HOLLBRUK: PAVARËSIA E KOSOVËS RUHET NGA NATO

 

Arkitekti i paqes në Ballkan flet në emisionin "Exclusive" në "Top Channel"

 

Diplomati i njohur amerikan, icili njihet si një nga arkitektëte paqes në Ballkan, pikërisht ish-ambasadori i SHBA në OKB, Riçard Hollbruk, deklaroi se Kosovasë shpejti do të njihet nga vende të tjera, ndërsa do të duhet kohë të pranohet në organizatat ndërkombëtare si OKB, Banka Botërore etj. Duke folur për emisionin "Exclusive" në "Top Channel", Hollbru kritikon edhe administratën e Bush...

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Z. Hollbruk, në fillim doja t‘ju kërkoja një vlerësim tuajin, se si ju e patë Kosovën tani, krahasuar me atë çfarë është pritur nga komuniteti ndërkombëtar?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Unë mendoj se situata politike për nëntë muajt e fundit ka qenë shumë e vështirë. Populli i Kosovës ka një meritë të madhe për mënyrën paqësore që e shpalli pavarësinë dhe për faktin që grupet minoritare këtu, e në veçanti serbët, nuk janë dëmtuar dhe as objektet e tyre fetare nuk janë dëmtuar. Bota duhet ta vlerësojë lart Kosovën për këtë aspekt. Për sa i përket situatës ekonomike, ajo nuk është e mirë dhe krijon shumë probleme.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Ju keni folur shumë gjatë vizitës në Kosovë rreth konfliktit në Gjeorgji dhe tendencave për ta krahasuar me Kosovën, por pyetja ime është nëse këto konflikte, si ai i Kosovës, Gjeorgjisë etj.,a po e kthejnë sërish në skenë Rusinë, si dhe atmosferën e "Luftës së Ftohtë"?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Ne nuk kemi tani një "Luftë të Ftohtë".Ajo është një betejë mes dy ideologjive dhe dy kampeve të armatosura rëndë,që kanë zhvilluar një garë në të gjithëbotën. Ajo situatë nuk ekziston më tani. Ne kemi një aneksim nga ana e Rusisëtë vendeve fqinj të saj dhe ky është një problem shumë serioz. Rusia duhet tëlargohet nga Gjeorgjia dhe duhet të njohëintegritetin territorial të saj, sovranitetine saj dhe duhet të ndalë presionet mbi qeverinë legjitime të Tbilisit, përndryshe do të ketë një krizë të madhe mes Rusisë dhe Perëndimit. Megjithatë, unë mendojse nuk do të ketë një luftë të re të ftohtë.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Askush në administratën e Bushit nuk e kishte parashikuar se si do të sillej Rusia në Gjeorgji pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Është pikërisht kështu. Administrata e Bushit nuk i pa veprimet që do të ndërmerrte Rusia dhe në fakt do të duhej ta bënte këtë, pasi Moska e ka paralajmëruar prej shumë muajsh. Por gjëja e rëndësishme, që unë desha të theksoj, është se rusët thonë shpesh se ata po bëjnë në Oseti atë çfarë ka bërë Perëndiminë Kosovë. Kjo nuk është e vërtetë. Situata është tërësisht e ndryshme dhe ata do ta kishin bërë këtë me apo pa Kosovën.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Gjatë procesit të pavarësimit të Kosovës, Rusia bllokoi procesin nga Kombete Bashkuara, duke kërcënuar me veto për "Planin Ahtisari". A mendoni ju se diplomacia amerikane nuk i kishte parashikuar mirë lëvizjet e diplomacisë ruse?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Rusët gjithmonë kanë thënë se ata dotë përdornin veton, kështu që unë nuk mendoj se dikush është çuditur.Gjatë procesit në Grupin e Kontaktit, rusët ishin shumë konstruktivë. Ata morën pjesë në hartimin e draftit të planit. Madje, as që kanë kundërshtuar në ndonjë pikë, por ka qenë gjithmonë e qartë se rusët do të reagojnë negativisht.Gjithsesi, mendoj se njerëzit nuk kanë menduar se rusët do të ishin kaq agresivë.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Si e shikoni anëtarësimin e Kosovës nëorganizatat botërore si nëOKB, BankënBotërore etj.?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Ky vend është njohur nga 46 vende tashmë. Këto vende përbëjnë një të katërtën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe më shumë se gjysma e pasurisë botërore apo GDP. Ky është një progresi mirë, duke pasur në konsideratë faktin se Rusia ka ndërmarrë një fushatë në të gjithë botën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Numri 46 do të ngrihet gradualisht.Unë kam besim në këtë gjë. Sa për anëtarësimin në OKB, fatkeqësisht, Rusia ka fuqinë e vetos, kështu që kjo dotë marrë disa kohë. Por, tek e fundit, kjo s‘ka rëndësi. Vende të tjera kanë qenë të suksesshme pa anëtarësimin në OKB.