qenë një nga kundërshtarët
më të ashpër të Obamës,
por tashmë ka marrë anën
e tij. Synon që t‘i japë jetë
Amerikës rurale.

HILDA L. DOLIS


51 vjeçe
Puna
Deputete hispanike e
Kalifornisë, e lidhur me
Kryetaren e Kongresit, Nensi
Pelozi, dhe e mbështetur
nga sindikatat. Katolike dhe
bijë emigrantësh. Fillimisht
ishte mbështetëse e
Hilarisë, por më pas u bë
me Obamën.

ERIC K. SHINSEKI


66 vjeç
Veteranët
Gjeneral me origjinë aziatike,
i lindur në Havai. Në vitin
2003, në Kongres, kritikoi
publikisht strategjinë e
Pentagonit në lidhje me
sulmin në Irak. Si pasojë, e
nxorën në pension të parakohshëm,
duke ia ndërprerë
karrierën. Është një nga
personat që personifikon më
mirë se askush erën e
ndryshimit të Obamës.

REY LAHOOD


63 vjeç
Transporti (për t‘u konfirmuar)
Republikan me tendenca
bipartizane. Obamës i pëlqen,
sepse nuk ka hezituar kurrë të
përdorë fondet federale për të
stimuluar rritjen.

ROBERT GIBS


37 vjeç, Zëdhënës
Për 4 vjet ka qenë "hija" e kandidatit të ri dhe
nga sot do të jetë "fytyra" e administratës
përballë botës. Është shumë i zjarrtë si
temperament e shpesh agresiv. Për këtë i
duhet të punojë shumë.

DAVID AKSELROD

 

55 vjeç
Këshilltar i Presidentit
Është mendja e ndritur që u ka
dhënë formë mesazheve të
Obamës. Mesazhe këto, me një
efikasitet të paprecedentë në
historinë e fushatave zgjedhore. Do
të jetë eminenca gri e Presidentit.

PETE ROUSE

 

 62 vjeç
Këshilltar i Presidentit
Është edhe ai një këshilltar
shumë i afërt i Presidentit,
që do të asistojë në
zgjedhjet e rëndësishme.

LISA BRAUN

 

48 vjeçe
Sekretare e Stafit
Një gazetë e përditshme
amerikane ka shkruar se
çdo copë letre që do të
shkojë në tryezën e
Presidentit, do të kalojë
më parë përmes syve të
Lizës. Më parë ka qenë
aktiviste e të drejtave
civile.

VALERI ZHARET

Këshilltare e
Presidentit
Mike shumë e afërt
e familjes Obama
gjatë periudhës së
Çikagos. Është një
talent i vërtetë për
diplomaci dhe do të
jetë asistentja e
Presidentit për
çështjet ndërqeveritare.

XHONATAN FARVO
27 vjeç
Drejtor i sektorit të
shkrimit të
fjalimeve
Është më i riu në
staf, i diplomuar
për shkenca
politike. 5 vjet më
parë e takoi
rastësisht Obamën.
Që nga ajo
kohë ka shkruar
gjithmonë fjalimet
e Obamës.

GREGORI B. CRAIG
63 vjeç, Këshilltar ligjor
Avokat në Uashington
dhe klintonian. Në
Departamentin e Shtetit,
në epokën e Billit, ishte
personi që e mbrojti
Presidentin në procesin e
hapur me rastin e Monika
Levinskit.

KASANDRA KUIN BUTS
43 vjeçe, Këshilltare ligjore
Është eksperte e të drejtave
civile. Obama ka besim tek ajo
për politikën e brendshme dhe
çështjet etike. Ka studiuar në
Harvard.

KAROL M. BROUNER
53 vjeçe
Koordinatore për klimën dhe energjinë
Është "caresha" e klimës. Është gruaja që e ka përcaktuar
administratën "Bush" si "më të keqen për sa u përket
çështjeve të ambientit".

 

 

 

LISTA E PRESIDENTËVE TË SHBA-SË

 

