BETIMI I POPULLIT SHQIPTAR PERPARA STALINIT TE MADH

 

Nga Filmi dokumentar “BETIMI I POPULLIT SHQIPTAR PERPARA STALINIT TE MADH“ film dokumentar realizuar me rastin e vdekjes së kryetarit të Këshillit të Ministrave të B.R.S.S. dhe Sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik  Josif Visarionoviç Stalin. Prodhim i Kino-Studis “Shqipëria e re” Tiranë, Mars-1953

 

 

 

“Në këto ditë zije populli Shqiptar shtrëngon radhët e tij rreth Partisë së tij të Punës dhe çelikos miqësinë e tij të pathyeshme popujt vëllezër Sovjetik dhe për Partinë e Lenin Stalinit. Emri i pa vdekshëm I Stalinit do të rroj përgjithmonë në zemrat e popullit Sovjetik, të popullit tonë dhe të mbarë njerëzimit përparimtar.

 

Me rastin e vdekjes së Kryetarit të Këshillit të Ministrave të BRSS dhe Sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik Josif Visarionoviç Stalin

 

Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë, Këshilli i Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, njoftoi me dhembjen dhe pikëllimin më të madh Partinë dhe gjithë popullin shqiptar se Kryetari i këshillit të Ministrave të BRSS-¨se dhe Sekretari i KQ të PK të Bashkimit Sovjetik Josif Visarionoviç Stalin vdiq me 5 mars në ora 9. 15 minuta të mbrëmjes pas një sëmundje të rëndë.

 

Qaste të dhimbshme, Popujt Sovjetik, njerëzimi mbarë dhe populli ynë, goditen nga një fatkeqësi e madhe. Zemrat e njerëzve pushtohen nga hidhërimi i thellë, Stalini drita e jetës sonë së është më.

 

Në këto ditë zije kaq të rëndë zemrat tona rrahin te Moska. Me sy të përlotur delegacione nga të gjitha rrethet drejtohen në Legatën Sovjetike për të shprehur ngushëllimet më të sinqerta “Ne jemi pran popujve vëllezër Sovjetik dhe ndajmë me ta këtë hidhërim kaq të madh”  Humbja e shokut dhe mësuesit tone të lavdishëm është një goditje e rëndë që ka helmuar thellë zemrat e gjithë njerëzve tanë. Nga të gjitha anët e vendit vijnë për të shprehur pikëllimin e tyre dhe për të ngushëlluar nxënësin më të mirë të Stalinit në Shqipëri shokun Enver Hoxha. Takim i prekshëm ku hidhërimi kthehet në force që e bashkon akoma më tepër popullin tone rreth Partisë së Punës për të ecur me vendosmëri drejt fitoresh të reja nënë flamurin ngadhënjimtar të Lenin Stalinit.

 

9 mars, mëngjes dita e katërt që ne gdhihemi pa Stalinin, askush së donë të i besoj lajmit që tronditi kaq shumë zemrat tona, kujt i shkonte ndërmend se ne do të mblidheshim sot në një miting të tillë zije për më të dashurin e zemrave tona për Stalinin tonë të shtrenjtë e të lavdëruar. Sa here në këtë shesh janë ngritur lart flamurët tanë për Stalinin sa vargje e këngë për lavdinë e Stalinit kanë kumbuar në këtë shesh, por sot njerëzit heshtin me sy të përlotur e zemra të pikëlluara nënë tingujt e përmortshëm. Ç peshë e rëndë dhimbje mbajnë zemrat e njerëzve të cilët i bashkojnë për jetën  dashuria për Stalinin.

 

Anëtari i Byrosë Politike të komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë shoku Hysni Kapo në emër të gjithë popullit i dha udhëheqësit të madh të punonjësve të gjithë botës, mikut më të dashur e më të shtrenjtë të popullit ton Josif Visarionoviç Stalinit lamtumirën e fundit.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Punës së Shqipërisë e kryetar i Këshillit të Ministrave shoku Enver Hoxha bëri Betimin e popullit shqiptar përpara Stalinit të madh.

 

(Enver Hoxha lexon BETIMIN)

 

“Betim i popullit shqiptar para Stalinit të madh drejtuar popujve vëllezër të Bashkimit Sovjetik.