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Folëm për Rusinë, po Kinën si e shikoninë të gjithë këtë proces?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Unë mendoj se Kina nuk dëshiron të përfshihet në këtë çështje. Ata nuk duanta njohin Kosovën, sepse ata janë të frikësuar se kjo krijon precedent për grupet separatiste brenda territorit të saj si në Tibet, apo në pjesën perëndimore. Në të njëjtën kohë, ata nuk duan të përdorin forcën e një vendi kundër një vendi tjetër, kështu që Kina është tamam në mes, dhe unë nuk mendoj se ata luajnë ndonjë rol të madh këtu.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Debati i madh është nëse Kosova është një precedent apo jo. Në fakt pse Kosova nuk është e tillë, siç e thotë dhe Perëndimi?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Kosova nuk është precedent, sepse statusi i saj final, ai i një vendi të pavarur, ka ardhur në mënyrë logjike, pasi Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën1244, më 1999, ku ishte përfshirë edheRusia dhe në këtë rezolutë ka qenë e qartë së statusi i Kosovës do të diskutohej. Kosova nuk mund të mbetej nën Kombete Bashkuara. Ky proces është shumëi kushtueshëm dhe kjo gjë ka zgjatur vërtet shumë dhe është diçka e keqe për njerëzit. Kosova nuk mund të kthehej nën Serbi, sepse kjo gjë do të çonte drejt një lufte të re dhe deklarata e pavarësisë ishtee vetmja mundësi. Ne, amerikanët, kemi eksperiencë me deklaratën e pavarësisë. Ne kemi një të tillë që e mbajtëm më 4 korrik 1776 dhe britanikët thanë se ishte e paligjshme dhe dëshironin të luftonin me ne. Por, ata e humbën luftën dhe ne u bëmë një komb i pavarur. Në Kosovë ishte e kundërta. Në fillim ishte lufta dhe më pas deklarata e pavarësisë. Por përfundimi është i njëjtë.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Ju thatë në Kuvendin e Kosovës se kjo ditë, pra liria e Kosovës duhet të ketë ardhur të paktën 4 vjet përpara. A mundtë na e shpjegoni këtë?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Ju e paskeni dëgjuar me shumë kujdes fjalimin tim. Unë mund ta shpjegoj, është shumë e thjeshtë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhej ta kishin filluar këtë proces menjëherë pas luftës, në vitin 2001. Kjo ishte koha kurMillosheviçi ishte rrëzuar nga froni dhe Xhinxhiçi ishte në pushtet.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Pse ky proces nuk filloi atëherë?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Sepse administrata e Bushit nuk dëshironte të punonte në këtë çështje. Ata e hoqën mendjen nga Ballkani dhe ky ishte një gabim i madh.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Si e shpjegoni hezitimin e vendeve arabe që në bllok nuk e kanë njohur Kosovën. A ishte pritur kjo sjellje e tyrenga SHBA-ja?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Unë nuk e di pse vendet arabe kanë qenë kaq të ngadalta në veprim. Unë shpresoj se do të fillojnë të lëvizin tani. Ata duhet të konsultohen me njëri-tjetrin dhe mendoj se, nëse Kosova bisedon me ta në mënyrë të arsyeshme dhe me durim. Unë besoj se ata do të arrijnë në përfundimin e drejtë. Kur ju thoni vendet arabe, unë po mendoj vendet myslimane, si Pakistani etj. Ju keni njohjen e Turqisë që është një gjë shumë e rëndësishme dhe shpresoj se ju do të njiheni nga Maqedonia, Mali i Zi, si dhe nga Portugalia, shumë shpejt. Por unë mendoj se gjëja më e rëndësishme për ju është BASHKIMI EVROPIAN.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": A mendoni se një nga arsyet që vendet arabe nuk e kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovë është një ndjenjë antiamerikane që është krijuar për shkak të konflikteve që po zhvillohen atje?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Unë kam dëgjuar për këtë shpjegim të mundshëm. Por, unë nuk e di, nuk kam folur me ndonjërin prej tyre. Kështu që, nuk e di pse vërtet ata hezitojnë.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Si mendoni ju, se si mund të dilet nga situata e krijuar këtu në Kosovë. UNMIK-u ka mbetur i cunguar, ndërsa EULEX pritet të vijë, pra një situatë krejt kaotike?

