FIGURA MË E  QËNDRUESHME  POLITIKE    KOSOVË

 

Shkruan: Mehmet BISLIMI  

 

Në këtë rrëmujë të reagimeve aktuale në Kosovën e këtyre ditëve, ku i bihet thumbit dhe patkoit përnjëherësh, duke nxjerr dufin e ndryshkur të urrejtjes, kundërvënies, kryeneqësisë, lakmisë dhe ambicieve personale, tani më fare lakuriq për të qenë drejtues të timonit politik të Kosovës, këto shpresa sikur u veniten sikur, madje shumë nga timonierët e anijeve me flamuj të leckosur të një triumf-fataliteti të zhgënjyer në vete, duke mbetur në mes të detit, e që kjo gjendje për pasojë do të ketë jo më shumë së mundësinë e zbrazjes së një gote verë- të zezë, katran të zezë si rezultat i gjahut të huqur!...

 

Pasioni i shfrenuar për t’u ngritur, qoftë edhe mbi ndërgjegjen e tjetri, qoftë edhe mbi çastet e liga që atdheu po kalon, sikur na qartëson se kemi të bëjmë me një shtresë njerëzish që vuajnë nga komplekset e pashërueshme të mashtrimit të vetvetes para popullit dhe atë me një kosto të pallogaritshme që quhet kohë! Dhe kjo kohë kështu na e trodhi trurin tonë ndër shekuj duke ngarendur pas entuziastëve emocional të parapragmatizmit të cilët bien lehtë pre e provokimeve të rastit nga duartrokitjet e çastit të ndonjë promovimi, ceremonie, fatkeqësie, a manifestimi, duke e lakmuar ngritjen lart në një tribunë prej dërrase!...

 

DUKE SHKOQITUR PRONONCIMET E KËTYRE DITËVE:

 

Për faktin e thjesht të aspirimit dhe veprimit politik të subjekteve politike në Kosovë, të cilat në brendësi janë të stërmbushura me interesa vetjake të cilat përjashtojnë interesat e përgjithshme kombëtare, prandaj edhe populli i mati me votën e vet, disa prej të cilave mbetën fatkeqësisht në numra që nuk ju mundësojnë të dalin as nga oborri i vet!

 

Kjo do të ndodhi edhe në të ardhmen pa dyshim. Ngarendja pas një momenti kritik të çastit, duke pretenduar majat e pushtetit sa hap e mbyllë sytë, qoftë duke shkelur edhe mbi ndërgjegjen e tjetrit- kjo nuk ju shpie për askund!

 

Sot jemi dëshmitarë se një numër udhëheqësish të partive politike, populli i la në opozitë, mirëpo befason fakt që një numër “udhëheqësish” të shoqërisë civile sikur përpëlitën në kërkim të lloj-lloj  pretekstesh për të sulmuar bartësit e institucioneve shtetërore të Kosovës- në veçanti ata që ishin udhëheqës të luftës çlirimtare!...

 

Shumica e prijësve të opozitës, jo shumë kohë më parë kanë qenë bartës të institucioneve të Kosovës. Në ato kohëra kur gjatë fushatave zgjedhore premtonin se për një afat të shkurtër do të shpallnin pavarësinë dhe do të bënin shtetin e mrekullinë...

 

- Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK-së, nuk pati mundësi të çojë mandatin deri në fund për arsyet që dihen: u arrestua dhe u dërgua në gjykatën e Hagës. Prandaj nuk mund të dimë se çka do të kishte bërë për të përmbushur premtimet elektorale. Mirëpo, një gjë dihet botërisht; vizionarët Haradinaj- Rugova ishin Kumbarët e “Kornizës”, e cila siç thotë populli: “ Dardha ka bishtin mbrapa!” dhe pasojat e kësaj “kornize” ne do t’i ndjejmë gjatë. Atë që populli e mbanë mend, është se pasuesi i tij më i besueshëm, Bajram Kosumi, nuk realizoi asgjë nga ajo që u premtua gjatë fushatës. Për më tepër, qëndrimet e tij për shpalljen e pavarësisë ishin diametralisht të kundërta me premtimet parazgjedhore. Opinionit publik shqiptar i kujtohet fare miri qëndrimi i tij negativ edhe në kohën kur nga perëndimi vinin mesazhe se pavarësia duhet të realizohet sa më shpejtë. Ai, në Konferencën me Gazetarë kundërshtoi Ministren e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Zonjën Mishel Kalmire, që pati guximin të thotë se koha e pavarësisë së Kosovës kishte ardhur!

 

Zëvendësimi i Bajram Kosumit me Agim Çekun nuk ndryshoi asgjë në funksionimin e mbajtjes së iluzioneve se nuk është koha për të shpallur pavarësinë.  Agim Çeku, i cili erdhi në fund të luftës dhe pati përkrahjen e pakursyer të udhëheqësve të UÇK-së që të zëvendësojë zotin Zyrapi në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, për dallim kësaj radhë ai zëvendësoi Bajram Kosumin, por vetëm fizikisht, pra pa asnjë rezultat konkret. Kjo figure dekori e marionete, në të dyja rastet nuk arriti që të bëj as edhe një avancim të çështjes kombëtare! as në kohën kur ishte si Komandant, e as si Kryeministër!

 

Për të mos i hyrë në hak, të paktën zoti Çeku arrit që Kryetares së Veteranëve të Komunizmit titist, zonjës Kaqusha t’ia rrëmbej postin politik!

 

- Kur, bartësit dhe udhëheqësit e luftës çlirimtare, në krye me z. Hashim Thaçi, fituan besimin e popullit dhe morën mandatin e popullit gjërat ndryshuan dhe avancuan dukshëm?

