Me poetin në mërgim Zeqir Gërvalla

 

KOSOVË DËGJOJE ZËRIN E POETIT

 

 

Liria e Kosovës forcon e zbukuron lirinë e gjithë botës. Kosova sot të gjithëve shqip na thërret me dashuri…Kosova është dashuria jonë që nuk plaket as nuk vdes kurrë.  Por shqiptarët,  pa një kushtetutë mbarëkombëtare,  mbeten prapë Kështjellë e Rozafës”.

 Zeqir Gërvalla

--------------------------------------------------------------------------------------

 

Kudo që përmendet emri i Poetit Zeqir Gërvalla,  të gjithë e dinë se sa peshë të rëndë, ka ky njeri, për Kosovën, për Shqiptarinë. Atdhetar, poet, njeri i fjalës, shokë dhe luftëtar i lirisë së Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, me Adem Demaçin,  Fazli Graiçevcin,  Shaban Shalën, Rexhep Elmazin, Azem Beqirin, Selman Berishën e shumë të tjerë. Ishte një gjeneratë,    morri përsipër,  guximin,  luftën,  dhe hapi rrugën,    të tjerët të frymëzohen,  dhe të ecin kësaj rruge të vështirë, por që solli deri të fitorja dhe liria që  ka Kosova sot.

Dëshiroja ta bëja një intervistë me Bacin Zeqë, por më lindi ideja dhe zgjodha mënyrën të shëtis nëpër shkrimet që  gazetat, këtu në Kosovë, dhe Amerikë shkruan për të madhin Zeqir Gërvalla, lash intervistën dhe zgjodha këtë forme komentimi.

 

Shkëpusim një shkrim nga gazeta Rilindja me titull “FATE KRIJUESISH TANË”,  nga autori Vehbi Bajrami,  Amerikë.

 

Ja se çka shkruan kjo gazetë.

 

Poeti mu shfaq para syve në NJ-Jork një ditë dhjetori kur mileniumi i vjetër po i linte vend të riut. Autori Vehbi Bajrami kishte punuar me poetin në gazetën “BOTA E RE”. Në mes tjerash ne këtë shkrim Zeqir Gërvalla shpalos kujtimet nga koha, kur u burgos.

 

----------------------------------------------

 

Z. Gërvalla: Na burgosën vetëm pse e donim me shpirt gjuhën e ëmbël shqipe. Na burgosen vetëm pse e donim me shpirt Kosovën, Shqipërinë, Çamërinë dhe donim, si të gjithë popujt tjerë të botës, të gëzonim lirinë në atdheun tonë të ribashkuar në një shtet-në një Shqipëri etnike. Për këtë qëllim më 1963 formuam Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSH) me në krye Adem Demaçin.  Unë në kuadër të lëvizjes,  veproja në këto territore, Prishtinë,  Mitrovicë,  Podujevë,  dhe Gjilan. Në Gjilan më ndihmoi poeti dhe atdhetari Rexhep Elmazi,  të cilin më vonë më 16. maj 1978, një kriminel shqiptar i paguar nga UDB-ja,  e goditi dhe nga plagët vdiq disa ditë më vonë.

 

-                      Aksioni që kreu lëvizja ndërmjet 12 e 13 prillit 1964,  ishte më i madhi që është bërë ndonjëherë në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore. Qytetet e Kosovës në atë kohë i mbushëm me flamuj tanë kombëtarë, pa yll,  përveç flamurit më të bukur të qëndisur nga Nefise Qerimi që ishte me yll dhe që e vumë mbi varrin e mësuesit dëshmor,  Shaban Shala, të cilin tri ditë para se të lirohej, me tortura UDB-ja e mbyti në qelitë e burgut të Prishtinës. Mëngjesi i 13-prillit zbardhi anembanë Kosovën me flamuj kuq e zi. Në popull flitej tinëz me gëzim për flamujt kombëtarë që i kishim vënë nëpër shtylla elektrike, dyer fabrikash, minare xhamish e kupola kishash. Një flamur e kemi vendosur në një lokomotivë treni që  shkonte nga Prishtina në Beograd. UDB-ja dhe policia serbe reagoi shpejt. Më 8 qershor të atij viti na ranë në gjurmë e na burgosen. Unë vuajta dënimin në burgun e Prishtinës, Mitrovicës, Nishit dhe Pozharevcit.

 

Grupi i pazbuluar i lëvizjes organizoi demonstrata më 1968. Pastaj erdhi edhe 81-shi i madh, pranvera e përgjakur në Kosovë, që e tronditi Jugosllavinë, 89-ta e revoltës së madhe kundër okupatorit dhe fund lindja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bota e kuptoi hallin tonë. Amerika na shtriu dorën e ndihmës,  duke autorizuar NATO-n për sulme kundër Serbisë.

