ÇKA ËSHTË CERN-I, SI PUNON LHC (LARGE HADRON COLLIDER (NDESHËS I MADH I HADRONEVE), ÇKA SYNOHET TË ARRIHET -    HISTORI E SHKURTËR


Instituti hulumtues CERN - është organizate Evropiane për hulumtime nukleare (shkurtesa është frëngjisht), ky projekt si koncept ka filluar në vitin 1954,  përbehet prej 20 shteteve anëtare, në të punojnë 2600 veta si dhe 7931 shkencëtar dhe inxhinier që përfaqësojnë 500 universitete dhe 80 nacionalitete.
            LHC -Large Hadron Collider (Ndeshës i Madh i hadroneve)

LHC është një instrument gjigant që në të vërtet paraqet një akcelator (nxitues) i grimcave (protoneve apo joneve që njihen si hadrone) dhe i cili do të përdoret për kryerjen e disa eksperimenteve në fizike. Gjendet 100 metra nën tokë, është i vendosur në një tunel të gjatë 27 km dhe shtrihet në mes të kufirit të Francës dhe Zvicrës, afër Gjenevës.

Fizikisht përbehet prej nja 4 "gypave" (po i quaj ashtu) qarkore në të cilët përmes elektromagneteve gjigante i jepet nxitim grimcave (protoneve apo joneve) duke ja rritur shpejtësinë deri afër shpejtësisë së dritës dhe duke i dërguar dy tufa të grimcave në fjalë në drejtim të kundërt me kusht që ato të ndeshen në mes veti, në disa pika përgjatë këtij "gypi" janë vendosë detektorë të ndryshëm të cilët do të detektojnë ndeshjen e këtyre grimcave dhe do ti kryejnë disa eksperimente.

            Për gjatë "gypave" qarkore në pikat ku do të ndeshen tufat e grimcave janë vendosur 6 detektor që njihen me emra: ALICE, ATLAS, CMS, LHCb (përbehet prej disa subdetektorve), LHCf (është detektor), TOTEM dhe secili prej tyre do ta kryej eksperimente.

 

 

ÇKA SYNOHET TË ARRIHET ME KËTO EKSPERIMENTE



Ndeshja e tufave të grimcave parashihet të filloj diku në tetor të 2008 (me 10 shtator ka qenë vetëm qarkullimi i tufës).



Modeli standard në fizike nuk ka sqarime në lidhje me prejardhjen e masës e as nuk e sqaron pse disa grimca janë shume të "rana" e disa nuk kanë masë fare. Si përgjigjeje në këto fizika teorike spekulon në ekzistimin e fushave të Higgsit dhe kur grimcat interaktojnë me këtë fushë marrin masë, ato që interaktojnë shumë marrin masë të madhe dhe e kundërta. Fushat e Higgsit kanë një grimce që quhet Bossoni i Higgsit dhe nëse eksperimenti e dëshmon ekzistimin e këtyre grimcave atëherë edhe teoria do të dëshmohet si e vërtet.


Verifikimi i teorisë se supersimetrisë e cila postulon se të gjitha grimcat standarde që i njohim duhet ta kenë "partnere" grimca më të renda, nëse kjo teorie është e vërtet atëherë pritet që në LHC të zbulohen grimcat e lehta të supersimetrise të cilat fizicineti Michiu Kaku (librat e njohura të tij Hiperhapesira , botët paralele) i quan si sinjale nga dimensioni i 11 dhe në këtë mënyrë ta dëshmoj teorinë e stringlave (telave) sipas të cilit ne i përjetojmë në jetën e përditshme vetëm 4 dimensionet siç janë-gjatësia, gjerësia, lartësia dhe koha, kurse 7 dimensionet e mbetura janë shumë të vogla, por do të ndihmojnë në sqarimin apo unifikimin e katër forcave fondamentale në natyre (gravitacioni, elektromagnetizmi, forca e forte dhe ajo e dobëta)?!

 

 

 

 

Gjithashtu në LHC do të mundohen të zbulojnë edhe grimcat ose fenomenet që janë përgjegjëse për materien e zeze, grimcat supersimetrike. Sipas vrojtimeve astronomike është dëshmuar se universi i cili shihet (yjet, galaktikat, kvazaret, vrimat e zeza etj) përbejnë vetëm 4% të masës totale të kozmosit, derisa materia e zeze përbën 23% të masës se universit kurse 73% të universit përbëhet prej energjisë se zeze (energjia dhe masa janë një dhe njëra shndërrohet në tjetrën sipas formulës së Ajnshtajnit E=mc2). Shkenca deri sot nuk ka as ide se çka mundet me qenë materia e zeze apo energjia e zeze, dyshohet në disa grimca por asgjë nuk ka në këtë drejtim. Energjia e zeze e cila është e shpërndarë në mënyrë homogjene në kozmos është "përgjegjëse" për nxitimin e ekspansionit të trupave qiellor dhe universit të cilin ne e njohim.



