AKADEMIK QOSJA  Qytetar nderi i Skenderajt!

 

Shkruan: Mehmet Bislimi   

 

   Vendim i qëlluar i përfaqësuesve të pushtetit lokal të kryeqendrës së Drenicës legjendare, të cilët para ca ditësh shpallën qytetar nderi të Skenderajt akademikun tonë të madh Rexhep Qosjen.

 

   Drenica e pati për nder që akademikun e madh ta ketë në gjirin e vet së bashku me emrat më eminentë të diplomacisë, të qëndresës, të logut të burrave, të logut të mejdanit dhe të taktikës e strategjisë luftarake, të rënies dhe të flijimit më sublim në altarin e lirisë, për atdhe e flamur, për liri e bashkim kombëtar. Pa dyshim se akademiku ynë do të ndihet i nderuar mes emrave të bijve të Drenicës si: Hasan Prishtina, Ahmet Delia, Shaqir Smaka, Azem e Shote Galica, Mehmetit të vogël, Emin Latit, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, Miftar Bajraktari, Fazli Graiqevci, Tahir e Nebih Meha, Shaban e Hamzë Jashari e deri te komandanti Legjendar Adem Jashari. Po kaq e nderuar është edhe Drenica me emrin në gji të akademikut - Urime Akademik Rexhep Qosja titulli: “Qytetar nderi” i Drenicës së zhuritur për liri!...

 

   Ky shkëmb i skajshëm i cepit të atdheut, që valët e jetës e rrokullisën tokave arbërore, me bagazhin e një kontributi të papërsëritshëm mbi supe, kjo krenari e pashoqe e atdhetarit dhe akademikut që u fut në dramat e jetës së popullit të vet, duke hapëruar rrugëve të rrëpira me plotë pengesa e të papritura, tok me rininë e shkollarët, tok me luftëtarët, tok me intelektualët, tok me filozofinë e odave të Drenicës, nuk e lodhi as mosha e tij e thyer, as rruga e gjatë, as koha e egër, as brutaliteti i pushtuesit, as bërrylagjinjtë e njëpasnjëshëm... Ai me mendimet dhe punën e tij krijuese brilante, qetësoi shpirtrat e trazuar duke bashkuar rrezet e diellit të shkapërderdhura gjeografisë shqiptare ndër shekuj, të strukur dhe harruar ndër vite, ku përballja me brutalitetin na riktheu tek rrugët e lirisë së shumëdëshiruar, rrugë në të cilat akademiku ynë me punën dhe filozofisë së tij njerëzore vuri bazat e parimeve themelore dhe të vlerave universale pashëm pashë tokës Arbënore, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kohë. Akademik Qosja me punën e tij demaskoi dhe vrau qëllimet djallëzore të elaborateve serbe, që kishin për qëllim zhdukjen e popullit shqiptarë, shih esenca e kësaj urrejtje e cila kishte gjetur strehë dhe kishte vu gur themel pikërisht tek akademikët e pushtuesit Serb- çfarë kundërthëniesh mes këtyre titujve të mëdhenj: një Akademik i madh përball një togu zhbërsish të këtij titulli, përball një antikulture e cila në thelb kishte ndjenja fashiste dhe qëllime hegjemoniste- Qosja dhe puna e tij triumfoi mbi të gjithë! Retë e zeza, që mbuluan qiellin shqiptarë, dhembjet e plagëve që ndër shekuj rënduan mbi kurrizin e popullit tonë padrejtësisht, Qosja i davariti me pendën e tij të mprehtë. Ai në ballë të akademikëve tanë me punën e tij vrau barrierën e kohës së shkathët e kurajoze, duke iu kundërvu hipokrizisë së të ligjve të cilët “natën të shanin e ditën të qanin!”...

 

   Akademik Qosja me shëndet titulli i ri: “Qytetar nderi i Skenderajt!”. Që nga ajo ditë emri i juaj, Drenicës i bënë nder, duke uruar elitën e Komunës së Skenderajt për mendimin e vyer dhe veprimin e qëlluar - urime Akademiku ynë, radhitja juaj përkrah emrave më në zë të burrave të Drenicës legjendare nga ku shqiptarisë i bënë nder edhe më shumë!

 

 Kthehu në faqen e parë

 

 

 

 

 

 

 

 

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!