 

RIÇARD HOLLBRUK: UNMIK-u do të zvogëlohet shumë, por ata nuk do të jenë në gjendje të largohen krejtësisht, sepse Rusia nuke lejon këtë. Dhe kjo është mënyra sesi funksionon Këshilli i Sigurimit, por UNMIK-u tani është mjaft i madh dhenë fund do të mbesin aty vetëm paknjerëz. Dhe dy organizata e reja, ICO dhe EULEX, janë shumë të mira. Kjo është asistenca që ju keni nevojë dhe organizata më e rëndësishme që është NATO, do të qëndrojë e pandryshuar. Kështuqë për shkak të statusit unik të Kosovës, këto institucione ndërkombëtare do ta ndihmojnë dhe të gjitha janë këtu për ta ndihmuar. Ju mund të mos pëlqeni çd ogjë që bëjnë ata, por ata janë këtu të gjitha për të ndihmuar.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Sipas jush është e njëjta gjë dhe duke pasur parasysh këtë situatë kaotike?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Unë nuk mendoj se është kaq situatë konfuze, mbase do të ketë konfuzion, por ju e dini, jeta është konfuze.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Ju thatë se BE-ja nuk duhet ta pranojënjë Serbi në gjirin e saj, e cila nuke ka njohur Kosovën dhe se ky do të ishte një gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Unë mendoj se risku i sjelljes në Bashkimin Evropian, të një vendi që ka konflikt territorial është shumë gjë e keqe. Kjo gjë do të çonte drejt konfliktit dhe kjo do të mundësonte që Serbia t‘i shkaktonte probleme Kosovës duke përdorur anëtarësimin e saj. Kështu që, mendoj se më e mira do të ishte që Kosova dhe Serbia të anëtarësoheshin njëkohësisht në BE, e po ashtu edhe Bosnjë-Hercegovina.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Ju po shikoni shenja në BE që mundta anëtarësojnë Serbinë përpara Kosovës?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Po ju e dini se Bashkimi Evropian ka thënë se, nëse gjenerali Mlladiç dërgohet në Hagë, ata mund të fillojnë procesin e anëtarësimit. Unë mendoj se kur ata të fillojnë këtë proces duhet t‘ia bëjnë të qartë mirë Serbisë se ajo nuk mund tëhyjë në rast se nuk jep garanci se do ta pranojë Kosovën si një vend të lirë e të pavarur në kufijtë e saj.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Ne shohim në Serbi se Shesheli ka ende pushtet të fortë. Sipas jush, pse ekziston ky fenomen?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Për mua ai mund të ketë pushtet, por aiështë në burg. Dhe ai është një njeri shumëi keq dhe ai nuk duhet të rrijë në pushtet.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Po gjeneral Mlladiç, a mendoni se Serbia do ta arrestojë tani atë. Kur dihet se ai kontrollon gjithë sistemin e sigurimit?

 

RIÇARD HOLLBRUK: Unë shpresoj se do të arrestohet dhe dërgohet në Hagë. Transportimi i Karaxhiçit në Hagë është një ngjarje shumë e madhe, një ngjarje historike, por historia nuk ka përfunduar derisa edhegjeneral Mlladiç të dërgohet. Unë shpresoj se kjo do të ndodhë shpejt.

 

"Exclusive"-"TOP CHANNEL": Sipas disa informacioneve, Karaxhiç nuk është shumë i rëndësishëm në Serbi, ndaj u arrestua kaq lehtë, por arrestimi i gjeneralit Mlladiç është i vështirë...

 

RIÇARD HOLLBRUK: Unë nuk e di se si është në Serbi, por mund t‘iu tregoj diçka. Në Bosnjë nëse i pyet 100 veta se cili është më i keq, Karaxhiç apo Mlladiç, 99 prej tyre do tëpërgjigjen Karaxhiç. Mlladiç është një vrasës mes shumë vrasësve të tjerë të ushtrisë serbe të Bosnjës, por Karaxhiç ishte ideatori unik i të gjithë lëvizjes, njeriu që predikonte urrejtje etnike dhe spastrimin etnik. Ai shpiku ndarjen e Republikës Serbe të Bosnjës. Kështu që, nëse mua do të më vinte dikush përpara zgjedhjes se vetëm njëri prej tyre do të arrestohet, unë do të thosha Karaxhiç është më i rëndësishëm. Në fakt e kam thënë këtë shpesh.

 

 

 

  Kthehu në faqen e parë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!