100 vjet nga Kongresi i Manastirit - KONGRESI  I MANASTIRIT -  Midhat Frashëri rrëfen personazhet

 

 

Kongres’ i Abeces u mbajt në Manastir më 1 e gjer më 10 të Vjeshtës’ së tretë 1908. Kishinë marrë pjesë 32 delegatë t’ardhurë nga 22 shoqëri dhe qytete..

Fytyrat që po botojmë në këtë numër rrëfejnë, i pari Kongresin i dyti Komisionin e Abecesë:

 

Në fytyrë të parë shohim këta veta:

 

1. Midhat Frashëri (Lumo Skëndo) delegate i Klubit të Selanikut dhe i Klubit të Janinës; kryetar i zgjedhur  i Kongresit; dreqtonjës i së përkohëshmes s’ënë dhe i gazetës Lirija.

 

2. Gjergj Fishta, delegat’ i Shoqërisë Bashkim në Shkodrë; auktor i Lahut’ e Malcisë, Anzat e Parnasit dhe të tjera libra e vjersha; dreqtonjës i një shkolle shqipe në Shkodrë.

 

3. Emzot Kaçori,  delegate i Durrësit dhe ndihmës i arqipeshkut të këti qyteti.

 

4. Dom Nre Mjeda delegat i shoqërisë Agim në Shkodrë, kryetar i kësaj shoqërije dhe auktor i librave shkollare të kësaj shoqërije; vjershëtor.

 

5.  G.D.Qiriaz Manastiri, delegat i Ma-nastirit, nënëkryetar i Kongresit dhe auktor i Hristomathi.

 

6. Fehim be Zavalani, delegat’ i Manastirit, kryetar i Klubit të Manastirit.

 

7. Dimitri Mole, delegat’ i Filibesë

 

8. Nyzhet Vrioni, delegat’i Beratit.

 

9. Rok Berisha Gjakova, delegat’ i Sh-kupit

 

10. Bajo Topulli Gjirokastra, delegat i Gjirokastrës, luftëtar i lirisë.

 

11. Thoma Abrami, delegat’ i Korçësë, dreqtonjës i së përkohëshmes Besa që ka dalë në Kairo

 

12. Sotir Peci Dardha, delegat i sh-qiptarëvet n’Amerikë dhe të Bukureshtit, dreqtonjës i gazetës Kombi në Boston.

 

13. Luigji Gurakuqi Shkodra, delegat’ i këti qyteti; auktor dhe vjershëtor nënë pseudonimin lek Gruda.

 

14. Shahin Kolonja, delegat’ i Kolonjës; dreqtonjës i gazetës Drita që dilte në Sofje; depyte i Korçës.

 

15. Ahil Eftim Korça, delegat i Kostancës

 

16. Adham Shkaba Statobërdha, delegat i Sofjes.

 

17. Dimitri Buda Elbasani, delegat i këti qyteti

 

18. Matea Logoreci shkodra, delegat i shoqëris Agimi i këti qyteti 19. Azis, delegat i Starovës

 

20. Shevqet Frashëri, delegat’ i Korçës,.

 

21. SIMEON SHUTIRIQI Elbasani, delegat i këti qyteti dhe shkronjës i klubit t’Elbasanit

 

22. LEONIDHA NAÇI KORÇA, delegat’ i Vlorës.

 

23. ZEJNEL GLINA, delegat’ i Leskoviqit

 

24. SAMI POJANI, delegat’ i Korçës, dreqtonjës i gazetës Korça.

 

25. REFIK TOPTANI, delegat’ i Tiranës.

 

26. MIHAL GRAMENUA, delegat’ i Korçës, luftëtar i lirisë auktori dhe vjershëtor’ i Vdekj’ e Piros dhe Mallkim i gjuhës shqipe.

 

Burri q’është në mes të zotit R. TOPTANI dhe zotit M.GRAMENO është ÇEÇO TOPULLI, luftëtar i lirisë. Më të mëngër të GRAMENOS është MUHTARI nga shokët e ÇEÇOS, dhe më të mëngër të MUHTARIT është kavas’ i klubit të Manastirit. Më të mëngër të zotit AHIL EFTIM është XHELAL BE PODA, dhe ay q’është  në mes te zotërinjët SIMEON SHUTIRIQI dhe ZEINEL GLINA është zoti SELMAN nga Elbasani.

 

Në këtë fytyrë të delegatëve mungojnë: Zotërinjtë HIL MOSI, delegat’ i Shkodrës.

G.CILKA delegat’ i Korçës; HAFEZ IBRAHIMI dhe EMIN BEU, delegatët e Shkupit; RAUF  BEU delegat’ i Gjinokastrës dhe SELAHEDDIN BEU nga Prizreni, delegat i Manastirit.

 

 

MBI FOTOGRAFINË QË RRËFEN PERSONAZHET

 

Kjo foto paraqet një moment historik. Kongresin e famshëm të alfabetit i mbajtur 100 vjet më parë në qytetin e Manastirit. Por veç këtij fakti na bën të mundur të lidhim emrat e delegatëve që morën pjesë në këtë kongres me imazhet e tyre. Interesi i lexuesve të thjeshtë ka gjasa të jetë e i madh në këtë rast.

 

E ndeshim këtë mundësi në një botim të vjetër. Është botim i vitit 1909. Ekzaktësisht 1 janar 1909. Pra diçka më shumë se një muaj nga mbajta e Kongresit të Manastirit. MIDHAT FRASHËRI, një prej delegatëve të këtij Kongresi, i pranishëm dhe në këtë fotografi, është kujdesur që të saktësojë çdo detaj nga kjo ngjarje e madhe. Në revistën që ai drejtonte asokohe “DITURIJA”, veç materialeve të tjera boton edhe këtë foto me shpjegimet e imtësishme për personazhet që kanë pozuar në të. Një ekszemplar të këtij numri të revistës “DITURIJA” e gjejmë në arkivin e Bibliotekës Françeskane në Shkodër. Fotografojmë disa prej faqeve të kësaj reviste, ku vihet re se ende, edhe pak javë pas Kongresit të Alfabetit në botimet e kohës ky alfabet nuk kishte zënë vend. E botuar në Selanik, te “DITURIJA” e MIDHAT FRASHËRIT ende gjenden shumë shkronja greke, që zëvendësonin sh, dh, gj, xh, etj. E hasim këtë atmosferë edhe në shpjegimet e gjata që LUMO SKËNDO ka bërë për këtë fotografi. Këto shpjegime i kemi zbardhur të plota, si më poshtë, duke ruajtur atmosferën gjuhësore të kohës, me përjashtim të shkronjave të mësipërme të cilat i kemi zëvendësuar me ato të alfabetit të njesuar (ato mund të dallohen lehtësisht në faksimilen që po botojmë) bashkë me fotografinë.

 

Kthehu në faqen e parë 

 

 

 

 

 

 

 

Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!