Në Hennef afër Bonit u festua Dita e Flamurit

 

FESTA E FLAMURIT DITË QË BASHKON SHQIPTARËT

 

PDK-Dega në Gjermani organizoi një manifestim për nderë të ditës së Flamurit në Hennef afër Bonit  Dita e Flamurit është dhe do të mbetët një datë dhe një ditë  që bashkon shqiptarët 

 

         Salla ishte e vogël për ti zënë të gjithë ata mërgimtar që kishin shprehur dëshirën për të marr pjesë në manifestimin e PDK-së organizuar për nderë 28-Nëntorit  ditës së Flamurit. 

         Festimi u hap me himnin e Flamurit pastaj konferencieri i programit z-Mehdi Qallapeku i përshëndeti mysafiret dhe e shpalli të hapur manifestimin. 

         Fjalën e rastit e mbajti z-Tahir Deliu  ku në mënyrë kronologjike i përmendi datat e mëdha të historisë sonë kombëtare: Duke filluar nga nëntori i largët i vitit 1443 kur Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu u kthye në Krujën legjendare dhe ngriti Flamurin  Pastaj viti 1912 kur plaku i urtë Ismail Qemaili ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë  Dalja publike e UÇK-së ne Llaushë të Drenicës më 28  nëntor 1997 në varrimin e mësuesit Halit Gecit si dhe ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jasharit janë data që do te mbesin dhe do te kujtohen gjithmonë nga gjithë shqiptarët tha z-Deliu në mbarim të fjalimit të tij. 

         Kryetari i Degës  së PDK-së për Gjermani z-Sadri Lata ju uroj Festën e Flamurit të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë njëherit ai solli përshëndetjet nga qendra e PDK-së dhe nga Kryeministri i Kosovës z-Hashim Thaqi  Zotëri Lata në mes tjerash tha ”Këtë vit festa jonë kombëtare ka karakter të veçan gëzimi sepse Kosovën e gjeti shtet sovran dhe të Pavarur dhe të njohur nga mese 52 shtete të botës.  Historia i ka rrënjët në gjak dhe ky gjak nuk u ndal që nga lufta heroike e Krujës nga Vlora e deri te Prekazi heroik.  Prandaj lufta e UÇK-së dhe komandanti Adem Jashari janë vetë historia e lavdishme e shtetit tonë ku edhe festen e Flamurit e ndriçon edhe më shumë. 

         Një telegram përshëndetës nga Ambasada e Shqipërisë  dërguar nga Konsulli Ilir Halilaj e lexoi Sahit Berisha. 

         Në këtë manifestim të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i PDK-se për Beneluks z-Bedri Podrimqaku i cili ishte i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë z-Zymer Meha e Fatmir Treshaku. 

         Në fund u shfaq edhe një program i pasur me këngë dhe valle  ku vazhdoi deri në orët e vona të natës.  Kënduan këngëtarët:Qerim Hajrizi, Haki Qamili, Demë Thaqi, Shpend dhe Kujtim Shala. 

 

Njofton zyra për informim e PDK-se dega në Gjermani

Zëdhënësi i degës: KADRI GËRVALLA

 

 

 Kthehu në faqen e parë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!