LHC-ja gjithashtu do ta hulumtoj edhe misterin e antimateries (protoni ka ngarkesë negative kurse elektroni ka ngarkesë pozitive dhe me rastin e takimit të materies dhe antimateries vjen deri të shkatërrimi i të dyjave dhe mbetet vetëm energjia e liruar me atë rast). Sipas fizikës materia dhe antimateria është dashur të prodhohet në sasi të njëjtë në kohen e Big Bengut (kur është krijuar kozmosi i ynë, para 14 .7 miliard viteve prej një shpërthimi masiv të materies me dendsitet pothuajse infinit të madh ) mirëpo sipas vrojtimeve kozmosi është i përberë vetëm prej materies, për çka shkenca mundohet të gjej sqarim se ku ka mbetë antimateria, apo pse natyra e preferoj materien ndaj antimateries?

Si rezultat i ndeshjes se protoneve do të krijohen temperatura të larta (deri në 100 0000 herë me të larta se sa në zemër të diellit mirëpo në miniature) të cilat do të mundësojnë studimin e gjendjes së universit e cila ka ekzistuar në fillimin e krijimit të universit vetëm disa milisekonda pas Big Bengut, siç njihet me emrin kuark (përbërësit e protoneve dhe neutroneve) –gluon (grimca të cilët i mbajnë kuarkat së bashku në protone dhe neutrone) plazma. Kjo do ti ndihmoj shkencëtarëve ta sqarojnë se si është e mundur që protonet dhe neutronet të jenë deri në 100 here më të rënda se sa kuarkat prej të cilëve përbehen!? Me këtë rast mund të krijohen mini vrimat e zeza (për të cilat spekulohet nga injorantët në fizikë se mund ta shkatërrojnë botën, por sipas shkencës këto mini vrima të zeza nuk kanë energji as për me ndez një bateri dore, nëse ekzistojnë, dhe sipas shkencës ndeshje me energji më të lartë ndodhë gjatë gjithë kohës në toke dhe ne ende jemi gjallë dhe toka ende është këtu).

 

LHC -ja mund ta dëshmoj ekzistimin e grimcave që njihen si gluino, që postulohet që është partneri supersimetrik i gluonit (grimca e cila i mban kuarket se bashku të cilët janë përbërëse të protonit dhe neutronit). Disa shkencëtar postulojnë se vërtetimi eventual i ekzistimit të këtyre grimcave gluino mund të shihen si sinjale të dërguara nga multiversi (infinit universe paralele ) dhe do të shpije në vërtetimin e teorisë që universi i ynë është vetëm njeri prej  INFINIT UNIVERSEVE !

 

 

  Njerëzimi është duke bërë një hap përpara, ndoshta një "kërcim", në ndërgjegjen e universit, për materialin dhe forcat e panjohura që e mbajnë së bashku.

            Dihet që diçka do të ndodhë. Është një moment historik për shkencën dhe ajo që do të zbulohet, mund të ndryshojë librat shkencorë. Pas një ose dy vjetësh, ka mundësi të zbulohet origjina e materialit enigmatik që përbën 25 për qind të universit.

            Duhen edhe pak javë që përshpejtuesi më i madh i grimcave në botë të vihet në punë. Quhet LHC, "Large Hadron Collider".

            Dy njësi protonesh do të fillojnë të lëvizin në dy drejtime të kundërta përgjatë tunelit 27 kilometra të gjatë dhe 100 metra nën Tokë. Do të përballen me katër zhvillues të mëdhenj, disa lloj aparatesh fotografikë shumë të mëdhenj, të cilët do të memorizojnë imazhe nga impakti. Pra kështu do të shohim origjinën e universit, atë çfarë ndodhi një të miliardin e sekondës pas "Big Bang"-ut të madh, sepse janë pikërisht ato çaste të cilat janë ëndërruar dhe imagjinuar që nga fillimi i njerëzimit dhe tashmë po i afrohemi së vërtetës. Një projekt i tillë në fakt nuk është organizuar kurrë më parë dhe aktualisht është më ambiciozi në të gjithë botën. Dhe nuk mund të ndodhte tjetërkund se në Çern, laboratori më i rëndësishëm i planetit për sa i përket fizikës së grimcave. Pritet të zbulohen gjëra që nuk janë parë kurrë më parë, por thjesht janë imagjinuar teorikisht. Objekte misterioze si material i errët, kundërmateria, supersimetritë ose grimca elementare hipotetike e Higs, të cilën Nobeli Leon Maks Lederman e quajti "Grimca e Zotit".