Të dashur popuj vëllezër të Bashkimit Sovjetik, ne populli shqiptar, punëtorët, fshatarët dhe intelektualët e Shqipërisë, burrat dhe grat, të rinjtë e të rejat, duke ndjerë thellë në zemrat tona hidhërimin e madh që na shkaktoj humbja të shtrenjtit e të adhuruarit  Josif Visarionoviç Stalinit e ndjejmë sot veten më shumë se kurrë afër jush e duke ju përqafuar me dashuri të madhe vëllezër dhe motra Sovjetik Betohemi sot para shokut Stalin e do ti qëndrojmë besnik çështjes së madhe të Leninit e Stalinit dhe Bashkimit të lavdishëm Sovjetik. Juve dhe neve dhe gjithë popujt e botës na ka mbuluar sot një fatkeqësi e madhe, udhëheqësi, mësuesi dhe Ati jonë i shtrenjtë Josif Visarionoviç Stalin mbylli sytë përgjithmonë, pushoi të menduari mendja e gjeniut më të madh dhe më të ndritur të kohërave tona, e arkitektit të lavdishëm të socializmit dhe komunizmit e krijonjsit dhe pasonjësit të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe të shtetit Sovjetik, janë fitoret më të mëdha të njerëzimit mbar, pushoj së rrahuri zemra e mikut e mbrojtësit më të madh të njerëzve të thjesht të botës, pushoj ajo zemër e madhe bujare e trime. Le të përkulemi me dhimbje dhe me respekt të thellë përpara kujtimit të paharrueshëm të Stalinit të madh. Për ne Stalini nuk ka vdekur, nuk mund të vdes kurrë, ai rron e do të rroj në shekuj, shoku Stalin na ka mësuar si të jemi më të forte, më të guximshëm dhe të dijm të përballojmë të gjitha situatat sado të vështira qofshin ato i kapërcejmë dhe do të ecim gjithmonë përpara.

 

Ne Betohemi përpara shokut Stalin se do të i ngremë më lart zemrat tona e do të sulmojmë me vrull përpara për të korrur fitore të reja

 

 Ne betohemi përpara shokut Stalin se do të forcojmë dhe çelikosim dashurin tonë të sinqertë e të thellë për popujt vëllezër të Bashkimit Sovjetik, Bashkimi Sovjetik dhe Partia e Lavdishme Komuniste e Bashkimit Sovjetik me Komitetin e saj Qendror Leninian Stalinian me në krye shokun Malenkov do të jenë si gjithmonë për ne burim i madh dhe i pa shterruar i dritës në rrugën ton drejt të ardhmes së lumtur.

 

Ne Betohemi përpara shokut Stalin se do të forcojmë Partinë Heroike të Punës të Shqipërisë e cila na udhëhoqi në fitoren e lavdishme të Luftës Nacional-çlirimtare dhe na udhëheq me suksese në rrugën e socializmit.

 

 Ne Betohemi përpara shokut Stalin do ta forcojmë  përditë e më shumë pushtetin e punëtorëve dhe fshatarëve punonjës.

 

 Ne Betohemi përpara shokut Stalin se do ta forcojmë akoma më shumë Ushtrinë tonë Heroike Popullore armën e sigurimit të shtetit dhe do të mprehim gjithkund vigjilencë Revolucionare për të bërë që të dështojnë të gjitha planet e atyre që ëndërrojnë të dëmtojnë atdheun tone Socialist.

 

Ne Betohemi përpara shokut Stalin se do të mbajmë kurdoherë lart flamurin e Internacionalizmit Proletar dhe të forcojmë miqësinë tone me popujt dhe vendet e Demokracisë Popullore dhe me të gjithë popujt që luftojnë për paqen e  Demokracinë dhe Socializmin.

 

Ne Betohemi përpara shokut Stalin se me të gjitha forcat tona  do të luftojmë për mbrojtjen e paqes në botë kundër luftënxitësve imperialist Amerikano-Anglez dhe shërbëtorëve të tyre dhe fjalët e shokut Stalin “Paqja do të ruhet dhe përforcohet në qoftë se popujt e botës e mbajnë në duart e tyre kauzën e mbrojtjes së tyre dhe në qoftë se mbrojnë atë gjer në fund” do të jetë Stalini jonë që do të na prijë në këtë betejë të shenjët.

 

 I gjithë populli shqiptar si një trup i vetëm Betohet sot solemnisht para shokut të madh Stalin”

 

 – jehon përgjigjja e turmës “Betohemi” !

 

(vazhdon teksti i spikerit)

Sa të jetë jeta i pa harruar do të mbetet kujtimi i Josif Visarionoviç Stalinit.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Punës të Shqipërisë shoku Enver Hoxha dhe anëtari i Byrosë Politike shoku Hysni Kapo vendosin Kurorën e Komitetit Qendror të Partisë përpara Monumentit të Josif Visarionoviç Stalinit, Kurora nga Këshilli i Ministrave nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, Ministri fuqiplotë i Bashkimit Sovjetik në Tiranë Leviçkin dhe atasheu ushtarak  Gjeneral major Legov vendosin kurorën e legatës sovjetike.

 

Populli shqiptar i thotë lamtumirën e fundit Atit dhe shpëtimtarit tonë Stalinit të madh për të mos u ndarë kurrë prej tij !

 

Stalini i pavdekshëm do të jetë kurdoherë me ne, në punën tonë, në jetën tonë, në fitoret tona, Partia jonë, populli ynë do ta ngrejnë lart e më lart flamurin ngadhënjimtar të Lenin Stalinit drejt së ardhmes plot dritë të atdheut tonë Socialist!

 

Si gjënë më të shtrenjtë populli shqiptar brez pas brezi do ta mbaj Betimin që bëri para Stalinit të madh. Ai do ta ruaj si sytë e ballit dashurinë dhe miqësinë me popujt vëllezër të Bashkimit Sovjetik atdheut të lavdishëm të paqes Socializmit dhe Komunizmit!