1 George Washington, 1789-1797

2 John Adams, 1797-1801

3 Thomas Jefferson, 1801-1809

4 James Madison, 1809-1817

5 James Monroe, 1817-1825

6 John Quincy Adams, 1825-1829

7 Andrew Jackson, 1829-1837

8 Martin Van Buren, 1837-1841

9 Eilliam Henry Harrison, 1841

10 John Tyler, 1841-1845

11 James Knox Polk, 1845-1849

12 Zachary Taylor, 1849-1850

13 Millard Fillmore, 1850-1853

14 Franklin Pierce, 1853-1857

15 James Buchanan, 1857-1861

16 Abraham Lincoln, 1861-1865

17 Andree Johnson, 1865-1869

18 Ulysses Simpson Grant, 1869-1877

19 Rutherford Birchard Hayes,

1877-1881

20 James Abram Garfield, 1881

21 Chester Alan Arthur, 1881-1885

22 Grover Cleveland, 1885-1889

23 Benjamin Harrison, 1889-1893

24 Grover Cleveland, 1893-1897

25 William McKinley, 1897-1901

26 Theodore Roosevelt, 1901-1909

27 William Howard Taft, 1909-1913

28 Woodrow Wilson, 1913-1921

29 Warren Gamaliel Harding,

1921-1923

30 Calvin Coolidge, 1923-1929

31 Herbert Clark Hoover, 1929-1933

32 Franklin Delano Roosevelt,

1933-1945

33 Harry S. Truman, 1945-1953

34 Dwight David Eisenhower

1953-1961

35 John Fitzgerald Kennedy,

1961-1963

36 Lyndon Baines Johnson, 1963-1969

37 Richard Milhous Nixon, 1969-1974

38 Gerald Rudolph Ford, 1974-1977

39 James Earl Carter, Jr., 1977-1981

40 Ronald Wilson Reagan, 1981-1989

41 George Herbert Walker Bush,

1989-1993

42 William Jefferson Clinton,

1993-2001

43 George Walker Bush, 2001-2009

44 Barack Hussein Obama, 2009-

 

 

 

 

 FUQIA E KOMBIT TONË ËSHTË FUQIA E IDEALEVE TONA -  Barack OBAMA

 KUSH ËSHTË BARACK OBAMA? Nga Heather Maher, RFE

AMERIKANËT VOTOJNË PËR NDRYSHIMIN - Barak Obama është presidenti i 44 i SHBA-së

   

Një gëzim dhe emocion i papërshkruar ai i popullit amerikan që kishte mbushur sheshet e Nju Jorkut   rreth orës 05. 43 (me orën tonë). Monitoret gjigande të vendosura në sheshin kryesor të Manhatan, transmetonin rezultatet direkte të CNN. Deputeti Harlem Charles Rangel konfirmoi rezultatin e fitores për mijëra amerikanëve, të bardhë dhe të zi që ishin mbledhur në shesh. “Po po po” kanë kënduar në kor turma që prej orësh priste konfirmimin e fitores që do i ndryshojë historinë Amerikës.

Edhe reverenci Jesi Jackson nuk ka mundur të mbajë lotët e emocionit kur u deklarua se Barak Obama është president i SHBA-së.

ME 4 NËNTOR 2008  ZGJEDHJET NË SHBA, SI BËHEN ZGJEDHJET DHE KUSH JANË KANDIDATËT

Pregaditi www.besiana.de (Sh.C.)

A bëhet president kush merr më shumë vota? Tepër e thjeshtë për të qenë e vërtetë, dhe në fakt, për zgjedhjet presidenciale amerikane, nuk është tamam kështu.

Pikë së pari nuk zgjidhet direkt presidenti dhe zëvendësi i tij, por KOLEGJI ELEKTORAL. Ai është një organ i përbërë nga delegatë (të quajtur edhe ZGJEDHËSIT E MËDHENJ) që vijnë nga 50 shtetet e Bashkimit, (plus ishulli Hawai - 51) dhe çdo shtet ka një numër delegatësh në proporcion me banorët e vet. Kështu, në brendësi të së vetmes garë për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, ekzistojnë 50 gara të vogla të vlefshme për secilin shtet, ku ai që fiton, ka të gjithë delegatët në anën e tij. ZGJEDHËSIT E MËDHENJ janë në total 538, dhe për të qenë në krye të lojës, është e nevojshme të merren 270.

Kryetari i Shtetit është njëherësh  Kryeministër dhe komandant i forcave të armatosura, kjo e bënë atë personin më të fuqishëm në botë.

Kandidat për kryetar mund të jetë secili person i lindur në Sh.B.A. - së paku të ketë 35 vjet dhe 14 vjet banues në Sh.B.A.

Kush do të jetë President në zgjedhjet e 4 nëntorit 2008? Kandidat janë Barack Obama 47 vjeçar, senator nga Illinoisi, anëtar i Partisë Demokratike. Për Nënkryetar është kandidat senatori Joe Biden 65 vjeçar nga Delaware.

                       Joe Biden  dhe    Barack Obama       

  Kandidati tjetër është John McCain 72 vjeçar senator nga Arizona anëtar i Partisë Republikane. Për Nënkryetar është kandidati-ja Sarah Palin 44 vjeçare  Guvernatore në Alaska.

             John McCain     dhe      Sarah Palin

 

Këto janë zgjedhjet e 56-ta dhe bëhen për zgjedhjen e Presidentit të 44-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

KALENDARI ZGJEDHJEVE

E martë 4 Nëntor: “ELECTION DAY” Votohet për presidentin, zëvendëspresidentin, rinovimin e gjithë Dhomës së Përfaqësuesve, 33 senatorë dhe 11 guvernatorë.

E martë 9 Dhjetor: afati final për të zgjidhur të gjitha mosmbarëvajtjet e mundshme të ndodhura gjatë votimit apo numërimit të votave.

