VETOJA RUSE DHE KINEZE IMPONON SHTRIRJEN E EULEX-IT - ME 6 PIKAT KONTRAVERSE TË BAN KI MUNIT

Shkruan: Shefqet Cakiqi Llapshtica www.besiana.de      

Në reagimet aktuale rreth planit 6 pikësh të Ban Ki Munit, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, një pjesë e publicistikës tonë sikur më shumë është hedh kundër miqve të Kosovës! Me tone nervoze ndaj Bashkimit Europian dhe SHBA-ve! Disa sillen sikur nuk kanë njohurit e duhura të funksionimit të organizmave ndërkombëtar! Nuk arrijnë të i dallojnë nivelet dhe pjesëmarrësit në ato Organizata. Prapë duhet sqaruar se OKB dhe Këshilli i Sigurimit dhe Sekretari i saj Ban Ki Mun është rob i rregullave të brendshme të funksionimit të OKB-së, që nga themelimi i saj! Atje ka të drejtë vetoje Rusia dhe Kina- sikurse edhe tre anëtarët e tjerë! Ka vite e decenie që forcat demokratike janë duke u munduar që ta ndryshojnë metodën e vendimmarrjes në  Këshillin e Sigurimit. Në rastin tonë, në rastin e Kosovës, nuk ka mundësi as teorike as praktike që Këshilli i Sigurimit dhe Sekretari i OKB-së Ban Ki Mun të dalin nga rregullat e brendshme të vendimmarrjes në Këshill të Sigurimit. Kjo nuk është vetëm në rastin e Kosovës, por ka qenë që nga themelimi i OKB-së – konsensusi dhe e drejta e vetos e pesë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit SHBA, Franca, Britani e Madhe, Rusia dhe Kina!

Për Kosovën dhe lirin e saj janë angazhuar, po edhe kanë luftuar: SHBA, Franca, Britani e Madhe së bashku me aleatët e tyre në NATO. Ato edhe përkundër rregullave në Këshill të Sigurimit kanë intervenuar ushtarakisht për Kosovën dhe në momentin e shpalljes së pavarësisë ata kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.  

Situata nuk është aq e thjeshtë sa të jetë e kuptueshme për të gjithë.

Në këtë gjendje të tensionuar në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë rreth vendosjeve të raketave mbrojtëse në Poloni dhe Çeki dhe synimi për futjen në NATO të Ukrainës dhe Gjeorgjisë, e bënë reagimin e Rusisë edhe më të egër, madje edhe më të egër se të vet Serbisë! Edhe vet Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës, neve do të ballafaqohemi me bllokadë në Këshill të Sigurimit nga ana e metodës vendimmarrëse, nga vetoja e Rusisë dhe Kinës. Rusia ka strehuar gjeneral dhe politikan që janë të ndjekur nga gjykatat aktuale Serbe dhe nga Gjykata e Hagës!

Më në fund do të duhej të jemi të ndërgjegjshëm, po të mos vepronin ShBA-t, Franca dhe Britania e Madhe, ne do të ishim të vetëm në ballafaqimin me Serbin dhe mbështetësin e saj Rusin dhe Kinën. Miqtë tanë edhe me ato gjysmë rezoluta dhe me gjysmë miratimi nga Këshilli i Sigurimit na ndihmuan të shpëtojmë në vitin 1999, na ndihmuan të stabilizohemi dhe të shpallim shtetin e Kosovës. Nuk kemi arsye të dyshojmë se edhe në përfundimin e këtij cikli, ata nuk do të jenë me ne. Dështimi ynë është edhe dështimi i tyre, suksesi ynë është edhe suksesi i tyre, është suksesi i Evropës.

         Rusia dhe Kina, si anëtare me të drejtë Vetoje në Këshill të Sigurimit, janë ata që e kanë bllokuar dhe vazhdojnë ta bllokojnë Kosovën. Edhe Rambujeja ishte e kushtëzuar nga Rusët dhe Kinezët, edhe rezoluta 1244 ishte kompromis me Rusët dhe Kinezët, edhe Plani i Ahtisarit është i kushtëzuar nga Rusët dhe Kinezët edhe plani aktual 6 pikësh i Ban Ki Munit është vazhdimësi e kësaj!

         Ne shqiptarët në përgjithësi dhe Kosova në veçanti  duhet të jemi të hidhëruar, apo të revoltuar ndaj Rusëve dhe Kinezëve, ne do të ishte dashur të jemi përkrah Amerikanëve dhe Evropianëve që angazhohen për ndërrimin e metodës  vendimmarrëse në Këshillin e Sigurimit dhe kundër  Vetos së Rusëve dhe Kinezëve – jo vetëm në rastin tonë por në të gjitha rastet e ngjashme.