 

            Një muaj pas konstituimit të Qeverisë së re, kryeministri realizoi premtimin e parë elektoral: Udhëhoqi institucionet e Kosovës në procesin që u kurorëzua me shpalljen e  Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008.

 

Kryeministri Thaçi premtoi se shtetin e ri të Kosovës do ta njohin shtetet më të fuqishme të botës dhe ky premtim u bë realitet: SHBA-të dhe shtetet me të fuqishme të demokracive perëndimore e kanë njohur shtetin e Kosovës.

 

Kryeministri Thaçi premtoi se shtetin e ri të Kosovës do ta njohin rreth 100 shtete brenda këtij viti. Deri tani numri i shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës është 53. Pra deri tani premtimi i tij në këtë drejtim është realizuar 53% dhe dita ditës po shtohet numri i atyre që njohin pavarësinë e Kosovës.

 

Ish Kryeministrat e Kosovës, faktikisht realizuan 0% të premtimeve të tyre para elektorati në një anë, e që në anën tjetër kërkojnë nga kryeministri aktual Hasshim Thaçi që të realizojë menjëherë 100 % të premtimeve të veta?!...

 

- Sa i përket figurës së zverdhur të Veton Surroit, ai pas debaklit elektoral që pësoi si subjekt me vete, tani po tenton që debaklin e përjetuar ta vërejë dhe ta preku me dorë edhe tek të tjerët, në veçanti tek Institucionet e vendit. Mendoi dhe uroi që të jetë më shumë pasqyrim i manifestimit të gjendjen së tij shpirtërore.

 

- Sa u përket “udhëheqësish” të shoqërisë civile, një pjesë e të cilëve ishin strukur dikur si lepuj në një kohë kur bartësit e sotëm të institucioneve shtetërore udhëhiqnin luftën çlirimtare, ndërsa  një pjesë tjetër u zunë po si lepujt; ata sot kanë nxjerrë veshët dhe mundohen të dëgjojnë “pakënaqësitë e popullit”. Këtë kategori të shpartalluar e kuptoj plotësisht. E kuptoj edhe përpjekjen e tyre në tentativë që frustrimet e tyre t’i paraqesin si frustrime të popullit, por gëzon fakti se kjo ishte dhe mbeti vetëm tentativë. Rruga për të dërguar shtetin e Kosovës përpara është tjetërfare.

 

- Duhet ta kuptojmë Hali Matoshin, i cili në fillim të viteve 90-ta u mundua të paraqitej si vizionar duke treguar se “rruga e Kosovës për në Evropë kalon për mes Beogradit!” deklaratë që atij i kushtoi me përjashtim nga partia e vet, sot është i revoltuar kundër atyre që i prishën vizionin e tij “largpamës”, duke ia përmbysur perspektivën ndërkombëtare të tij ku rruga e Serbisë për në Evropë do e mos duhet të kaloi përmes Prishtinës! Më erdhi mirë për ikjen e tij entuziast nga mediat, kur tha: “Lamtumirë miq e shokë- ika në parti”. Dhe kur “Ora” ndali, ai u kthye prapë tek mediat, si Sanqua, pra i lagur deri nën sqetulla për të ua zënë frymën atyre!

 

-E kuptoj edhe depresionin e Blerim Shalës, i cili në Rambuje kënaqej edhe me samarin mbi shpinë dhe nuk e kuptonte këmbënguljen e liderit të luftës z. Hashim Thaçit për të futur të drejtën e Referendumit në dokumentin final!... sot kur Hashim Thaçi finalizoi pavarësinë e Kosovës, Blerim Shala e vuri një samar partie mbi shpinë, duke deklaruar se: “ Në AAK- shkova për shtet!”, “Dhjetë mandatet e AAK-së në Parlament do të dyfishohen!” etj.

 

E para: Që prej se mbahet mend Blerim Shala në as një parti nuk ka zënë vend!

E dyta: Pionieri i zërit të rinisë socialiste- titiste, as një herë në jetën e vet, rreth vetës nuk ka pasur më shumë se dy veta! Dhe e treta: Po të bënte gjithkush shtet, Blerim Shala do ta kishte bërë që 18 vjet!...

 

Deklaratat përfundimtare të Kryeministrit Thaçi se: “Planet e Beogradit janë ëndrra që i takojnë të kaluarës dhe as një herë nuk do të realizohen mbi as edhe një pëllëmbë toke në Kosovë!”- Duke vërejtur shpirt ngushtësinë e disa figurave politike në Kosovë, të cilat me çdo kusht pretendojnë të janë aty ku nuk e kanë vendin, sinqerisht më forcohet bindja ime edhe më se: Njëra ndër figurat më të qëndrueshme politike në Kosovë është pikërisht figura e Kryeministrit Hashim Thaçi!

 

- Ai ka ditur të veproi në ilegalitet të thellë, ka ditur të veproi gjatë luftës, madje edhe në cilësinë e përfaqësuesit të saj politik e diplomatik, ka ditur t’iu prijë bisedimeve në Rambuje, ka ditur të marrë vendime të favorshme për atdheun, ka ditur të transformoi dhe të shpëtoi bërthamën e UÇK-së, ka ditur të krijoj miq anë e kënd globit, ka treguar seriozitet, përkushtim dhe pjekuri me aleatët tanë, ka ditur të marrë vendime të rëndësishme me kohë dhe në kohë- siç është shpallja e pavarësisë së Kosovës! Për ta finalizuar këtë duhet të përpiqemi të gjithë.

 

 Kthehu në faqen e parë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!