            Vëmendja e njerëzve të thjeshtë drejt këtij projekti u tërhoq vetëm disa kohë më parë nga një nismë e dy individëve, të cilët tentuan ta bllokonin. Me një apel në Gjykatën e Hauait (një prej të dyve banon atje), Ualter Uagner dhe Luis Sanço pretendojnë se LHC është një lloj arme e cila do të sjellë fundin e botës. Një pretendim i skajshëm të cilin shkencëtarët e quajnë si fantazi të pabazuar. Edhe në të shkuarën eksperimente të tilla (por pak më të limituar) jepnin alarme për fundin e botës, por në fakt nuk ndodhi asgjë. Por buja që bënë këta dy njerëz na bën të kuptojmë se në Cern do të ndodhë vërtet diçka e jashtëzakonshme. Jo "fundi i botës", por ndoshta do të na tregojë fillimin e saj.

            Sasia e protoneve lëviz në një tub “gyp” të zbrazët me anë të disa magneteve që i japin drejtimin e duhur për tek unaza. Janë gjithsej 1232 magnete përgjatë një tubi 15 metra të gjatë që peshon rreth 32 tonë dhe që ushqehet me 12 mijë Amper. Disa lloje termosesh që brenda mbajnë një masë të ftohtë deri në 1.9 Kelvin, thënë ndryshe minus 271 gradë Celsius. Nëse do të përdoreshin magnete "të nxehtë" për të arritur atë energji, unaza duhej të ishte 120 kilometra e gjatë dhe do të konsumonte 40 herë më shumë energji elektrike. Këto që po përdoren janë magnete të teknologjisë së fundit. Aty gjithçka është e teknologjisë së fundit, novative. Në çdo fazë të eksperimentit po mësohen gjëra të cilat do të kenë një vlerë të rëndësishme në zhvillimin e mëtejshëm të racës njerëzore. Teknologjia e përshpejtuesve përdoret edhe në eksperimentet tumorale dhe në diagnostikimin mjekësor, gjithashtu në studimin e superpërçuesve ose në sistemet e skanimit të mallrave që qarkullojnë në aeroport. Pra Cerni më pak fjalë është edhe një biznes i mirë për shtetet që e financojnë.

            Paketat e protoneve (njëqind miliardë protone në 2800 "paketa") do të lëvizin brenda një gypi (dhjetë cm diametër) ku krijohet "super boshllëku", më shumë se në hapësirë, një e mijta e miliardit të presionit në nivelin e detit. Protonet do të lëvizin me shpejtësinë e dritës dhe distancën prej 27 kilometrash do ta përshkojnë njëmbëdhjetë mijë herë në sekondë. LHC në fuqinë e saj maksimale do të arrijë për çdo grup protonesh një energji të barabartë me atë të një makine të lëshuar me 1600 kilometra për orë. Çdo proton do të ngarkohet me 7 Tev (tera elektrovolt), pra çdo përplasje do të çlirojë 14 Tev: një sasi energjie që nuk është arritur më parë dhe që konsiderohet se do të jetë e aftë të çlirojë grimca që nuk janë parë kurrë më parë.

            Nën sipërfaqen ku ndodhet laboratori, brenda disa shpellave gjigande ndodhen katër zhvilluesit e mëdhenj. Dy janë "Atlas" dhe "Cms" të cilët bëjnë një vëzhgim me një fushëpamje të gjerë, ndërsa dy të tjerët "Alice" dhe "Lhcb" kanë si detyrë të vëzhgojnë objektiva më të specifikuar. "Alice" studion materien nukleare në një dendësi të lartë, pra në momentin kur formohen protonet dhe neutronet. Rreth njëzet të milionat e sekondës pas "Big Bang"-ut. Do të jetë faza e parë pas nisjes së përshpejtuesit të madh, kur për të krijuar "Qgp"-në do të përplasen bërthama plumbi: "Alice: është projektuar për të punuar në dendësi më të vogla se kjo e fundit, por gjithsesi vitin e parë të eksperimentit do të jetë shumë frytdhënës. Në dendësi të ulëta, efektet janë më të rralla, por që të katërt vëzhguesit do të marrin informacion së bashku për të krijuar një ide më të qartë të të gjithë procesit. Aty është si të punosh në eksplorime të mëdha gjeografike me një numër të madh njerëzish: për çdo vëzhgues kontribuojnë rreth njëqind institute nga rreth tridhjetë vende. Këta vëzhgues janë makineri gjigante të ndërtuara rreth gypit qendror ku do të kalojnë paketat e protoneve. Dhe vëzhguesi i dytë, një prej të cilëve do të këtë një fushëpamje më të gjerë është "ATLAS". Rreth 46 metra i gjatë, me një diametër prej 25 metrash dhe me peshë rreth shtatë mijë tonë. Dhe cilado qoftë fizika e re që do të zbulohet, "ATLAS" dhe "CMS" do të jenë aty duke e vëzhguar.

