Sinan Çetin regjisor shumë i njohur turk do të përballet me gjyqin për shkak të filmit të tij të fundit Mutlu Ol (Bëhu i lumtur) film i metrazhit të shkurtë, 5 minuta.

Filmi nuk ka titra të përkthimit, por po japim tekstin e përkthyer këtu dhe nuk do ta keni vështirë ta kuptoni filmin.

*  *  *

2 nëntor 1934 në një fshat anadollak. Në ato vite qeveria e Republikës turke kishte ndaluar muzikën turke në radio. Qëllimi ka qenë popullarizimi i kulturës perëndimore. Republika e re kishte dashur ta ndërroj ala turken me ala frangën, në të vërtetë të shartoj kulturën perëndimore në popull.

-                           Qetësi !

-                            Çka po këndoni kështu?

-                          Turqisht.

-                           Çfarë turqisht?

-                            Turqisht popullore.

-                         Është e ndaluar! Ashtu ulur këndimi këngëve turke është e ndaluar. Nga tash vetëm veprat muzikore nga perëndimi mundeni me i këndua. Këto keni për të kënduar: (Polici ushtarak lexon së bashku me kolegun e tij një listë të emrave të kompozitorëve euro-perëndimor, duke mos arritur as të i lexoj saktë emrat e tyre)

-                          –  Po mirë, pse i këndoni këngët turke si fshatar? A jeni ju fshatar? Do  të bëhemi perëndimor. Do të bëhemi bashkëkohor. Do të bëhemi modern. Do të bëhemi me fat. Zyrtarisht ju them bëhuni me fat. Pse nuk jeni me fat? Bëhu i gëzuar. Bëhu me fat vëllaçko çka pret? Apo ju kështu i kundërviheni shtetit? Shiko djalosh, bëhu i gëzuar! Të shoh buzëqeshjen. Pse më shikoni ashtu të ngrysur! Bëhuni të lumtur! Bëhuni të lumtur, këndo perëndimorçe!

-                          Moxartin! Ekzekutoni perëndimorçe, hajde luani Moxartin.

-                          Atë do ta luajmë.

-                      Po kjo nuk po më duket perëndimorçe.

-                          –  Kjo është simfonia e 40 e Moxartit.

-                           Kjo nuk po tingëllon perëndimorçe.... Me sharki a mundet të bëhet muzika perëndimorçe? Bjeri  Ludvig van Bethovenit.

-                      Mundem...

-                       –  Nëse kjo është perëndimorçe, a thua pse po më pëlqen?

-                        Kjo është perëndimorçe?

-                            (muzikanti) – Kjo është simfonia e nëntë e Bethovenit..

-                            Bethoveni është kaq i bukur?!

Titrat që dalin në fund të filmit: Autoriteti politik që ndalon kulturën kombëtare, muzikën dhe mënyrën e jetës bjen në situata tragjikomike.

 

Kthehu në faqen e parë

 

 

 

 

 

 

 

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!