         Ne shqiptarët në përgjithësi dhe Kosova në veçanti, ende nuk jemi në nivelin e duhur të vetëdijesimit  politik, e pritëm me ovacione Ramiz Alin në Prishtinë, tash së voni, një sjellje e përgjumur samnabule, ende nuk jemi në kohën dhe hapësirën aktuale që na rrethon! Ramiz Alia për gjithë jetën e tij politike kishte bërë “luftë” dhe propagandë kundër Imperializmit Anglo-Amerikan dhe kundër NATO-së, duke i shërbyer me përkulje Rusëve dhe Kinezëve! E ne, në vend se të ngjallemi dhe të kthjellemi e të merremi me perspektivën tonë,  bëjmë spektakle e përvjetorë për diktatorë në Prishtinë! Në vend se të merremi me ndërtimin e të ardhmes ton, që të na njohin pavarësinë  shtetet e botës, një pjesë e jona sillet në “rrethin vicioz”, që është jashtë kohës dhe hapësirës, me gjuhën e kompjuterit jo kompatibël me kohën dhe hapësirën !

Na duhet të kthjellohemi, nuk duhet të qojmë jetë të dyfishtë; edhe me ideale të demokracisë, me patriotizëm Evropian dhe me Amerikën; e në anën tjetër të mbajmë në gji fotografitë dhe politikat e Rusëve dhe Kinezëve! Ish dashtë të bëhej publike një pikë diku, një stop, një distancim nga ajo pjesë e marrëzisë së politikës shqiptare që ishte e mashtruar nga Rusia, Kina e Socializmi !! Disa mendojnë si makusha, me futjen e kokës në zall, humbin marrëzitë dhe dyfytyrësia! Apo pa vetëdije   karikaturohen si dëshirojnë armiqtë tanë !!

Kur të kundërshtojmë Rezolutën 1244 apo Planin aktual 6 pikësh , ne duhet të shprehim mllefin kundër Rusisë dhe Kinës dhe formës ekzistuese vendimmarrëse në Këshill të Sigurimit, nuk duhet të bëhemi ashtu si na donë armiku, duke u prishur dhe revoltuar me miqtë  tanë, me ata që  na ndihmuan dhe na ndihmojnë. Revolta jonë duhet kanalizohen andej nga është shkaku!

Plani aktual 6 pikësh i Ban Ku Munit, duhet të refuzohet e kundërshtohet nga kjo prizëm, duke theksuar pengesat e padrejta me veto Ruse e Kineze;  se Kosova është njohur nga të gjitha shtetet që janë relevenate në BE dhe NATO ( nuk qojnë shumë peshë Spanja, Greqia, Qiproje, Sllovakia dhe Rumania që ende nuk na kanë njohur, për dallim  nga gjithë pjesa tjetër e BE-së), i gjithë mllefi ynë duhet drejtuar nga shkaku i vërtetë i pengesave – Vetoja Ruse, Kineze dhe politika serbe.

Vetoja Ruse dhe Kineze kundër EULEX-it, është përzierje e Azisë në punët e brendshme të Evropës. Ne jemi Evropë dhe duhet bërë një stop Rusëve dhe Kinezëve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të diktojnë rregullimin e brendshëm të Evropës!  Nga kjo bazë duhet bërë edhe reagimet tona. Ne duke hedhur poshtë planin 6 pikësh nuk duhet të konfrontohemi me miqtë tanë, po me shkaktarin e vërtetë. Gjithmonë krahas hedhjes poshtë të rezolutës së tejkaluar 1244 dhe Planit 6 pikësh të Ban Ki Munit, ne duhet hedhim poshtë formën ekzistuese vendimmarrëse në Këshill të Sigurimit me veton Ruse dhe Kineze. Qëndrimi ndaj miqve duhet të jetë i sinqertë, jo nga servilizmi, po nga bindja e patriotizmi Evropian, ne duhet të heqim hipotekën nga paraardhësit e politikave tona, që marrëzisht u besonin Rusëve, Kinezëve dhe Socializmit, duke u instrumentalizuar në shërbim të tyre e kundër interesave tona dhe të vet Evropës, Amerikës dhe NATO-së. Apo mos dikush që ende e ka librezën e kuqe në xhep, ngurron të distancohet nga Rusia dhe Kina?!www.besiana.de

 

 Kthehu në faqen e parë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!