 

Vazhdon artikulli - Poezia dhe censura,  si “bashkëjetuan”ato tek poeti për gati 30 vjet?

 

Z. Gërvalla: Poezia dhe censura ishin si drita dhe terri. Ato e luftonin njëra tjetrën. Censura dhe censorët ishin në shërbim të armikut, të errësirës. Dëshironin që ta shuanin çdo shkëndijë drite në mendjen e zemrën e atdhetarëve. Kurse poezia ishte një dritë që shpërthente si rreze, sa këtu, sa atje dhe në errësirë dukej edhe më e frytshme. Kur mundoheshin ta kapnin e ta shuanin,  ajo shpërthente e ndriçonte edhe më tepër. Disa nga poezitë e mija të shkruar edhe ne burg, kur isha, dhe ku i kam mbajtur në mend pasi jam liruar i kam botuar pa emrin e autorit dhe i kam titulluar “Në rrugën e dritës”, ku janë shpërndarë dhe shumëfishuar ku kanë ranë ne duart e nxënësve dhe studenteve. Pas një kohe të gjate këto poezi dhe ato të shkruar gjatë viteve 1978, i kam botuar ne një libër me titull ”EKSPOZITË E MËMDHEUT”.

 

-                      Asnjë gazete nuk guxonte të botonte poezitë e mia askush nuk guxonte të më marrte ne pune,  më thoshin se poezitë janë të mira por nuk guxojmë me ju botuar.

-                      Kam botuar me shifra,  si; Zeqir Gurraj,  Lalush Shijaku,  Sokol Llapi,  Hanëmshahe Bajrami,  Flakron Gurari,  etj. Ka qenë kohe e vështirë,  por kurrën e kurrës nuk ja kam gjunjëzuar armikut,  por gjithmonë edhe më i fort dhe me më shume vullnet kam punuar për çështjen e atdheut. Pasi dola nga burgu,  fillova të punoj ne arsim dhe ditën e parë erdhën agjentët dhe ma hoqën ditarin nga dora dhe para nxeneseve më larguan nga shkolla,  dhe i lan nxenesit me lot ne sy,  ka qene nje moment që  kurr nuk mundem ta harroj. Isha poeti i anatemuar,  edhe per të shkruar,  por i anatemuar edhe nga puna. Askush nuk guxonte të më pranonte ne pune.

-                      Por erdhi një kohe dhe më pranoi ne pune kryeredaktori i gazetës “BOTA E RE”,  gazete e studenteve,  z-Daut Demaku,  të cilin e falënderoi.

-                      Edhe pse shkrimet i kisha të ndaluara për t´i botuar,   ishte kënaqësi të punoje me studentët. Unë nuk isha kurrë i anatemuar prej tyre. Ata kurdoherë më ftonin nëpër orë letrare,    ishin bërë tribuna të shprehjes se ndjenjave kundër pushtuesit përmes vargut poetik. Në vitin 1991 u bëra Drejtor i gazetës “BOTA E RE” gazete e studenteve,  por pushtuesi,  duke pare rrezikun që  vinte prej kësaj gazete,  theu zyrat,  dëmtoi inventarin dhe arriti të nxjerr ne rrugë të gjithë punonjësit e gazetës. M e vone zura pune ne gazetën “RILINDJA” (më vonë “BUJKU”),  ku punova deri sa i thash lamtumire vendlindjes,  për të cilën jam djege si qiri.

 

Si arritët të mbijetoni tmerrin derisa erdhët ne Amerikë?

     

Z. Gërvalla: A tregohet tmerri me fjalë? Më rënd se gjithçka në jetë e kam përjetuar dëbimin e madh që  na u bë ato dite. Ishte 31. marsi i 1999, kur erdhi ne prag të shtëpisë milicia serbe,  e maskuar e na i drejtoi automatiket: Për pesë minuta ti lëshoni shtëpitë. Po nuk e zbatuat urdhrin të gjithëve do ju vrasim!

Pas shumë torturave arritëm ne kampin e Stankovecit ne Maqedoni,  e pastaj na dërguan ne Amerikë. Amerika kishte dyert e hapura për shqiptaret,  arrita në kampin Ford Dix të Nju-Xhersit,  bashke me mijra refugjat.

 

“Amerikë,   dëgjoje zërin e Kosovës”,   poezia që lotoi presidentin Klinton

 

Poezia, ”Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës”, më vonë arriti në duart e presidentit Bill Klinton. Motra Jeane Marshall,  themeluese e qendrës St. Rita-s në Bronx,  ku z- Gërvalla do të shkonte më vonë për të përvetësuar anglishten, ditën që u takua me Presidentin e Amerikës,  ia dërgoi një kopje të kësaj poezie.