E hënë 15 Dhjetor: ZGJEDHËSIT E MËDHENJ mblidhen në shtetet përkatëse dhe votojnë për presidentin që ka marre më shumë konsensuse brenda vetë shtetit. Në të vërtetë nuk ekziston asnjë ligj kushtetues apo federal që të detyrojë delegatët të votojnë sipas preferencave të popullit, por në 26 shtete ekzistojnë ligje lokale te këtij lloji dhe sidoqoftë sipas zakonit nuk votohet kurrë ndryshe nga ç'thotë zëri i popullit.

E mërkurë 24 Dhjetor: afati i fundit brenda të cilit vota e shprehur nga ZGJEDHËSIT E MËDHENJ duhet të arrijë në Senat dhe në Arkivat kombëtare të Uashingtonit.

E martë 6 Janar: Kongresi (Dhoma plus Senati), mblidhet në Uashington në një seancë të përbashkët, bën shumën e votave të dërguara nga ZGJEDHËSIT E MËDHENJ, dhe shpall fituesin.

E martë 20 Janar: Pikërisht në ora 12, presidenti i ri dhe zëvendëspresidenti betohen përpara Kongresit. (Betimi) “Unë (emri) Betohem se detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara do ta ushtroj besnikërisht dhe Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara do ta mbroj dhe respektoj me forcat më të mira” -  tradicionalisht Presidenti vënë dorën mbi Bibël dhe thotë “kështu Zoti më ndihmoftë”, kjo nuk është e shkruar në Kushtetutë por tradicionalisht praktikohet.

A mund të fitohen zgjedhjet duke marrë më pak vota? Jo vetëm që është e mundur, por ka ndodhur plot pesë herë në historinë amerikane (e fundit 8 vjet më parë, gjatë zgjedhjeve të para të George W. Bush). Kjo mundësohet nga një sistem elektoral që nuk është as direkt, as kombëtar, por arrihet në zgjedhjen e presidentit në mënyrë indirekte (përmes ZGJEDHËSVE TË MËDHENJ), dhe me mini-sfida shtet për shtet (ku delegatët në lojë nuk ndahen në mënyrë proporcionale, por i shkojnë të gjithë fituesit).

 

Pse zgjedhjet në nëntor? Historia është interesante dhe mund të duket në sytë tanë surreale, por, për ta kuptuar vërtet, duhet të kthehemi në të kaluarën. Në vitin 1872, Shteti Federal Amerikan, kryesisht mbështetej në bujqësi, për këtë arsye vendos të kryejë zgjedhjet në Nëntor, sepse në verë në plan të parë ishin arat dhe puna në bujqësi dhe vetëm pastaj vinte politika, dhe gjithashtu për t'i dhënë kohë kongresit që të numëronte votat para se presidenti të merrte mandatin në janar. Rreth 50 vjet më vonë u vendos e marta e parë e nëntorit, me përjashtim të datës 1, për të respektuar festën katolike të Shenjtëve, dhe zgjedhja e të martës është sërish e diktuar nga arsye praktike. Duke përjashtuar të dielën (ditë tradicionale pushimi), e hëna i duhej kushtuar udhëtimeve (në hapësirat e gjera amerikane, për të shkuar deri te kutitë mund të nevojitej edhe një ditë), dhe kështu që ngelej e logjikshme e marta.

 

A mund të shtyhen zgjedhjet? Kurrë. Nuk është e mundur të konceptohet një ndryshim i datave elektorale dhe për të kapur ashpërsinë e një norme të tillë, mjafton të kujtojmë që zgjedhjet u zhvilluan  edhe gjatë luftës civile të 1864, kur shumë shtete ishin thjesht transformuar në sheshe beteje.

 

Sa fiton Presidenti? Presidenti ka të ardhura vjetore 400.000 US dollar. Për krahasim, një Kryeqeveritar Zviceran ka 400.000 Franga zvicerane të ardhura vjetore, Nicolas Sarkozy 401.700 Franga, Angela Merkel 399.400 franga.

 

Ku banon Presidenti i ShBA-ve? Në Shtëpinë e Bardhë në Pennsylvania Avenya numër 1600, Rezidenca e tij ka 132 dhoma, 35 banjo, 412 dyer, 147 dritare, 8 shkallë dhe 3 ashensor, ka basen noti, fushë tenisi, kinosallë, TV aparate ka çdo apartman dhe çdo kthesë apo korridor. Rezidencë ndihmëse është rezidenca në Camp David.

 

 

Pse quhet ndërtesa e Presidencës Shtëpia e Bardhë? Ndërtesa e Presidencës Amerikane në vitin 1814 është djegur nga trupat britanike dhe në vitin 1819 ka përfunduar renovimi i sajë për ngjyrosjen e bardhë të saj janë dashur 2157 litra ngjyrë e bardhë.

 

 

 Kthehu në faqen e parë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!