 

Sekretari i përgjithshëm i Partisë shoku Enver Hoxha nënshkruan i pari Betimin .

 

Punonjësit e Kombinatit të Tekstilit duke nënshkruar Betimin premtojnë se do ta mbajnë gjithmonë  lartë emrin e Stalinit të madh e të pavdekshëm që populli ynë i ka dhënë kësaj vepre të madhe të Socializmit. Ata zotohen se do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të i dhënë popullit sa më shumë tekstil.

 

Emri i Stalinit të madh i vendosur në ballë të Fabrikës së Çimentos në Shkodër ka qenë dhe do të mbetet për jetë të jetëve flamur lufte dhe fitoresh për ndërtimin dhe lulëzimin e atdheut tonë të dashur.

Traktoristët dhe traktoristet e Korçës premtojnë se do të i ruajnë si sytë e ballit se do të i shfrytëzojnë plotësisht makinat bujqësore moderne që na ka dërguar Stalini i madh.

 

Duke ndjekur mësimet dhe rrugën e trasuar nga Stalini i shtrenjtë fshatarët e Vikinës në Devoll njohën gëzimin e jetës së re në Kooperativë, ata Betohen se nënë shembullin e Kolhozianve Sovjetik do ta forcojnë shumë e më shumë Kooperativën e tyre.

 

Ne do të i edukojmë fëmijët tanë që të i qëndrojnë besnik përjetë Bashkimit Sovjetik dhe Partisë së Lenin Stalinit për këtë u betuan fshatarët e Ndroqit të cilët sot gëzojnë lirin në saje të vendit të lavdishëm të Sovjetëve.

 

Glloboqisht e Maqellarë buzë kufirit të Jugosllavisë Titiste, ne do ta ruajmë si gjënë më të shtrenjtë miqësinë me popujt vëllezër Sovjetik e do të bëjmë të dështojnë të gjitha provokacionet dhe planet luftënxitëse të Imperialistëve dhe agjentëve të tyre kundër vendit tonë. Kështu Betohen fshatarët e Glloboqishtës, kështu betohen edhe fshatarët e Morinës të Kukësit  të cilët si gjithë populli ynë të bashkuar rreth Partisë së Punës me në krye shokun Enver nuk ju tremben kërcënimeve të fashistëve të Beogradit pasi e dinë se atdheu ynë është i pathyeshëm se populli ynë ka Bashkimin e madh Sovjetik që e donë dhe e mbron me gjithë shpirt.

 

Gratë e lira të Shqipërisë të mbledhura për të nënshkruar Betimin premtojnë se do të ecin gjithmonë  në rrugën Stalinit përpara drejt fitores së Socializmit  dhe të paqes në botë, ato betohen se do të rrisin bij luftëtar trima për çështjen e paqes dhe ndërtues të palodhur e të denjë për Socializmit dhe Komunizmin.

 

Studentët e Instituteve të larta Betohen se do të përvetësojnë pa u lodhur mësimet e korifenjve të shkencës Marks - Engels - Lenin dhe Stalin.

 

Humbja e shokut Stalin ka pikëlluar thellë fëmijët tanë, Betohemi Stalini ynë i shtrenjtë, se nuk do të harrojmë kurrë kujdesin e madh Atërorë që ke treguar për ne që të rritemi të lirë e të lumtur. Ne na ka porositur Partia dhe shoku Enver që të mësojmë të mësojmë e kurdoherë të mësojmë ashtu si Pionierët Sovjetik dhe ne do ta mbajmë këtë porosi.

 

Ushtria e jonë trime përulet me nderim përpara kujtimit të të madhit Stalin. Ajo betohet se do të ju mbetet gjithmonë besnike mësimeve të Josif Visarionoviç Stalinit dhe do të përvetësoj pa u lodhur artin ushtarak Stalinian të Ushtrisë Sovjetike për të mprehur vigjilencën revolucionare për tu forcuar dhe çelikosur për të qenë kurdoherë roje e sigurt e atdheut dhe e paqes.

 

Ashtu si ndërtuesit e kantiereve të veprave të socializmit njerëzit tanë të shkencës, kulturës, artit dhe letërsisë do të ja kushtojnë krijimeve të tyre më të mira kujtimit të të madhit Stalin, të njeriut më të dashur të popujve të Bashkimit Sovjetik të popullit tonë dhe mbar popujve përparimtar të botës.

 

Shok zemra e Stalinit në të rrahur ka pushu, po zemrat tona rrahin me fuqinë me ritmin që Stalini na ka trasu , Stalini është fik po rron doktrina e tij, Stalini rron në zemrat tona, ai rron gjithkund ku ngrin miliona në luftën për paqe dhe liri .

 

 Këtu mund ta shikoni Filmin Dokumentar BETIMI I POPULLIT SHQIPTAR PERPARA STALINIT TE MADH" me programin "Media Payer"

 Betimi i popullit shqiptar para Stalinit te madh 1953 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!