            Sot e njohim mirë botën e grimcave fillestare të përshkruara nga teoria e Modelit Standard. Modeli shpjegon mirë, por nuk i përgjigjet të gjitha pyetjeve. Dimë që në univers ka rreth 25 për qind materie të panjohura. Por asnjë nga grimcat që ne njohim mund të na japë përgjigje dhe të na shpjegojë për materien e panjohur. Modeli Standard është një teori që na jep një vizion për gjendjen e njohurive tona. Por ajo çfarë duket emocionuese është se nga gjithçka që ne njohim, e ashtuquajtura materie e zakonshme prej së cilës përbëhemi ne dhe çdo objekt tjetër në Tokë, përbën vetëm gjashtë për qind të materies dhe energjisë së universit.

            Por “injoranca” jonë është pakufi, pasi përtej Modelit Standard ka shumë teori dhe fenomene të tjera që sot nuk i njohim, edhe pse e kemi ndonjë ide. Kjo vërtetohet në fazën kur përshpejtuesi "LHC" do të arrijë për herë të parë energjinë që u përmend më sipër. Termi materie e errët tregon edhe “injorancën” tonë. Jemi përballë një muri dhe kemi shumë pyetje. Nga ky këndvështrim mund të hapet një botë e re. Të gjitha librat shkencorë aktualë mund të ndryshojnë ose të përfundojnë të arkivuar. Pas atij muri mund të vërtetohet teoria e Higs, që deri më tani është thjesht një hipotezë: një fushë energjie që përcakton masat e ndryshme të grimcave. Ose të grimcave supersimetrike të quajtura ndryshe "SUZI", të cilat mund të shpjegojnë materien e errët ose masa mjaft të mëdha që nuk mund të ishin prodhuar deri më sot në mënyrë artificiale.

            Ndërsa vëzhguesi i tretë është "CMS", i cili ka të njëjtat objektiva me "ATLAS"-in, por përdor teknologji të ndryshme nga ky i fundit. Dhe të dy bashkë, praktikisht, verifikojnë rezultatet e njëri-tjetrit. Do të arrijnë të regjistrojnë një miliard përplasje në sekondë. Ndër to do të zgjidhen njëqind mijë, që mund të jenë interesante dhe në fund do të ruhen vetëm 100, ato më të përsosurat. Është një fluks informacioni i tillë sa mund të krahasohet me të gjithë fluksin e informacionit të botës në atë çast. Dhe për këtë arsye, brenda ambienteve të vëzhguesit "ATLAS" janë instaluar një seri kompjuterësh (farm) për të seleksionuar të dhënat përpara se ato të shkojnë në laborator për t‘u përpunuar.
            Dhe i fundit mbetet vëzhguesi "LHCB": ky është i ndryshëm nga të tjerët, sepse nuk është rrethor, por asimetrik. Vëzhgon mezonet B, të cilat pas përplasjes shkojnë të gjitha në të njëjtin drejtim. Dhe kështu do të studiojnë asimetrinë materie-antimaterie, një e miliarda e miliardit të sekondës pas "Big Bang"-ut. Në një temperaturë prej disa miliarda gradë Celsius. Të gjitha të dhënat e eksperimentit përfundojnë në qendrën kompjuterike. Analiza është pjesa përfundimtare. Dhe aty, në atë qendër kompjuterike, Tim Berners-Lee krijoi web-in, atë "www", që tashmë e njohim të gjithë. Dhe aktualisht, pasi nevoja për përpunim informacioni është shumë e madhe, u krijua edhe një rrjet i fuqishëm serverësh. "LHC" do të prodhojë 15 milionë giga bait informacion çdo vit, pak a shumë sa tre milionë DVD. Ky kapacitet përllogaritjesh është shpërndarë në rreth dyqind qendra të shpërndara në të gjithë botën dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

 

 

Pregaditi : Shefqet Cakiqi-Llapashtica

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!