Motra Jeane, tregon e emocionuar: kur presidenti e lexoi poezinë e z. Gërvalla nuk u përmbajt nga lotët.

 

CLINTON I PËRGJIGJET POETIT MËRGIMTAR

 

Nga Ruben Avxhiu

--------------------------

 

Zeqir Gërvalla, poet kosovar,    mbërriti në SHBA, me një grup refugjatesh,  gjatë luftës ne Kosove,  ka marr një përgjigje nga presidenti Clinton, për poezinë”Amerikë dëgjoje zërin e Kosovës”. Kjo poezi është botuar në “Illyria” në variantet e saja shqip dhe anglisht,  i ishte dërguar presidentit të Shteteve të Bashkuara si një dhuratë për atë që  kishte bërë për Kosovën.

 

Si për ta sendërtuar”mrekullinë”, poetit i erdhi edhe një letër nënshkruar nga vet Bill Clinton,  president i SHBA,  ne të cilën shkruhet:

 

“I dashur Zeqir. Kam marrë një kopje të poezisë”Amerike dëgjoje zërin e Kosovës”;  dhe dua t ju tregoj se shume jam prekur nga fjalët tuja që  buronin nga zemra. Dua të jeni i sigurt se unë mbetem fortë i vendosur për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe për të ndihmuar të gjithë vendet e këtij rajoni për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur. Shpresoj se ditët që  do të vijnë do t`ju sjellin më shumë lumturi dhe shpreh urimet e mia më të mira.

Sinqerisht,  Bill Clinton”

  

Letra që emocionoi poetin mërgimtar, ndonëse i drejtohet personalisht atij është një mesazhe për të gjithë shqiptaret.

 

OPINIONE

----------------

Shkëpusim një shkrim të shkruar nga vet poeti Zeqir Gërvalla,  nga gazeta “BUJKU” 1997.

 

Kushtetuta me Program gjithëkombëtar është e drejte e jona.

 

Kushtetuta gjithëkombëtare është ushqim shpirtëror për të gjithë shqiptaret,  kudo që  jetojnë dhe për brezat e ardhshëm nëpër shekuj. . . Andaj,  sa më parë që  të dalim me një veprim të tillë e të kryer, aq më lehtë do të jete ,  jo vetëm për ne,  por edhe për miqtë tan dhe armiqtë tanë,  këtu ne Ballkan,  ne Evrope dhe ne botë.

Termi ribashkim është adekuat për një atdhe të ndare me aq padrejtësi nga fuqitë grabitqar dhe hileqarja e dikurshme Evrope (siç është rast unik e pa precedent Shqipëria) që  kurrë se hoqi dorë e as që  do të heqë) nga e drejta e vetë e ligjshme për bashkimin territorial etnik.

Këtë e kemi amanet fisnik shpirtëror nga atdhetarët që  flijuan gjithçka për Shqipërinë.

 

Dihet se poeti Zeqir Gërvalla ishte poet i anatemuar dhe veprat e tij filluan ta shohin dritën veç pas viteve 1990.

 

Deri më tash botoi këto vëllime poetike:

Prania e sfinksit”,  Rilindja”,  Prishtinë 1990.

Det e moçal ballë për ballë” Asdreni Shkup 1993.

Daullet e pranverimit” Renesanca,  Prishtinë 1994.

Në rrugët e dritës” Gazeta Rilindja Prishtine 1998.

Ekspozita e Mëmëdheut” Rilindja Prishtine 1998.

Lulëzimi i rrënjës” Dea,   Prishtinë 2000.

 

Zeqir Gërvalla u lind me 15. maj 1942 në fshatin Lupç i Poshtëm  komuna e Besianës.  Shkollën fillore e kreu në vendlindje e ne Breznicë,  shkollën normale ne Prishtine e Mitrovicë, kurse gjuhën e letërsinë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

      Më 8 qershor 1964 Zeqir Gërvalla burgoset nga UDB-ja jugosllave dhe dënohet me 12 vjet burg të rëndë, si bashkorganizatore i LRBSH-së, në krye së të cilës ishte Adem Demaçi.

Poeti jeton përkohësisht ne Amerike por me zemër dhe me shpirt është në Kosovë.

Në një interviste dhen RTK-se poeti Zeqir Gërvalla, në fund të intervistës thotë ”Aq më shume që  rri në Amerike, ma i fortë do kthehem në Kosovë. . . Kosova është dashuria jone që  nuk plaket e as nuk vdes kurrë”. Poeti ka shume për të thënë,  poeti flet dhe porositë shumë,  prandaj,  KOSOVË DEGJOJE ZERIN E POETIT.

 

Përgatiti: Kadri Gërvalla 2008.

 

 

Kthehu në faqen e parë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!